• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nis fushata për Tiranën, Rama prezanton Manastirliun në podcastin e tij “Flasim”

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Nis fushata për Tiranën, Rama prezanton Manastirliun në podcastin e tij “Flasim”

Ogerta Manastirliu

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama ka nisur fushatën për Bashkinë Tiranë. Nga Podcasti i tij “Flasim”, që e transmeton në mediat sociale, kreu i qeverisë iu rikthye sulmeve ndaj drejtësisë, duke e quajtur vendimin për arrestimin e Erion Veliajt si të gabuar.

“Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që janë të dyshimta”, tha Rama.

Me shprehjen e shumëpërdorur prej tij “Tirana nuk mund të presë më”, Rama komentoi edhe dekretin e Presidentit Begaj, duke i dhënë të drejtë këshilltarit juridik të kreut të Shtetit në debatin për ligjshmërinë e shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë.

“Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën”, shtoi kryeministri.

Përballë tij si e ftuar ishte Ogerta Manastirliu, kandidatja e socialistëve për Bashkinë Tiranë.

Pasi bëri një rrëfim të jetës së saj që nga fëmijëria e deri te angazhimi politik, Manastirliu foli edhe për garën që e pret në 9 Nëntor.

“Tirana është qyteti i 1 milion banorëve. Tirana është rritur; Tirana është sa sfida jonë, aq edhe krenaria jonë. Pikërisht se ky qytet na bën krenarë, na ka bërë krenarë, do na bëjë krenarë, mendoj se ia vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër. Unë jam thirrur në detyrë”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu pohoi se e ka marrë me shumë seriozitet sfidën e 9 Nëntorit, ndaj kërkoi mbështetjen e socialistëve për të arritur në zyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Armiqtë” që shtiren si shokët tuaj

Para

Ekonomitë e Evropës dhe Amerikës po ndjekin rrugë të ndryshme

Para
Ekonomitë e Evropës dhe Amerikës po ndjekin rrugë të ndryshme

Ekonomitë e Evropës dhe Amerikës po ndjekin rrugë të ndryshme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

nga Fast News
17:00 | 19/11/2025
0

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

nga Fast News
16:30 | 19/11/2025
0

Ministrja Ibrahimaj: Reduktimi i cash-it dhe zgjerimi i pagesave digjitale, prioritet kombëtar për transformimin ekonomik

Ministrja Ibrahimaj: Reduktimi i cash-it dhe zgjerimi i pagesave digjitale, prioritet kombëtar për transformimin ekonomik

nga Fast News
15:51 | 19/11/2025
0

Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale

Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale

nga Fast News
15:50 | 19/11/2025
0

Recent News

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

17:00 | 19/11/2025
Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

16:30 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar