Jep dorëheqjen nga posti i kryetarit i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Mësohet se Dredha e ka dorëzuar dorëheqjen në orët e para të mëngjesit dhe lajmi konfirmohet nga burime brenda bashkisë së Vlorës.
Largimi i Dredhës vjen disa javë pas vizitave të kryeministrit Rama në Bashki, ku urdhëroi mes të tjerash largimin e të gjithë drejtuesve në këtë institucion dhe një ditë përpara asamblesë së PS ku priten dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Sipas burimeve brenda mazhorancës socialiste, arsyeja e dorëheqjes të Dredhës lidhet me situatën e akumuluar javëve të fundit.
Pas përplasjeve të shumta me kryeministri si në daljet publike por edhe ato me dyer të mbyllura, por nga ana tjetër shkarkimet e të gjithë drejtorëve dhe emërimet e të rinjve, proces i cili është ndjekur dhe vendosur nga ministrat e Ramës dhe deputetëve të zgjedhur.
Sipas burimeve Dredha nuk e ka fshehur pakënaqësinë për situatën e krijuar dhe që në një farë mënyrë drejtimin e bashkisë, përsa i përket emërimeve, nuk po bëhej nga ai si titullar, por nga njerëz të cilët kryeministri i kishte vendosur në krye të këtij procesi.