• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
2 minutes më parë
në Finance
0
Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Banka e Shqipërisë zhvilloi sot një takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, me qëllim kryesor intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje të lidhura veçanërisht me zhvillimet në sistemet e pagesave, digjitalizimin e sektorit bankar, promovimin e pagesave elektronike, nisjen e operacionalizimit të pagesave ndërkufitare në skemat SEPA, investimin në infrastruktura të reja dhe moderne të sistemeve të pagesave, si dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se Banka e Shqipërisë ka qenë pararojë në revolucionin që po ndryshon mënyrën se si aksesojmë dhe ndërveprojmë me shërbimet financiare. Si autoritet rregullator, nga njëra anë, ajo promovon aktivisht teknologjinë që nxit përdorimin e pagesave dixhitale, dhe nga ana tjetër, siguron mbrojtjen e nevojshme për konsumatorin, stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen e subjekteve financiare.

Guvernatori nënvizoi se është bërë një progres i dukshëm si rrjedhojë e masave të marra deri tani nga Banka e Shqipërisë dhe aktorët e tregut, për rritjen e nivelit të përdorimit të pagesave elektronike për frymë.

Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave është rritur me ritme dyshifrore. Numri i pagesave dixhitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016. Gjithashtu, përfshirja financiare – e matur si përqindje e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare – ka arritur në 78%, nga rreth 40% që ishte në vitin 2017.

Në këtë drejtim, një datë e rëndësishme është 7 tetori 2025, kur do të nisë operacionalizimi i pagesave ndërkufitare në skemat SEPA, të cilat janë disa herë më të lira dhe më të shpejta sesa pagesat ndërkufitare që kryhen sot me bankat korrespondente. Guvernatori shtoi se krijimi i një faciliteti të tillë do të rrisë përdorimin e rrugëve dixhitale për pagesat ndërkufitare, të paktën me vende të Bashkimit Evropian, me rrjedhoja pozitive zinxhir për ekonominë shqiptare.

Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se kalimi drejt pagesave dixhitale, dhe rrjedhimisht ulja e përdorimit të cash-it, është një proces i dëshiruar për ekonominë shqiptare për disa arsye. Ai rrit formalizimin e ekonomisë; ul evazionin fiskal; përmirëson sigurinë fizike të pagesave dhe ul koston e mbajtjes së cash-it; nxit përfshirjen financiare, dhe jo më pak e rëndësishmja, mbështet integrimin evropian.

Guvernatori shtoi se përshpejtimi i këtij procesi kërkon dhe përmbushjen e disa kushteve: krijimin e infrastrukturave të përshtatshme, aksesin me kosto të arsyeshme tek pagesat dixhitale; krijimin e një kuadri rregullator të qartë dhe të rreptë për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit; rritjen e njohurive financiare të publikut; rritjen e aftësive teknologjike të publikut dhe një ndërgjegjësim për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të pagesave dixhitale. Ai u bëri thirrje bankave të jenë sa më proaktive në të gjitha këto drejtime.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi rritjen e kreditimit dhe rolin e tij në financimin e ekonomisë, me një prirje rritëse në kreditimin e bizneseve dhe individëve. Një vëmendje e veçantë kërkohet ndaj sektorit të bujqësisë, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Gjatë periudhës së fundit, bankat tregtare kanë intensifikuar ofertën e tyre për kredidhënie, duke prezantuar instrumente më fleksibël dhe modele financimi të përshtatura me nevojat e këtij sektori.

Ky trend pozitiv reflekton përpjekjet e përbashkëta të sistemit bankar dhe autoriteteve publike për të nxitur zhvillim të qëndrueshëm, diversifikim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës në Shqipëri.

Së fundmi, Guvernatori Sejko shtoi se mbetet thelbësor koordinimi maksimal midis të gjitha palëve në kuadër të përmirësimeve rregullative dhe infrastrukturore, me qëllim rritjen e efektshmërisë së masave të ndërmarra.

Shoqata Shqiptare e Bankave siguroi se bankat shqiptare mbeten të angazhuara të vijojnë me vendosmëri misionin e tyre si partnerë të zhvillimit, duke ofruar zgjidhje financiare gjithnjë e më inovative dhe të qasshme për bizneset dhe individët. Synimi kryesor është që përmes kësaj mbështetjeje të mundësohet rritja e investimeve dhe fuqizimi i qëndrueshëm i ekonomisë kombëtare, në funksion të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së çdo qytetari shqiptar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

nga Fast News
14:16 | 22/09/2025
0

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

nga Fast News
14:13 | 22/09/2025
0

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

nga Fast News
14:09 | 22/09/2025
0

Recent News

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

14:27 | 22/09/2025
Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

14:16 | 22/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar