• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

nga Fast News
53 seconds më parë
në Ekonomi
0
One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Bashkëpunimi strategjik shënon një moment historik në planet e investimeve të 4iG-së në Maqedoninë e Veriut dhe konfirmon angazhimin ndaj standardeve evropiane digjitale dhe të sigurisë.

One Macedonia, pjesë e Grupit 4iG, i cili është dhe investitor i One Albania, ka nënshkruar një marrëveshje paraprake me Ericsson Telecommunications Macedonia, ku është përcaktuar bashkëpunimi strategjik mbi planifikimin, projektimin, furnizimin me pajisje dhe vendosjen e një prej rrjeteve të para mobile të pavarura 5G në Ballkanin Perëndimor.

Kjo marrëveshje shënjon një hap përpara për ambicien e One Macedonia për t’u bërë një operator kryesor i telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut dhe nënvizon angazhimin afatgjatë të 4iG-së për të investuar në infrastrukturë të përparuar digjitale, plotësisht në përputhje me standardet evropiane. Partneriteti me Ericsson, një nga ofruesit më të besuar të telekomunikacionit në Evropë, pasqyron vizionin e përbashkët për ndërtimin e një rrjeti të sigurt, inovativ dhe të qëndrueshëm ndaj së ardhmes që mbështet si konkurrencën kombëtare ashtu edhe agjendën më të gjerë digjitale të BE-së.

Rrjeti 5G i pavarur që do të vendoset parashikohet si një projekt i ri në zhvillim e sipër — i konceptuar nga themelet me arkitekturën më të përparuar teknologjike, duke përfshirë komponentët e rrjetit bazë të Radio Access Network (RAN) dhe CORE, plotësisht në përputhje me kërkesat e sigurisë vendase dhe të BE-së. Kjo do t’i lejojë One Macedonia të ofrojë një përvojë lidhjeje të gjeneratës së ardhshme për përdoruesit në të gjithë vendin, nga konsumatorët individualë te ndërmarrjet dhe institucionet publike.

“Ky partneritet me Ericsson nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e një rrjeti celular, por edhe më gjerë: me ndërtimin e besimit, transparencës dhe të ardhmes digjitale të Maqedonisë së Veriut. Me këtë marrëveshje, ne jemi një hap më afër ofrimit të një rrjeti 5G të klasit botëror, të krijuar në përputhje me standardet evropiane të sigurisë, me nevojat e qytetarëve dhe institucioneve maqedonase në thelb. Jemi krenarë që punojmë me një partner evropian të respektuar globalisht, ndërsa hedhim këtë hap të guximshëm të radhës” – tha Brano Djurović, Drejtor Ekzekutiv i One Macedonia.

Antonio Passarella, Drejtor i Evropës Qendrore dhe Ballkanit Verior për Ericsson, shtoi: “Duke kombinuar ekspertizën tonë globale në 5G të pavarur,  me ambicien e One Macedonia për të ndërtuar një infrastrukturë të gatshme për të ardhmen, ne po vendosim themelet për një ekosistem digjital të sigurt, inovativ dhe të qëndrueshëm në vend. Së bashku, synojmë të ofrojmë lidhje të besueshme dhe me performancë të lartë, duke forcuar konkurrencën në tregun e Maqedonisë së Veriut dhe duke u përafruar me agjendën digjitale në Evropë.”

Ky memorandum konfirmon se rrjeti i ri 5G i pavarur do të synojë të ofrojë shërbime në të paktën një qytet deri në fund të vitit 2026, të zgjerohet përgjatë korridoreve të transportit deri në vitin 2028, të arrijë të gjitha zonat urbane deri në vitin 2030 dhe të sigurojë që çdo qytetar të ketë akses në një shpejtësi interneti prej të paktën 100 Mbps deri në vitin 2032.

Bashkëpunimi i planifikuar me Ericsson vjen në një kohë të rëndësishme strategjike, pasi One Macedonia pret vendimin përfundimtar mbi tenderin kombëtar të spektrit, i cili pritet në fillim të nëntorit.

Si pjesë e Grupit 4iG, një kompani e listuar publikisht në Bursën e Budapestit me operacione në të gjithë Hungarinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, One Macedonia përfiton nga stabiliteti, përvoja dhe orientimi evropian i njërit prej grupeve të telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në rajon. 4iG njihet gjerësisht për lidershipin e saj në zhvillimin e infrastrukturës së sigurt dhe angazhimin ndaj transformimit digjital të Ballkanit Perëndimor.

 

 

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

nga Fast News
13:18 | 29/09/2025
0

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

nga Fast News
10:16 | 29/09/2025
0

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

Gratë e suksesshme në karrierë, më të predispozuara për divorc

nga Fast News
10:13 | 29/09/2025
0

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

Raporti i DASH për biznesin: Paratë e drogës dhe korrupsioni pengojnë investimet amerikane

nga Fast News
10:07 | 29/09/2025
0

Recent News

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

One Macedonia dhe Ericsson angazhohen për të ndërtuar një nga rrjetet e para të pavarura 5G në rajon.

13:18 | 29/09/2025
Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Paga mesatare 830 euro, por, gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

10:16 | 29/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar