• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Mbyllja e qeverisë amerikane, ari arrin rekord, tregjet botërore me luhatje

nga Fast News
2 months më parë
në Bota
0
Mbyllja e qeverisë amerikane, ari arrin rekord, tregjet botërore me luhatje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tregjet globale reaguan me luhatje pas nisjes së një mbylljeje të pjesshme të qeverisë amerikane, ndërsa çmimi i arit shënoi një rekord të ri.

Të mërkurën, pas dështimit të ligjvënësve për të rënë dakord mbi buxhetin federal, Shtetet e Bashkuara hynë në një bllokim të pjesshëm qeveritar, duke rritur frikën për pasoja ekonomike nëse kriza zgjat.

Futures amerikane ranë, dollari u dobësua, ndërsa bursat evropiane fillimisht nisën negativisht, por ndryshuan kah nga mesdita. Indeksi FTSE 100 në Londër u rrit me 0.7% falë aksioneve farmaceutike, ndërkohë që DAX në Frankfurt dhe CAC 40 në Paris shënuan fitime pas humbjeve fillestare. IBEX 35 në Madrid mbeti lehtësisht në rënie. Në SHBA, S&P 500 ra me 0.5%, Dow Jones me 0.5% dhe Nasdaq me 0.6%.

Inflacioni në eurozonë
Një faktor tjetër ishte publikimi i të dhënave për inflacionin në eurozonë, i cili u rrit në 2.2% në shtator, mbi objektivin 2% të Bankës Qendrore Evropiane. Inflacioni bazë mbeti në 2.3%. Analistët vlerësuan se tendenca mbështet pritjet për ulje të ardhshme të normave të interesit nga ECB.

Ndikimi i mbylljes amerikane
Megjithëse mbyllja pritej të ngadalësonte aktivitetin tregtar, investitorët nuk kanë bërë shitje masive, duke marrë parasysh përvojat e mëparshme kur bllokimet e qeverisë në SHBA kanë pasur ndikim të kufizuar. Por nëse ngërçi vazhdon, pritet të vonojë publikimin e raportit mujor të tregut të punës – një tregues kyç për investitorët dhe për vendimet e Rezervës Federale mbi normat e interesit.



Ari, nafta dhe valutimet
Ari arriti nivelin rekord prej 3,918.80 dollarësh për ons para mesditës në Evropë. Çmimet e naftës ranë: WTI ulet me gati 1% në 61.75 dollarë për fuçi, ndërsa Brent humbi 0.9%, duke zbritur në 65.44 dollarë. Dollari amerikan ra ndaj jenit japonez, ndërsa euro dhe paundi britanik shënuan rritje të lehta.

Tregjet aziatike
Në Japoni, Nikkei 225 ra me 0.9% pas publikimit të një ankete mbi sentimentin e bizneseve. Raporti nxit pritjet se Banka e Japonisë mund të rrisë normën bazë të interesit për të frenuar inflacionin. Në Azi, tregjet lëvizën të përziera: Kospi i Koresë së Jugut u rrit me 0.9%, Taiex i Tajvanit me 0.6%, ndërsa S&P/ASX 200 i Australisë shënoi një rënie minimale. Në Indi, Sensex fitoi 0.6%. Në Kinë, bursat janë të mbyllura për festën kombëtare./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Sërish perime me pesticide nga Shqipëria, bllokohet në Kroaci një ngarkesë me speca

Para

Ulen komisionet për dërgesat e parave nga emigrantët

Para
Ulen komisionet për dërgesat e parave nga emigrantët

Ulen komisionet për dërgesat e parave nga emigrantët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar