• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Paralajmërimi i agjencive të këmbimit: Hyrja e Shqipërisë në SEPA mund të zhvlerësojë më tej euron

nga Fast News
3 months më parë
në Finance
0
Paralajmërimi i agjencive të këmbimit: Hyrja e Shqipërisë në SEPA mund të zhvlerësojë më tej euron
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Hyrja e Shqipërisë në SEPA mund të zhvlerësojë më tej euron. Si çdo e mirë që e ka edhe një të keqe nga pas, rritja e numrit të transfertave të parave si pasojë e komisioneve ndjeshëm më të lira do të ndikojë në shtimin e valutës evropiane në qarkullim. Rrjedhimisht, vlera e saj në treg do të ulej më tej.

“Me futjen në SEPA është e logjikshme të presim shtim të valutës në qarkullim dhe rrjedhimisht zhvlerësim të euros. Kjo ka ndodhur madje ditët e fundit”, thotë Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor.

Tashmë valuta europiane ka shkelur edhe “vijën” e kuqe të 97 lekëve duke u këmbyer për vetëm 96.74 lekë në blerje. Ky është niveli u ulët jo vetëm për këtë vit, po që na 2008-ta kur valuta europiane hyri në Shqipëri.

Me përfshirjen në Zonën Unike të Pagesave në Euro, tashmë në kursin e këmbimit nuk mund të flitet më për “vija të kuqe”. “Tendecat janë që flukset po rriten, qoftë investimet e huaja direkte, turizmi apo përfshirja në SEPA. Me këto tendenca ne thjesht shpresojmë që mos kemi rënie drastike në vijim”, thotë Vakaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes… ajo ligjore. Në ekuacionin e zhvlerësimit të euros, ekspertët nuk heqin dorë së përfshiri edhe paranë informale dhe atë kriminale. “Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm euro në qarkullim dhe kjo do të thotë se ka jo vetëm euro formale por edhe euro nga kanale informale”, thotë Eriola Hoxha, eksperte për ekonominë.

Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Por mbetet për t’u parë nëse ky është një fund i përkohshëm, një kapitull i ri. “Mendoj se ka ardhur koha të hartojmë një startegji. Efektet negative janë në horizont. Deri tani është duket se kemi përfituar nga inflacioni i importuar. Vazhdoj t’i qëndroj mendimit se “zhvlerësimi i euros do të kthehet shpejt në fatkeqësi”, thotë Hoxhaj.

Krahasuar me fillim-vitin, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se euro është zhvlerësuar me gati 2 lekë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

9 zakonet e njerëzve pozitivë

Para

IA mund të “zhdukë” 100 mln vende pune në SHBA – Raporti i Senatit nënvizon rrezikun e teknologjisë inovatore

Para
IA mund të “zhdukë” 100 mln vende pune në SHBA – Raporti i Senatit nënvizon rrezikun e teknologjisë inovatore

IA mund të “zhdukë” 100 mln vende pune në SHBA - Raporti i Senatit nënvizon rrezikun e teknologjisë inovatore

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

nga Fast News
15:30 | 09/01/2026
0

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

nga Fast News
15:00 | 09/01/2026
0

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

nga Fast News
14:30 | 09/01/2026
0

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

nga Fast News
14:00 | 09/01/2026
0

Recent News

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

15:30 | 09/01/2026
Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

15:00 | 09/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar