• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Akademik, Prof. Anastas Angjeli: Lufta ekonomike, ekonomia e luftës dhe ekonomia e paqes

nga ro ot
11 minutes më parë
në Analizë
0
Akademik, Prof. Anastas Angjeli: Lufta ekonomike, ekonomia e luftës dhe ekonomia e paqes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pra, qëllimi i luftës ekonomike është të dëmtohet ose të dobësohet kapaciteti ekonomik, financiar ose teknologjik i një vendi kundërshtar, për ta detyruar në këtë mënyrë të ndryshojë sjelljen politike apo strategjike, përmes instrumenteve ekonomike që përmendëm dhe pa përdorur armë. Historikisht, lufta ekonomike, veçanërisht ajo e sanksioneve, që pas Luftës së Dytë Botërore e deri tashmë me luftën Rusi–Ukrainë, është përdorur dhe vazhdon të përdoret.

Akademik, Prof. Anastas Angjeli
President i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

 

“…Nuk do të jetë një luftë botërore, por një luftë ekonomike”, ka deklaruar javë më parë Presidenti i SHBA, Donald Trump. Dhe ditë më parë, gjithashtu Presidenti Trump, riemërtoi Departamentin e Mbrojtjes në SHBA në Departamentin e Luftës.

Dhe duket se koncepti i luftës ekonomike dhe i ekonomisë së luftës rierdhi në diskursin politik dhe ekonomik, që pas fillimit të luftës Rusi–Ukrainë. Ato u nxorrën nga librat dhe “arkivat e bibliotekave ku ishin kyçur” që pas Luftës së Dytë Botërore, duke e kthyer në të spostuar tashmë termin “Ekonomia e paqes”. Kjo sepse tashmë ndodhemi përballë faktit që ekonomia e luftës dhe bashkë me të edhe lufta ekonomike kanë filluar, janë një realitet. Një luftë e cila është shfaqur në forma të ndryshme, që nga lufta tregtare dhe politika e re e tarifave deri te politika e sanksioneve, etj. Arsyet dhe ndikimet e kësaj lufte janë të ndryshme, por gjithsesi, në këtë periudhë po zhvillohen të lidhura dhe me dallimet e tyre edhe lufta ekonomike dhe ekonomia e luftës, duke iu larguar ekonomisë së paqes.

LUFTA EKONOMIKE

Çfarë është lufta ekonomike dhe në çfarë forme paraqitet ajo? Si koncept teorik, lufta ekonomike është përdorimi nga një vend i instrumenteve (mjeteve) ekonomike si një armë për të dëmtuar një vend tjetër. Lufta ekonomike paraqitet në forma nga më të ndryshmet, më të përdorshmet janë:

– “Luftë” tregtare, tarifash dhe barrierash tregtare, e cila ka qenë në qendër të politikës tregtare të Presidentit Trump, që me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Kjo luftë, këto 9 muaj të këtij viti, është përdorur dhe po përdoret nga SHBA ndaj shumë shteteve (BE, Kanada, Meksikë, Japoni, etj.) si një instrument i rëndësishëm i “luftës tregtare” apo i ndryshimit të marrëdhënieve tregtare (sidomos me BE). Rezultatet e politikës së re të tarifave, deri në 1 gusht, janë bërë publike dhe ndërkaq kjo luftë vazhdon.

– Lufta përmes sanksioneve ekonomike, që janë masa që kufizojnë marrëdhëniet ekonomike, financiare dhe tregtare me një subjekt të caktuar për qëllime politike ose sigurie. Politika e sanksioneve ekonomike është përdorur nga shtetet ose organizatat ndërkombëtare për të ndëshkuar ose penguar një shtet, një grup individësh ose kompani për veprime që këto institucione i shohin si të kundërta me normat ndërkombëtare të drejtësisë, sigurisë ose së drejtës ndërkombëtare. Qëllimi zakonisht është të ushtrohet presion politik/ekonomik në mënyrë që subjekti që po sanksionohet të ndryshojë sjelljen – p.sh. të tërhiqet nga agresioni, të respektojë ligjet ndërkombëtare ose të respektojë të drejtat e njeriut. Aktualisht, rasti më tipik i sanksioneve janë ato të vendosura nga SHBA dhe BE ndaj Rusisë për shkak të luftës Rusi–Ukrainë.

Disa nga format e sanksioneve janë:
• ngrirja e aseteve të personave/kompanive që janë subjekt sanksionesh;
• ndalimi i udhëtimeve (vizave) për persona të caktuar;
• embargot/ndalesa për eksport ose import të mallrave, shërbimeve ose teknologjisë;
• kufizime financiare, përfshirë pengesa në pagesa ndërkombëtare, transferime bankare, përdorimin e sistemeve ndërkombëtare financiare;
• masa që synojnë evazionin e sanksioneve, partnerët që mbështesin ose lejojnë evazionin.

Sipas të dhënave të fundit, BE ka miratuar 18 paketa sanksionesh që kur filloi lufta e Rusisë në Ukrainë (22 shkurt 2022 deri më tani), të cilat përfshijnë më shumë se 2 500 individë dhe subjekte të sanksionuara. Gjithashtu, paketat më të fundit (18a) kanë përfshirë zgjerime të kuadrit të sanksioneve, përfshirë masa që godasin “flotën e hijeve” (shadoë fleet) të anijeve që transportojnë naftë, si dhe shtimin e individëve/subjekteve me ndikim në sektorë të ndryshëm. Ndërsa Shtetet e Bashkuara (SHBA), deri në shkurt 2024, kanë sanksionuar 4 000 individë dhe subjekte, si masa që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Për vendet me prioritete të shumta zhvillimore, si Shqipëria, këto dinamika kërkojnë vendimmarrje strategjike. Shqipëria është angazhuar ndër vite për modernizimin e ushtrisë, për përmirësimin e infrastrukturës ushtarake, po përgatitet për të filluar zhvillimin e industrisë ushtarake dhe për përmbushjen e objektivave që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO. Rritja graduale e buxhetit për mbrojtje përkon me një përpjekje për rritjen e besueshmërisë si aleat dhe për harmonizimin me standardet euroatlantike të sigurisë.
Forma të tjera të luftës ekonomike që po përdoren janë: embargoja tregtare apo energjetike, bllokimet e ndryshme të ndihmave financiare, lufta përmes politikave monetare për të realizuar zhvlerësim të qëllimshëm të valutës për të krijuar avantazh, si dhe gjithashtu, në kohën e sotme, mund të përdoren edhe spekulimet dhe tronditjet në tregjet dhe bursat financiare dhe të mallrave, kriptomonedhat, lufta për shtimin e rezervave në ar dhe sigurimi i metaleve të çmuara.

Pra, qëllimi i luftës ekonomike është të dëmtohet ose të dobësohet kapaciteti ekonomik, financiar ose teknologjik i një vendi kundërshtar, për ta detyruar në këtë mënyrë të ndryshojë sjelljen politike apo strategjike, përmes instrumenteve ekonomike që përmendëm dhe pa përdorur armë. Historikisht, lufta ekonomike, veçanërisht ajo e sanksioneve, që pas Luftës së Dytë Botërore e deri tashmë me luftën Rusi–Ukrainë, është përdorur dhe vazhdon të përdoret.

PO EKONOMIA E LUFTËS, ÇFARË ËSHTË?

“Në këtë kohë po thellohet më shumë një hendek i madh midis asaj që, nga njëra anë, vendet janë të përgatitura të shpenzojnë për qëllime ushtarake, për të ofruar siguri dhe për të ruajtur statusin e fuqisë së tyre globale dhe rajonale, dhe, nga ana tjetër, shpenzimeve për të zbutur varfërinë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik e social.”

Ekonomia e luftës është një sistem ekonomik ku burimet kombëtare – si prodhimi, industria, teknologjia dhe fuqia punëtore – orientohen dhe mobilizohen për të mbështetur një konflikt të armatosur. Kjo ndodh zakonisht kur një vend është në gjendje lufte dhe qeveria e ndryshon funksionimin ekonomik për të përballuar nevojat ushtarake.

Pra, “ekonomia e luftës” përfshin veprimet e ndërmarra nga një shtet për të mobilizuar ekonominë e tij në prodhim gjatë periudhës së luftës. Philippe Le Billon e përshkruan “ekonominë e luftës” si: “Sistemin e prodhimit, mobilizimit dhe shpërndarjes së burimeve për të mbështetur dhunën (luftën) — është një ekonomi lufte.” Për sa i përket kërkesës agregate, ky koncept është lidhur me “kejnsianizmin ushtarak”, ku buxheti i mbrojtjes stabilizon ciklin ekonomik në kushtet kur ekonomia hyn në recesion.

Shembujt e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore tregojnë politikat e riarmatimit që u ndoqën në periudhat përkatëse. Zhvillimet e tre viteve të fundit si pasojë e luftës Rusi–Ukrainë po e rikonfirmojnë atë. Karakteristikat kryesore të ekonomisë së luftës janë:
• Rritje e shpenzimeve ushtarake;
• Mobilizim i industrisë për prodhim armësh;
• Racionim i ushqimit, energjisë apo burimeve të tjera;
• Kontroll shtetëror mbi çmimet dhe prodhimin;
• Rikthim në “luftën e yjeve” — kontrolli i hapësirës.

Shembull: Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë vende (si Gjermania, SHBA apo Bashkimi Sovjetik) kaluan në ekonomi të luftës, ku industria civile u kthye për prodhimin e armatimit.

RRITJA E SHPENZIMEVE USHTARAKE DHE E PRODHIMIT USHTARAK — TIPAR I EKONOMISË SË LUFTËS?

Duket se periudha e demilitarizimit po mbaron dhe një garë e re armatimesh po rishfaqet.

Prandaj, një tipar dallues i një “ekonomie luftarake” konsiston pikërisht në rritjen e shpenzimeve ushtarake (prodhimit ushtarak). Po të shikojmë të dhënat për nivelin e prodhimit ushtarak për vitin 2020, vëmë re se në vendin e parë për shpenzimet ushtarake në raport me PBB-në është Rusia me 4.2% dhe pas saj Ukraina me 4%. Pra, rezistenca e popullit ukrainas që habiti botën mbështetej edhe në rritjen eksponenciale të shpenzimeve ushtarake, të cilat në vitin 2014 zinin më pak se 1% të GDP-së, ndërsa në vitin 2020 arritën në 4% të tij.

Pas këtyre dy vendeve vijnë SHBA me 3.5%, por me një PBB 2.5 herë më të madhe se Rusia, dhe më poshtë Kina me 1.8%, Italia me 1.7% dhe Gjermania me 1.4%. Sigurisht, përqindja ndaj PBB-së nuk tregon masën absolute të shpenzimeve ushtarake, por po të vëmë re, pas luftës të gjitha vendet rritën buxhetin e armatimeve. Për herë të parë Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore i është lejuar të ketë një buxhet ushtarak prej 2% të GDP-së. Pra, tendencat në rritje të buxheteve ushtarake janë shenja indirekte të një ekonomie të orientuar, të paktën nga parandalimi i luftës.

Kjo u duk edhe në punimet e Samitit të NATO-s në Hagë. Pas përfundimit të këtij samiti, një shifër rezonon më fort se çdo deklaratë diplomatike: 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duhet të jetë kontributi i çdo vendi anëtar të NATO-s për këtë aleancë. Ky është objektivi i ri që aleatët e NATO-s janë zotuar ta arrijnë deri në vitin 2035, një rritje e ndjeshme nga objektivi i mëparshëm prej 2%, i cili vetë përmbushej në mënyrë të pjesshme nga disa vende anëtare. Në mënyrë të dukshme, kjo shifër sinjalizon një ndryshim të madh në mënyrën si shtetet e përkufizojnë sigurinë dhe përparësitë strategjike.

Ndërsa agresioni i Rusisë në Ukrainë, pasiguritë gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe tensionet e shtuara në Azinë Lindore e kanë rritur ndjeshmërinë ndaj kërcënimeve të jashtme, përpjekjet për të garantuar mbrojtjen kombëtare po shndërrohen gjithnjë e më shumë në një strukturë të re ekonomike: atë që shumë analistë po e quajnë “ekonomia e luftës”.

Të dhënat më të fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm (SIPRI) tregojnë se shpenzimet ushtarake globale arritën në mbi 2.718 trilionë dollarë në vitin 2024, nga rreth 2.113 trilionë dollarë në 2021, duke shënuar një rritje prej 6.8% (2024/2023) — një nivel i paparë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Në krye të kësaj liste qëndrojnë Shtetet e Bashkuara me 997 miliardë dollarë (2025) nga 801 miliardë dollarë (2021), ndjekur nga Kina me 314 miliardë, nga 293 miliardë dollarë në 2021, dhe Rusia me 149 miliardë në 2025 nga 65.9 miliardë USD në 2021. Gjithashtu, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, India dhe Arabia Saudite renditen gjithashtu ndër shpenzuesit e mëdhenj në rritje të shpenzimeve ushtarake. Veçanërisht, shtetet evropiane, që historikisht kanë pasur një profil më të ulët në raport me investimet ushtarake që nga vitet ’90, po përjetojnë një rritje të fortë: buxhetet për mbrojtjen në kontinent u rritën mesatarisht me 16.7% në vitin 2024, me Gjermaninë që synon të dyfishojë shpenzimet e saj në vetëm katër vjet.

Në këtë panoramë të gjerë, vendet e NATO-s janë përballë një dileme të madhe politike dhe buxhetore: të ndjekin këtë standard të ri prej 5% të PBB-së për mbrojtjen ose të përballen me vështirësitë e përafrimit të plotë me Aleancën në aspektin strategjik dhe operativ. Kjo tendencë nuk është thjesht teknike; ajo riorienton gjithë logjikën e politikave publike, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi sektorët civilë si arsimi, shëndetësia, çështjet sociale, infrastruktura dhe tranzicioni ekologjik. Sipas vlerësimeve të analistëve evropianë, nëse Bashkimi Evropian do të ndjekë këtë rrugë deri në vitin 2035, do të nevojiten rreth 600–650 miliardë euro shtesë çdo vit, të cilat nuk janë të lehta për t’u siguruar pa cënuar prioritetet sociale.

Nga ana ekonomike, efekti i menjëhershëm i shpenzimeve ushtarake mund të jetë pozitiv për sektorë të caktuar të industrisë dhe teknologjisë, veçanërisht në vendet që zotërojnë kapacitete të zhvilluara për prodhimin e pajisjeve ushtarake. Megjithatë, literatura ekonomike është e kujdesshme kur bëhet fjalë për ndikimin afatgjatë. Studiues të ndryshëm kanë vlerësuar se rritja e shpenzimeve ushtarake ka tendencë të ulë rritjen ekonomike në periudhë afatmesme dhe afatgjatë, për shkak të fenomenit të “croëding out”, ku fondet e disponueshme për investime produktive zëvendësohen me financime për mbrojtjen.

Për vendet me ekonomi më të vogla dhe me prioritete të shumta zhvillimore, si Shqipëria, këto dinamika kërkojnë analiza të kujdesshme dhe vendimmarrje strategjike. Shqipëria është angazhuar ndër vite për modernizimin e ushtrisë, për përmirësimin e infrastrukturës ushtarake, po përgatitet për të filluar zhvillimin e industrisë ushtarake dhe për përmbushjen e objektivave që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO. Rritja graduale e buxhetit për mbrojtje përkon me një përpjekje për rritjen e besueshmërisë si aleat dhe për harmonizimin me standardet euroatlantike të sigurisë. Megjithatë, në një kontekst ku nevojat për investime në arsimin publik, kujdesin shëndetësor dhe social, zhvillimin teknologjik, infrastrukturën rurale dhe mbrojtjen e mjedisit mbeten të pranishme, është e domosdoshme që çdo vendim për rritjen e shpenzimeve ushtarake të analizohet në raport me ndikimin në mirëqenien e qytetarëve dhe qëndrueshmërinë ekonomike.

Në këtë sfond kompleks, përkufizimi i sigurisë po kalon nga një koncept i gjerë që përfshinte zhvillimin, mirëqenien dhe paqen e qëndrueshme, në një model të ngushtë të bazuar mbi përgatitjen për përballje ushtarake. Rreziku është që ky tranzicion të mos jetë thjesht reagim ndaj një realiteti të tensionuar ndërkombëtar, por të shndërrohet në një politikë të qëndrueshme që e riorienton thellësisht mënyrën se si funksionojnë shtetet, përfshirë në fushën e edukimit qytetar dhe të formësimit të brezave të rinj.

Programet e rindërtimit pas luftërave (si “Plani Marshall” në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, apo programe të tjera të ngjashme për rindërtim pas luftërave rajonale) janë shembuj të aplikimit të ekonomisë së paqes.Përgjigjja ndaj pyetjes se cila lloj ekonomie është më e dobishme, sigurisht që është EKONOMIA E PAQES.

Kësisoj, në vendin tonë, ruajtja e ekuilibrit midis përkushtimit për sigurinë kolektive dhe ruajtjes së investimeve në zhvillimin social, është jetike. Siguria e qëndrueshme, padyshim, ndërtohet bazuar mbi teknologji ushtarake dhe strategji mbrojtjeje, por njëkohësisht edhe mbi institucione të forta, qytetarë të mirëarsimuar, shërbime publike të aksesueshme dhe një mjedis të shëndetshëm. Në këtë kuptim, çdo vendim për buxhetet ushtarake nuk është thjesht teknik — është një zgjedhje politike që flet për vizionin që një shoqëri ka për të ardhmen.

“Racionimi” është një tipar tjetër i ekonomisë së luftës. Shumë vende të BE-së po ndërmarrin skema ekonomike që ngjajnë me gjithë elementet e ekonomisë së luftës. Një nga tiparet e ekonomisë së luftës është racionimi. A po ndodh kjo në ekonominë europiane? Sinjalet tregojnë se po ndodh ky fenomen. Kjo duket në politikat që Komisioni Evropian po ndjek për racionimin e përdorimit të energjisë elektrike dhe të gazit, pezullimet që i kërkohen vendeve të BE-së për të mos u furnizuar me naftë dhe gaz nga Rusia (që u theksua dhe nga letra e fundit e Presidentit Trump), problemet në zinxhirin e furnizimit me produkte ushqimore e drithëra të bukës që, sa kohë vazhdon lufta Rusi–Ukrainë, ato janë prezente, etj. Gjithë kjo situatë në fakt është tipar i një ekonomie lufte, por në thelbin e saj ekonomik ka rritjen e madhe të kostove si në lëndët e para ashtu dhe në çmimet e faktorëve të prodhimit.

EKONOMIA E PAQES

“Nga të gjithë armiqtë për liri publike, lufta është ndoshta më e tmerrshmja, sepse ajo përfshin dhe zhvillon mikrobin e secilit. Lufta është prindi i ushtrive. Nga këto burojnë borxhet dhe taksat … instrumente të njohura për të vënë të shumtët nën dominimin e të paktëve.… Asnjë komb nuk do të mund ta ruante lirinë e tij në mes të luftës së vazhdueshme.”
— James Madison, 4th President of the USA, Political Observations, 1795

Zhvillimet në luftën ekonomike dhe ekonominë e luftës, sidomos këto tre vitet e fundit, pas fillimit të luftës Rusi–Ukrainë, dëshmojnë për një spostim nga zhvillimet e mëparshme të ekonomisë së paqes, që pas Luftës së Dytë Botërore ishte prioritet i zhvillimit.

Ekonomia e paqes është një koncept që fokusohet në ndërtimin e një ekonomie që mbështet paqen, stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë. Kjo do të thotë përdorim i burimeve për të parandaluar konfliktet dhe për të promovuar drejtësi sociale, mirëqenie dhe bashkëpunim mes kombeve. Disa elemente kryesore të ekonomisë së paqes janë:
• Investim në arsim, shëndetësi dhe zhvillim social;
• Ulje e shpenzimeve ushtarake;
• Bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar;
• Ndërtim i institucioneve demokratike dhe të qëndrueshme.

Programet e rindërtimit pas luftërave (si “Plani Marshall” në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, apo programe të tjera të ngjashme për rindërtim pas luftërave rajonale) janë shembuj të aplikimit të ekonomisë së paqes.Përgjigjja ndaj pyetjes se cila lloj ekonomie është më e dobishme, sigurisht që është EKONOMIA E PAQES.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Bombardoni laboratorët e inteligjencës artificiale”, shkencëtarë paralajmërojnë: Mund të sjellë fundin e njerëzimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Akademik, Prof. Anastas Angjeli: Lufta ekonomike, ekonomia e luftës dhe ekonomia e paqes

Akademik, Prof. Anastas Angjeli: Lufta ekonomike, ekonomia e luftës dhe ekonomia e paqes

nga ro ot
17:53 | 26/09/2025
0

“Bombardoni laboratorët e inteligjencës artificiale”, shkencëtarë paralajmërojnë: Mund të sjellë fundin e njerëzimit

“Bombardoni laboratorët e inteligjencës artificiale”, shkencëtarë paralajmërojnë: Mund të sjellë fundin e njerëzimit

nga Fast News
11:21 | 26/09/2025
0

Nis disburimi i fondeve për fermerët. Nga nafta, tek blegtoria e bletaria, ja kush ka përfituar

Nis disburimi i fondeve për fermerët. Nga nafta, tek blegtoria e bletaria, ja kush ka përfituar

nga Fast News
11:18 | 26/09/2025
0

Si t’iu përgjigjeni pyetjeve “kurth”?

Si t’iu përgjigjeni pyetjeve “kurth”?

nga Fast News
11:13 | 26/09/2025
0

Recent News

Akademik, Prof. Anastas Angjeli: Lufta ekonomike, ekonomia e luftës dhe ekonomia e paqes

Akademik, Prof. Anastas Angjeli: Lufta ekonomike, ekonomia e luftës dhe ekonomia e paqes

17:53 | 26/09/2025
“Bombardoni laboratorët e inteligjencës artificiale”, shkencëtarë paralajmërojnë: Mund të sjellë fundin e njerëzimit

“Bombardoni laboratorët e inteligjencës artificiale”, shkencëtarë paralajmërojnë: Mund të sjellë fundin e njerëzimit

11:21 | 26/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar