• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 months më parë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

ngaFast News
në Ekonomi
0
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

 

Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një person të punësuar ka pësuar një rënie të lehtë vitin e kaluar në 41.3 orë, nga 41,6 orë në vitin 2023.

Sektori i bujqësisë kryeson me orët më të ulëta javore të punës, me 35.5 orë në javë në vitin 2024 nga 36,5 orë në vitin 2023. Bujqësia është një sektor me sezonalitet të lartë, çka ndikon në një mesatare me te ulët javore të orëve të punës në krahasim me sektorët e tjerë të prodhimit dhe tregtisë.

Ndër sektorët me ngarkesën më të ulët të punës qëndron administrata publike dhe shërbimet sociale. Megjithatë, administrata ka qëndruar më gjatë në punë në 2024-n, ku orët javore kanë shënuar një rritje të lehtë nga 40,3 në 2023 në 40,5 në 2024.

Në kundërt sektori i tregtisë, transportit, hotelerisë dhe shërbimeve të biznesit regjistron më shumë orë në punë, duke u rritur lehtë nga 46.7 orë në vitin 2023 në 46.8 orë në vitin 2024. Ky trend tregon për ritme më të larta pune në këto aktivitete që lidhen ngushtë me konsumin dhe shërbimet dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.

Edhe sektori i prodhimit ruan një ngarkesë të lartë pune, nga 46,6 orë në vitin 2023 në 46,4 orë në 2024, duke u renditur ndër sektorët me më shumë orë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sektori i ndërtimit ndjek të njëjtin trend, megjithëse ka shënuar një ulje të lehtë nga 45,1 orë në vitin 2024. Nga ana tjetër, industria nxjerrëse, energjia, gazi dhe furnizimi me ujë shënojnë një rritje të lehtë të orëve mesatare, nga 43orë në 2023 në 43,2 orë në 2024, duke reflektuar qëndrueshmërinë që kanë këto sektorë si nga flukset e kërkesës ashtu edhe të prodhimit.

Aktivitetet si tregtia, shërbimet dhe prodhimi, ku ngarkesa e punës është e lartë, dhe nga ana tjetër sektorë si bujqësia dhe administrata publike, ku orët javore janë dukshëm më të ulëta.

Në Shqipëri punohet shumë më gjatë se në BE

Në vitin 2024 punonjësit shqiptare kishin oraret më të zgjatuara të punës në javë në krahasim me BE-në. Mesatarja e bashkimit Europian, sipas Eurostat ishte 36 orë në javë, rreth 5 orë më pak së në Shqipëri.

Vendet me orët me gjata javore të punës, ishin Greqia (41 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0).

Në të kundërt, Holanda, kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).

Etiketa: aktualitet
Pas

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Para

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Zhdoganimi i automjeteve të importuara do të kushtojë më shumë, ja arsyeja

Zhdoganimi i automjeteve të importuara do të kushtojë më shumë, ja arsyeja

nga Fast News
16:21 | 26/12/2025
0

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

nga Fast News
21:06 | 25/12/2025
0

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

A do të ndryshojë çmimi i energjisë për familjarët? E zbulon drejtori i OSHEE-së

nga Fast News
12:00 | 25/12/2025
0

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

nga Fast News
11:30 | 25/12/2025
0

Para
Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Recent News

Zhdoganimi i automjeteve të importuara do të kushtojë më shumë, ja arsyeja

Zhdoganimi i automjeteve të importuara do të kushtojë më shumë, ja arsyeja

16:21 | 26/12/2025
Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

21:06 | 25/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar