• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror

nga Fast News
5 months më parë
në Ekonomi
0
CEEMAN sjell në Shqipëri eventin ndërkombëtar të arsimit: Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër dhe pasnesër (24 dhe 25 shtator) Shqipëria do të mirëpresë një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e arsimit. Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillimin e Menaxhimit në Shoqëritë Dinamike (CEEMAN) në bashkëpunim me Avis Albania organizon Konferencën e 33-të Vjetore (CAC33) me temë “Roli i shkollave të biznesit në një rend të ri botëror”.

Ky takim që do të zhvillohet në Durrës, pritet të mbledhë dekanë, ekspertë të arsimit, liderë të mendimit nga e gjithë bota, si dhe përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar mbi rolin që po marrin shkollat e biznesit në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.

Nga një rrjet rajonal në një platformë globale

E themeluar në vitin 1993, CEEMAN nisi si një nismë për të përshpejtuar cilësinë e arsimit në menaxhim në Europën Qendrore dhe Lindore. Sot, ajo është shndërruar në një rrjetin global që vepron kryesisht në tregje në zhvillim dhe në ekonomitë në tranzicion.

Duke pasur si parim bazë profesionalizmin, CEEMAN promovon inovacionin, kreativitetin dhe respektin për vlerat kulturore, duke ndihmuar individët dhe institucionet që të përballen me sfidat e reja, por edhe të ndërtojë praktika të qëndrueshme në menaxhim.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ngjarja kryesore e vitit për CEEMAN

Konferenca e 33-të vjetore konsiderohet si aktiviteti më i madh i shoqatës. Programi përfshin fjalime të rëndësishme, prezantime, diskutime në tryeza të rrumbullakëta, vizita në kompani, sesione për studiues dhe pedagogë, si dhe mbledhjen e përvitshme të CEEMAN.

Në këtë event do të mbajë një fjalim edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili do të trajtojë perspektivën e vendit në krijimin e një mjedisi më konkurrues për biznesin, si dhe rolin e arsimit dhe lidershipit në nxitjen e inovacionit.

Një hapësirë për dialog dhe ide të reja

Konferenca pritet të krijojë hapësira për bashkëpunime ndërkombëtare dhe shkëmbime idesh mes akademikëve dhe drejtuesve të biznesit. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë akses në informacionet më të fundit mbi zhvillimet në menaxhimin e arsimit dhe do të eksplorojnë mundësi të reja për bashkëpunim në nivel global.

Etiketa: aktualitet
Pas

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Para

Pse na duhet një javë pune me 4 ditë?

Para
Pse na duhet një javë pune me 4 ditë?

Pse na duhet një javë pune me 4 ditë?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

nga Fast News
18:31 | 11/02/2026
0

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

nga Fast News
12:00 | 11/02/2026
0

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

nga Fast News
11:26 | 11/02/2026
0

Garancia Sovrane/ Skema e kreditimit në bujqësi me interes 2%

Garancia Sovrane/ Skema e kreditimit në bujqësi me interes 2%

nga Fast News
11:24 | 11/02/2026
0

Recent News

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

S𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐉𝐚𝐩𝐨𝐧𝐢𝐬ë, 𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 b𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐞 d𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 s𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

18:31 | 11/02/2026
Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

Bërthama e Tokës, rezervuari më i madh i hidrogjenit, çfarë do të thotë kjo për planetin tonë

12:00 | 11/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar