Nga Irena Beqiraj, eksperte për ekonominë
Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në Ostend, aty ku familja mbretërore kishte shtëpinë e saj verore. Autostrada u ndërtua posaçërisht për pushuesit dhe turistët ndërkombëtarë. Rruga e re padyshim që solli një bum të turisteve , aq sa ajo nuk ishte kurrë mjaft e gjerë në sezonin e pikut, edhe mbetej pothuajse bosh në sezonin tjetër.
Po ashtu, dyqanet dhe restorantet, apartamentet shumëkatëshe të ndërtuara përgjatë bregdetit, ndërtimi i të cilave shkatërroi dunat edhe dëboi kafshët e egra, shëndroheshin nga të mbipopulluara në bosh. Investimet e mëdha në turizëm nuk e shpëtuan qytetin nga vështirësitë ekonomike, i cili në vitet 1980, ju drejtua fondeve të vecanta europiane për të rimkëmbur ekonominë e tij.
Historia e Ostend është përjetuar në shumë destinacione turistike pa asnjë dyshim do të përjetohet edhe në Shqipëri .
Asgje jashtë logjikës ekonomike nuk ka ndodhur. Janë qasjet edhe narrativat qeverisë janë jashtë realitetit edhe kundër logjikës ekonomike .
Turizmi kërkon infrastrukturë intensive publike edhe private e cila fatkeqësisht përdoret me kapacitet të plotë vetem gjatë sezonit , edhe është e vështirë të gjenden përdorime alternative për keto infrastruktura gjatë periudhave të tjera të vitit . Përdorimi nën kapacitet i investimeve zvogëlon shumë kthimin nga investimi duke rritur presionin tek cmimet në sezon . Ky presion I rritjes së cmimeve në sezon rritet edhe me shumë sidomos kur fasilitetet turistike janë të vogla, të fragmentizuara, edhe nuk përfitojnë dot nga ekonomia e shkallës.
Po ashtu sezonaliteti në punësim I ka berë pagat rreth 2.5 herë më të larta se produktiviteti i shërbimeve që lidhen me turizmin duke rritur shumë kostot e ofrimit të shërbimit .
Ndërsa në Shqipëri turizmi zgjerohet, në të njëjtën kohë sektori bujqësor i cili duhet të mbështeste këtë zgjerim duke njohur edhe ai rritje, është në depresion me 13 tremujorë në rënie. Vendi e importon pjesën më të madhe të mallrave dhe produkteve thelbësore. Nëse vendi vazhdon të rrisë importet edhe të përjetojë ulje të prodhimit vendas për pjesën më të madhe të mallrave dhe produkteve thelbësore të cilat konsumohen në territor, zgjerimi i mëtejshëm i turizmit pa asnje dyshim do të shoqërohet me inflacion edhe rritje të mëtejshme te cmimeve.
Super optimizmi i qeverisë për turizmin si sektori bazë ku do te mbështetet rritja ekonomike, ka berë që me lehtësi dhe me dritëshkurtësi aty të alokohen me se shumti burimet e kufizuara financiare edhe njerëzore duke dobësuar fuqinë edhe aftësinë e sektorëve të tjerë të cilët janë një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm. Ndërtimi i hoteleve , apo komplekseve të vilave i bën zonat përreth më pak të përshtatshme për qëllime të tjera, si bujqësi edhe agrikulturë , industri, apo zona rekreative për vendasit.
Mbështetja e zhvillimit tek turizmi edhe ndërtimet e hoteleve me Pesë Yje , është rruga e sigurt drejt ekonomisë Hawaiiane , ose ekonomisë së sherbimeve me produktivitet të ulët (pastruesve edhe kamarierëve), ekonomi e cila do të duhet të blejë Inteligjencën Artificiale , teknologjinë , por edhe mallrat bazike të konsumit nga ekonomitë më te përparuara. Si rrjedhojë e produktivitetit të ulët i cili con në standart relativisht të ulet të jetesës, krahasuar me botën përreth shkretëtirizimi ( ikja e njerëzve) i qyteteve, e pastaj i gjithë vendit është rezultati i pashmangshëm .
Për shembull Ostendi duke zgjedhur turizmin humbi mundësinë për të qenë një pikë strategjike e tregëtare midis Francës Anglisë edhe Belgjikës .
Shqipëria çfarë ka humbur ? Asnjë nuk është ne gjendje ti përgjigjet kësaj pyetje .
Por ama si gjithmonë duke refuzuar të kuptojmë si funksionon ekonomia kemi gjetur sa hap e mbyll sytë armiqtë e përpjekjeve të lavdërueshme të qeverisë për krijimin e “Maldiveve të Europës . Ato janë vlonjatët edhe tamaqarllëku i tyre!