• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria merr masa për turizmin, Rama: Ksamili e Dhërmiu, plazhe publike, jo më muzikë në beach bare

nga Fast News
1 month më parë
në Ekonomi
0
Qeveria merr masa për turizmin, Rama: Ksamili e Dhërmiu, plazhe publike, jo më muzikë në beach bare

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dështoi apo jo turizmi këtë vit në Shqipëri? Duke pohuar se numri i turistëve është rritur, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sektori i turizmit do të jetë me piketa të reja për Shqipërinë Turistike 2030. Sipas kreut të qeverisë, prioritet nuk do të jetë sasia, por cilësia e vizitorëve. Nuk kurseu as kritikat për zaptuesit e bregdetit, ndërsa i cilësoi si “plazhe të dhunuara”.

“Rritja në numër për ne, nuk është më prioriteti i parë. Prioriteti i prioriteteve është rritja e cilësisë, dhe rritja e numrit të turistëve dhe vizitorëve që konsumojnë më shumë këtu.

Ne duhet, të shërojmë plazhet e dhunuara. Nuk ka arsye më, që plazhi publik i Ksamilit të jetë një plazh privat.

Plazhi i Dhërmiut, nuk ka më nevojë fare, të ketë subjekte që vijnë nga zona të tjera, për të vendosur çadra, për të vendosur shezlongë, dhe për të vendosur beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe që hedhin ujërat e zeza në det. Kështu që ne do ta ndalojmë muzikën, nuk do të ketë më muzikë në beach bare.”

Teksa deklaroi shifrat pozitive të sezonit turistik, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, theksoi se po bëhet gati një platformë e re e integruar e turizmit.

“Shqipëria Turistike 2030, do të ketë një instrument të ri që është platforma e integruar digjitale e turizmit. Me tre elementë kryesor: regjistrin kombëtar digjital të turizmit për të gjitha sipërmarrjet turistike. Platformën digjitale e-visitor, për regjistrimin elektronik dhe gjurmimin në kohë reale të visitorëve në strukturat akomoduese dhe çdo aktivitet tjetër të sektorit dhe e treta, një sistem të integruar të mbledhjes dhe analizimit të statistikave në sektorin e turizmit, përmes sistemit të të dhënave në turizëm.”

Gjatë fjalës së saj, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shpreh se për të përballuar flukset turistike, infrastruktura do të vijojë të jetë prioritet, si dhe bëri të ditur tarifat në tunelin e Llogarasë.

“Çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me TVSH. Dhe duhet thënë, që sigurisht kategoritë më të mëdha, siç janë autobusët, trailerat dhe gjithçka tjetër, do të kenë çmime të posaçme.

Falë një pune të mirë dhe orgnizimi që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11, Qukës-Qafë Plloça, bëhet e totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka përfunduar një studim të mirëfilltë dhe projektim të asaj zone, dhe ne do të nisim me emergjencë, ndërtimin e në bypass-i përfundimtar, i cili është prej 3 km, me nyje interkoneksioni me segmentin nga Bradashesi deri në Lekaj. Duke krijuar kështu mundësinë që vitin tjetër, gjatë sezonit mos të kemi trafik në atë zonë.”

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi se për Shqipërinë 2030, është parashikuar një program i gjerë investimesh në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare.

“Gjatë këtij viti do të themelojmë Fondacionin Publik “CulturAlb”, i cili synon fuqizimin e prodhuesve tradicionalë dhe ekonomisë kreative vendore. Ky instrument do të garantojë një rrjet klientele ekskluzive brenda dhe jashtë vendit, duke gjeneruar turizëm, punësim dhe duke e bërë kulturën tonë edhe më të prekshme.”

Por, fokusi i qeverisë do të jetë edhe gjelbërimi i Shqipërisë, ndërsa kryeministri Rama paralajmëroi edhe reformime në inspektoratet e territorit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët! Këshilli Administrativ vendos tavanet buxhetore për vitet 2026-2028

Para

Zbulohet shifra: Ja do të paguajmë për të kaluar në tunelin e Llogorasë

Para
Zbulohet shifra: Ja do të paguajmë për të kaluar në tunelin e Llogorasë

Zbulohet shifra: Ja do të paguajmë për të kaluar në tunelin e Llogorasë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

nga Fast News
11:00 | 10/10/2025
0

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

nga Fast News
10:00 | 10/10/2025
0

Ligji i ri për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash. A do të paguajmë më shumë?

Ligji i ri për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash. A do të paguajmë më shumë?

nga Fast News
09:30 | 10/10/2025
0

OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

nga Fast News
09:22 | 10/10/2025
0

Recent News

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

11:00 | 10/10/2025
2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

10:00 | 10/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar