Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Burri misterioz” që menaxhoi pasurinë e Giorgio Armanit

nga Fast News
6 months më parë
në Bota
0
“Burri misterioz” që menaxhoi pasurinë e Giorgio Armanit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më 5 prill 2025, disa muaj para vdekjes së tij, Giorgio Armani u paraqit te një noter milanez për të depozituar testamentin e tij sekret, të shkruar pjesërisht në kompjuter dhe pjesërisht me dorë.

“Mbreti i modës” e dorëzoi testamentin e tij të fundit, të mbyllur në gjashtë fletë letre të bardha A4, në prani të dy dëshmitarëve.

I pari është Ruben Israel, bashkëpronar i firmës noteriale që përdori Armani. I dyti është një “njeri misterioz”, i padëgjuar më parë, emri i të cilit doli pas publikimit të testamentit. Raporti i depozitimit rendit emrin, datën e lindjes dhe adresën e tij: Luigi Chiapparini, 73 vjeç, që jeton në San Giorgio su Legnano, në zonën metropolitane të Milanos.

Kush është Luigi Chiapparini?

“Corriere della Sera” zbulon pak nga ajo që dihet për jetën e Chiapparinit, një njeri që duket se është i panjohur për të gjithë, madje edhe për bashkëqytetarët e tij. 73-vjeçari zakonisht bën një jetë të thjeshtë në vilën e tij elegante në San Giorgio, me një kopsht të mirëmbajtur.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Unë jam askush dhe dua të mbetem i tillë; nuk jam shfaqur kurrë askund”, i tha vetë Chiapparini gazetës italiane.

Por, me çfarë merret ai? Burri “misterioz” është në fakt një bankier privat, një profesionist që ofron këshillim financiar dhe shërbime të personalizuara të menaxhimit të pasurisë për klientët me pasuri të lartë neto, duke ofruar mbështetje për investimet, planifikimin tatimor, trashëgiminë dhe sigurimet.

Bankieri privat, duke menaxhuar nevoja komplekse financiare, ndërton një marrëdhënie afatgjatë besimi me klientin. Dhe kjo është ndoshta ajo që ka ndodhur edhe me Giorgio Armanin.

Vetë Chiapparini shpjegoi se marrëdhënia e tij me Armanin, si këshilltar financiar, filloi në vitet ‘90 dhe ka vazhduar gjatë dekadave të fundit.

“Corriere della Sera” zbuloi disa detaje të tjera: Chiapparini fillimisht punoi në Cassa di Risparmio di Parma e Piacenza, më pas u transferua në Credit Suisse, tani UBS, në vitin 1999. Në UBS stilisti kishte disa llogari personale, përfshirë ato ku ai ndau dhjetëra miliona për miqtë e tij më të ngushtë. Paratë menaxhoheshin nga Chiapparini, një nga të paktët profesionistë jashtë rrethit të ngushtë të familjes dhe bashkëpunëtorëve që fituan besimin e Giorgio Armani.

Etiketa: aktualitet
Pas

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

Para

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Para
Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

nga Fast News
11:20 | 05/03/2026
0

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

nga Fast News
10:00 | 05/03/2026
0

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

nga Fast News
09:30 | 05/03/2026
0

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

nga Fast News
08:59 | 05/03/2026
0

Recent News

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

11:20 | 05/03/2026
Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

10:00 | 05/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora