• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje

nga Fast News
1 month më parë
në Ekonomi
0
Mesazhet e Valentina Leskaj: Reformat integruese kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministrja socialiste Valentina Leskaj në një intervistë për “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN dha një mesazh të fortë për mazhorancën dhe opozitën, të cilave u kërkoi bashkëpunim në kuadër të reformave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Leskajt çdo reformë apo nismë që kalon në Parlament duhet të marrë votat e të dy palëve pasi vendi ndodhet në një moment historik dhe bashkëpunimi opozitë-mazhorancë tregon qëndrueshmëri në sytë e BE-së.

“Do të dëshiroja që të gjitha reformat që janë shpallur dhe mbi të gjitha duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Parlamenti ynë të plotësojë të gjitha kriteret e një Parlamenti të demokracisë funksionale. Unë e di që nuk është një gjë e lehtë, sepse këtu sigurisht tango do dy. Dhe duhet ta kuptojnë thellësisht të dyja palët këtë. Natyrisht mazhoranca sa më e fortë të jetë, aq më shumë përgjegjësi ka. Dhe ajo që mazhoranca do bëjë dhe unë besoj dhe e dëshiroj që do bëj, është që të ketë sa më shumë përfshirje sepse kjo bëhet për interesat e vendit, jo thjesht integrimin se do shkojmë ne BE. Çdo reformë që bëhet në Parlament, që përfshin sa më shumë palët është më e qëndrueshme. Sepse vendimet që merren sot janë për një moment historik shumë të rëndësishëm. Ndaj vendimet që merren sot janë shumë afatgjata, kanë të bëjnë me dekada ndaj duhet të jenë shumë të qëndrueshme”, tha Leskaj në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

Një thirrje të fortë Leskaj ia drejtoi opozitës së vendit, duke u kërkuar që të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që shqiptarët ua kanë besuar me votë, pasi Parlamenti sipas saj nuk është një foltore ku futesh, shan e fyen dhe largohesh.

“E dyta është që opozita duhet të kuptojë përgjegjësit që ka. Opozita është përgjegjësi. Ndonjëherë është edhe përgjegjësi më e madhe opozita. Unë kam qenë vetë në opozitë dhe kam qenë kryetare e Grupit Parlamentar. Dhe e kam parë këtë si përgjegjësi, jo si në vend që kur shkon në Parlament ti je komod se do vesh të kritikosh dhe shah e do ikësh. Dhe çështja e integrimit është, ka një shtrirje shumë të gjerë. Nuk vete qeveria në Europë. Ka përgjegjësinë kryesore për të bërë reformat por kjo është një përgjegjësi e të gjithë shoqërisë, edhe e qytetarëve të thjeshtë”, nënvizoi Leskaj në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ndryshon gjeografia e tregtisë. Bien shkëmbimet me Italinë, rriten me Kinën

Para

Si pritet moti këtë javë?

Para
Si pritet moti këtë javë?

Si pritet moti këtë javë?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar