• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Nisma e re e qeverisë: Akademi për Forcat Ajrore, do të krijohet flota e dronëve

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Nisma e re e qeverisë: Akademi për Forcat Ajrore, do të krijohet flota e dronëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë. Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu se po punojnë për të krijuar flotën e dronëve, të cilët jo vetëm do të monitorojnë zjarret, por gjithashtu do të bëjnë mbjellje për të ripërtëritur dëmet nga zjarret.

“Do të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet edhe fizikisht, se është çelur si proces Akademia e Forcave Ajrore, dhe do të fillojë në Vlorë edhe përgatitja e pilotëve të rinj. Do të rriten kapacitetet e flotës. Por, përtej kësaj, duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se policia e shtetit i ka kapacitete për të parandaluar zjarret duke identifikuar personat e rrezikshëm. Ai paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi për 30 vjet.

“Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim, edhe këtu kemi hapësirë për të rritur forcën goditëse të Policisë së Shtetit, kapacitetet për parandalim, duke bërë që sot një punë operative që sot në territor për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Se këta që vënë zjarre si duket kanë karakteristika të veçanta si personalitete. Kemi  bërë ndërhyrje ligjore të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi 30 vjet. Pra, nëse një territor i cili është si të thuash hap oreks për të ndërtuar digjet, për 30 vjet aty nuk do jepet leja e ndërtimit. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura, gjë për të cilën është përfshirë edhe ministria e Mjedisit drejtpërdrejt”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rama njofton rritje pagash për zjarrfikësit, paralajmëron masa të reja kundër zjarrvënësve

Para

Qeveria nuk tërhiqet, Rama: Sigurimi i shtëpive e biznesve nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

nga Fast News
09:35 | 12/12/2025
0

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

nga Fast News
09:26 | 12/12/2025
0

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Recent News

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

09:35 | 12/12/2025
Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

09:26 | 12/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar