• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

nga Fast News
4 minutes më parë
në Finance
0
Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Paga mediane arriti në 63,456 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose rreth 630 euro. Kjo do të thotë se gjysma e të gjithë të punësuarve në Shqipëri kanë marrë një pagë mujore bruto më të vogël ose të barabartë me këtë shumë, ndërsa gjysma tjetër ka marrë më shumë.

Paga mediane përfaqëson një nivel më të ulët se paga mesatare e cila në të njëjtën periudhë ishte mbi 83 mijë lekë bruto në muaj (rreth 830 euro). Me të dhëna zyrtare paga mediane ishte 24% më e ulët se paga mesatare në tremujorin e dytë të vitit aktual.

Paga mesatare dhe paga mediane janë dy mënyra të ndryshme për të treguar sa fitojnë punonjësit. Paga mesatare llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve dhe përfaqëson një mesatare aritmetike të të ardhurave.

Ndërsa paga mediane, rendit të gjitha pagat nga më e vogla tek më e madhja dhe merr pikën që ndodhet në mes. Kjo do të thotë se gjysma e njerëzve fitojnë më pak se ajo vlerë dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë.

Për shkak se nuk ndikohet nga ekstremet, mediana tregon më qartë se cila është paga tipike e një punonjësi të zakonshëm. P.sh. shembull nëse vetëm pak punonjës marrin paga shumë të larta, mesatarja mund të duket e madhe, por mediana mbetet e pandryshuar dhe tregon realitetin e shumicës.

Paga mediane është treguesi më i saktë për të matur pabarazinë në pagë të punonjësve. Shumë vende për të matur standardin e jetesës shpesh referohen te paga mediane.

Mediana e pagave u rrit e 13.3% ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025. Në prill-qershor të vitit të kaluar, 50% e punonjësve morën  deri në 56 mijë lekë në muaj.

Të dhënat e fundit mbi medianën e pagës mujore bruto tregojnë një dinamikë të fortë rritjeje gjatë viteve 2024 dhe 2025, duke shënuar një nga periudhat më të theksuara të rritjes së pagave në Shqipëri.

Në fillim të vitit 2024, paga mediane ishte rreth 55 mijë lekë, ndërsa deri në fund të vitit u ngjit në 58 mijë lekë duke reflektuar një rritje të qëndrueshme tremujor pas tremujori.

Krahasuar me vitet 2022–2023, kur rritjet vjetore luhateshin mes 4–7%, vitet 2024–2025 paraqiten si periudha më agresive në përmirësimin e pagave.

Ky zhvillim lidhet me politikat fiskale dhe rritjen e pagës minimale, ashtu edhe me presionin e tregut të punës, ku mungesa e fuqisë punëtore ka shtyrë kompanitë të ofrojnë paga më të larta, si dhe një politikë për të rritur pagat drejt mesatares 900 euro në muaj në sektorin publik./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

nga Fast News
10:16 | 29/09/2025
0

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

nga Fast News
10:13 | 29/09/2025
0

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

nga Fast News
10:07 | 29/09/2025
0

Nis “lufta”! Erion Veliaj kundërshton në Kushtetuese shkarkimin nga detyra

Nis “lufta”! Erion Veliaj kundërshton në Kushtetuese shkarkimin nga detyra

nga Fast News
10:04 | 29/09/2025
0

Recent News

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

10:16 | 29/09/2025
Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

10:13 | 29/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar