• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
4 weeks më parë
në Ekonomi
0
Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

 

Shpenzimet për pensionet pritet të shënojnë një tjetër rekord në vitin 2026, duke kaluar për herë të parë pragun e 200 miliardë lekëve.

Sipas vendimit më të fundit të Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), fatura e përgjithshme e pensioneve do të arrijë në rreth 2 miliardë euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2025. Aktualisht, për vitin aktual janë planifikuar 192.3 miliardë lekë, por vetëm një vit më vonë kjo shumë do të rritet me 11.7 miliardë lekë.

Nëse kjo shtesë do të shpërndahej në mënyrë të barabartë për të gjithë përfituesit, çdo pensionist do të përfitonte mesatarisht rreth 16 mijë lekë shtesë në vit, ose 1,350 lekë më shumë në çdo muaj.

SKEMA DEFICITARE

Megjithatë, prapa këtyre shifrave qëndron një problem shumëvjeçar. Skema e pensioneve në Shqipëri vijon të mbetet deficitare. Sot, të ardhurat e mbledhura nga kontributet mbulojnë vetëm rreth 76% të shpenzimeve. Diferenca përballohet nga buxheti i shtetit, i cili për vitin 2025 do të financojë gati 40 miliardë lekë për të mbajtur në këmbë këtë sistem. Parashikimet tregojnë se kjo barrë mbi financat publike do të rritet edhe më shumë në vitet që vijnë. Një nga arsyet kryesore lidhet me përkeqësimin e raportit mes kontribuuesve dhe përfituesve.

Aktualisht, 117 punonjës aktivë paguajnë kontribute për të mbështetur pensionet e 100 të moshuarve, një raport që ngushtohet çdo vit si pasojë e emigracionit, plakjes së popullsisë dhe tregut të punës që nuk arrin të formalizohet plotësisht. Megjithatë, qeveria ka premtuar ndryshime të mëdha në këtë drejtim. Në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është hartuar një dokument strategjik për moshimin aktiv, ku parashikohet që pensionet të rriten me 50 për qind brenda pesë viteve të ardhshme.

Po ashtu, pritet të zbatohet edhe një masë shumë e pritur nga pensionistët: dhënia e një pensioni të 13-të çdo vit. Nëse ky plan realizohet, pensioni mesatar në qytete do të rritet nga niveli aktual prej 18,341 lekësh në mbi 27,500 lekë, ndërsa në zonat rurale do të arrijë rreth 16,500 lekë. Për shumë të moshuar, kjo do të përkthehej në një lehtësim të dukshëm ekonomik, duke ndihmuar përballimin e çmimeve gjithnjë në rritje të mallrave bazë dhe shërbimeve.

Rritja e pensioneve shihet si një domosdoshmëri sociale, por ajo mbetet edhe një sfidë serioze për financat publike të vendit. Ekspertët theksojnë se për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit, nuk mjafton vetëm injektimi i fondeve shtetërore, por nevojitet një reformë më e thellë në skemën e sigurimeve shoqërore. Formalizimi i tregut të punës, ulja e evazionit dhe stimulimi i punësimit janë disa nga hallkat kyçe që mund të garantojnë ekuilibër afatgjatë.

Në prag të këtyre ndryshimeve, mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të arrijë të balancojë nevojat e të moshuarve me kufizimet e financave publike. Një gjë është e qartë: fatura e pensioneve do të vijojë të rëndojë gjithnjë e më shumë mbi buxhetin e shtetit, ndërsa qindra mijëra pensionistë presin që premtimet për një jetë më dinjitoze të mos mbeten vetëm në letër.

Etiketa: aktualitet
Pas

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Para

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Para
Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Çel punimet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temën “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”

Çel punimet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temën “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”

nga Fast News
22:13 | 10/10/2025
0

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

nga Fast News
11:00 | 10/10/2025
0

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

nga Fast News
10:00 | 10/10/2025
0

Ligji i ri për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash. A do të paguajmë më shumë?

Ligji i ri për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash. A do të paguajmë më shumë?

nga Fast News
09:30 | 10/10/2025
0

Recent News

Çel punimet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temën “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”

Çel punimet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temën “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”

22:13 | 10/10/2025
Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

11:00 | 10/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar