• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekonomia pa besim në kulmin e turizmit, në rënie sektorët kryesorë

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Ekonomia pa besim në kulmin e turizmit, në rënie sektorët kryesorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi nuk ka shtuar besimin tek ekonomia, duke mos u bërë lokomotiva që shpresohej në zhvillimin edhe të sektorëve të tjerë. Vrojtimi i fundit I Bankës së Shqipërisë evidenton se treguesi i Ndjesisë Ekonomike, që mat besimin e agjentëve ekonomikë tek ekonomia e vendit, ka rënë në gusht me 0.8 pikë. Institucioni mbikëqyrës bankar evidenton se rënia e besimit u ndikua nga dobësimi i treguesve të besimit të sektorëve të industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe ulja e besimit të konsumatorit. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e tregtisë shënoi rritje të fortë këtë muaj.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me rreth 4 pikë përqindje në muajin gusht, por duke qëndruar ende me rreth 2 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për prodhimin industrial, si dhe pritjet më pak optimiste për porositë nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar. Ndërkohë, pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie të ndjeshme.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) shënoi rënie me rreth 2 pikë përqindje në gusht. Niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 12 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Pakësimi i TBN-së u përcaktua nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe nga ato për kontratat porositëse. Sa i takon pritjeve, ato për çmimet që do të vendosen në të ardhmen dhe për punësimin paraqiten në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u tkurr me 2.1 pikë përqindje në gusht. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor. Ndërkohë, pritjet për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 5.4 pikë përqindje në gusht, në vijim të rritjes së ndjeshme që regjistroi në muajin korrik. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua kryesisht nga vlerësimet në rritje të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin në të ardhmen. Çmimet në të ardhmen u vlerësuan të mbeten thuajse të njëjta me ato të një muaji më parë.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një rënie të lehtë me 0.5 pikë përqindje. Ky nivel është 0.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie si situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe gjendjen e tyre financiare në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet aktuale në shuma të mëdha ra në muajin gusht. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë.

Etiketa: aktualitet
Pas

10 shprehi ditore që stërvisin trurin tuaj

Para

ALTAX: Mandati i katërt kërkon ekonomi të re, jo vetëm stabilitet politik

Para
ALTAX: Mandati i katërt kërkon ekonomi të re, jo vetëm stabilitet politik

ALTAX: Mandati i katërt kërkon ekonomi të re, jo vetëm stabilitet politik

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

nga Fast News
18:02 | 19/11/2025
0

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

nga Fast News
17:30 | 19/11/2025
0

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

nga Fast News
17:00 | 19/11/2025
0

Recent News

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

18:30 | 19/11/2025
Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

18:02 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar