• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Edi Rama

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare ka prezantuar programin katërvjeçar 2025-2029, të ndarë në tre shtylla kryesore: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenie për të Gjithë. Programi synon modernizimin e shtetit, integrimin europian dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

Prioritet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Programi thekson digjitalizimin e administratës dhe sigurinë kibernetike, përmes platformës “e-Albania 2.0” dhe përdorimit të inteligjencës artificiale për shërbime publike.

Reforma në drejtësi do të konsolidohet me miratimin e kodit të ri penal e atij civil, përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore dhe reduktimin e korrupsionit. Po ashtu, parashikohet forcimi i diplomacisë dhe i rolit të diasporës në zhvillim.

“Ndërtimi i një shteti “të zgjuar”, transparent dhe me integritet, si motor i procesit të anëtarësimit në BE. Kjo do të thotë administratë pa burokraci të panevojshme dhe me përdorim të avancuar të inteligjencës artificiale në të gjithë proceset e punës dhe e aftë të parashikojë nevojat e qytetarëve dhe biznesit. Lufta kundër korrupsionit do të ngrihet në një nivel të ri, duke e bërë integritetin dhe transparencën busull të çdo vendimmarrjeje dhe duke përqendruar vëmendjen në sektorët me risk të lartë korrupsioni”, theksohet në programin e qeverisë.

Dokumenti synon rritje ekonomike mesatare 4% në vit dhe rritjen e të ardhurave për frymë në 15 mijë euro deri më 2029. Do të vijojë konsolidimi fiskal, ulja e borxhit publik dhe ruajtja e politikës së taksës 0% për bizneset e vogla. Mbështetja për sipërmarrjen përfshin marrëveshje tatimore afatgjata dhe nxitje të startup-eve përmes teknoparkut “Durana Tech Park”. Investimet në infrastrukturë përfshijnë 700 km rrugë të reja, përfundimin e Korridorit Blu, modernizimin e hekurudhave dhe zgjerimin e rrjetit të internetit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



Turizmi shihet si motor zhvillimi, duke u synuar transformimi i Shqipërisë në destinacion gjithëvjetor dhe zgjerimi i agroturizmit e ekoturizmit. Po ashtu, energjia, bujqësia dhe zhvillimi rural do të mbështeten me reforma strukturore dhe digjitalizim të shërbimeve.

Në arsim, qeveria parashikon 1000 laboratorë inteligjentë, fuqizimin e arsimit profesional dual dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare. Shëndetësia do të konsolidohet me rindërtimin e qendrave shëndetësore, transformimin e QSUT në qendër ekselence dhe shëndetësinë digjitale.

Politikat sociale parashikojnë zgjerimin e programeve të strehimit, mbështetje për familjet dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe rritjen e shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë. Rinia do të përfitojë nga programe praktike pune, mbështetje për startup-et dhe qendra inovacioni në çdo bashki.

Programi parashikon modernizimin e sigurisë publike përmes projekteve “Smart City”, hartës digjitale të kriminalitetit dhe përdorimit të dronëve. Po ashtu, synohet ulja me 30% e fataliteteve rrugore deri më 2030 dhe përmirësimi i menaxhimit të kufijve sipas standardeve të Schengen-it. Në mjedis, fokusi mbetet tek mbrojtja e biodiversitetit dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Para

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

Para
OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

nga Fast News
12:00 | 25/12/2025
0

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

nga Fast News
11:30 | 25/12/2025
0

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

Një baba milioner zbulon 5 fjali që u mësojnë fëmijëve paranë

nga Fast News
11:00 | 25/12/2025
0

Efektet anësore të punës në zyrë

Efektet anësore të punës në zyrë

nga Fast News
10:30 | 25/12/2025
0

Recent News

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

12:00 | 25/12/2025
Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

11:30 | 25/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar