Në një kohë kur shumica e shërbimeve financiare po zhvendosen online, EasyPay po ndjek një strategji të dyfishtë: të përmirësojë përvojën dixhitale përmes aplikacionit të saj dhe njëkohësisht të forcojë praninë në terren. Me mbi 560 pika fizike në të gjithë Shqipërinë, EasyPay I jep akses kujtdo të kryejë të shpejta dhe të sigurta, nga qytetet e mëdha deri në zonat rurale.
Këtë vjeshtë, në prag të fillimit të vitit të ri akademik për Universitetet, EasyPay ka zgjeruar gamën e shërbimeve të pagesave që synojnë ti vijnë në ndihmë bizneseve të vogla dhe të mesme dhe sidomos të rinjtë dhe studentët. Për herë të parë, qytetarët mund të kryejnë pagesat ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Thesarit të Shtetit edhe në pikë EasyPay, pa pasur nevojë të paraqiten në sportele publike apo të presin radhë të gjata.
Për studentët, kjo risi përkthehet në lehtësi praktike në një moment të ngarkuar sic është edhe fillimi I vitit akademik (kthimi nga qytetet ku jetojnë në Tiranë, gjetja e akomodimit në kryeqytet, dokumentacionet e nevojshme për fillimin e vitit, etj). Përmes EasyPay, ata mund të paguajnë tarifat e shkollimit, listat e notave apo ekuivalentimet e diplomave, duke shmangur burokracitë dhe vonesat që shpesh shoqërojnë procesin e regjistrimeve universitare. Për më tepër, një pike EasyPay ndodhet kudo!
Të rinjtë janë padyshim pika më e fortë e dixhitalizimit të një ekonomie, por janë njëkohësisht edhe grupi më i ndjeshëm ndaj pengesave burokratike! Për shumë studentë, proceset e regjistrimit, kryerja e pagesës së tarifës së universitetit apo shërbimet administrative janë shpesh një sfidë. Rrjedhimisht, duke I ofruar këto shërbime në pikat e saj fizike, EasyPay po ndërton një urë kalimi për këtë brez drejt përdorimit të plotë të shërbimeve dixhitale. Ata që sot bëjnë pagesat e tyre të para në një sportel EasyPay, nesër mund të menaxhojnë të gjitha transaksionet përmes aplikacionit EasyPay. Ky kombinim I ndërveprimit njerëzor me infrastrukturën moderne të pagesave është një nga arsyet pse EasyPay ka fituar besimin e shqiptarëve përgjatë këtyre 15 viteve në tregun vendas dhe pse mbetet një nga aktorët më të qëndrueshëm në tregun FinTech shqiptar.
Tatimet dhe thesari, tashmë më afër qytetarit
Në një zhvillim që ndikon edhe SME (bizneset e vogla dhe të mesme), EasyPay ka shtuar këtë vjeshtë mundësinë për të kryer pagesa ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përfshirë:
- Sigurimet Shoqërore
- Tatimin në Burim
- TVSH-në
- Tatimin mbi Fitimin,
- si dhe mbi 200 shërbime të tjera publike.
Këto shtesa e kthejnë rrjetin EasyPay në një pikë të vetme për pagesa publike dhe private, duke e vendosur kompaninë në një rol të ri brenda ekosistemit të shërbimeve financiare në Shqipëri, një ndërmjetës që afron teknologjinë me qytetarin!
Nga pagesat rutinë te përfshirja financiare
Në një vend ku pagesat me para në dorë (cash) ende dominojnë, çdo hap drejt sistemit elektronik ka vlerë:
- Për individin/klientin fundor, kjo nënkupton lehtësi dhe siguri;
- Për administratën shtetërore, kjo nënkupton rritje të formalizimit; dhe
- për ekonominë në tërësi kjo do të thotë rritje të përfshirjes financiare.
Prezantimi I pagesave për Tatimet, Thesarin dhe Universitetet, për EasyPay nuk do të thotë vetë zgjerimi i games së shërbimeve, por edhe rritja në aksesim të sistemit financiar për qytetarët që deri dje nuk kishin këtë mundësi – që mbetet një ndër shtyllat kryesore të misionit të EasyPay që nga dita e pare e krijimit të tij!
Në një periudhë kur fillimi i vitit akademik përkon me fluksin e parë të detyrimeve publike, EasyPay po e kthen këtë moment në një provë praktike të inovacionit me ndikim real. Një mënyrë për të treguar se teknologjia mund të jetë e thjeshtë, njerëzore dhe mbi të gjitha e dobishme!







