• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

nga Fast News
4 minutes më parë
në Lifestyle
0
Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Llojet e fortë ose “kërcënues” të personalitetit kanë një pikëpamje të veçantë në lidhje me botën. Shpesh, vështirësitë ose pengesat që na është dashur të kapërcejmë, kanë formuar personalitetin dhe karakterin. Ndonjëherë shfaqemi si të pasjellshëm ose të pagdhendur, por në të vërtetë është vetëm mendësia e tyre e pavarur që shpie njerëzit në rrugën e gabuar herë pas here. Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se sa të fortë jemi saktësisht, deri sa ne jemi në një situatë që na lë pa zgjidhje tjetër, përveçse të jemi të fortë.

Një lloj personaliteti i fortë, apo “kërcënues”, mund të nënkuptojë diçka të ndryshme për gjithsecilin. Por ka disa tipare dhe karakteristika që duket të jetë e natyrshme tek të gjithë. Ja janë pesë mënyra për të treguar nëse ju keni një personalitet që i “tremb” të tjerët:





Ju mërziteni me bisedat e rëndomta

Bashkëbisedimet intelektuale mund të jenë të vështirë për t’u realizuar, por tipat me personalitet të fortë preferojnë më mirë këto lloje, se sa bisedat e kota, që njerëzit bëjnë shpesh në takime sociale. Ata mirëpresin njerëz që janë kureshtarë intelektualisht, dhe që dëshirojnë të diskutojnë për gjëra që vlejnë. Pjesa “trembëse” e kësaj, është se këta njerëz nuk kanë frikë të ta thonë këtë gjë. Sidomos kur vjen fjala për të kryer një punë; ata thjeshtë nuk kanë kohë për asgjë tjetër, përveç thelbit.

Ju nuk duroni dot sjelljet dhe qasjet injorante

Ndërkohë që ky është një lloj përgjithësimi, shumica e njerëzve me vullnet të fortë janë shumë të arsimuar, qoftë nga një institucion i njohur, qoftë thjeshtë përmes viteve të hulumtimit që ata kanë kryer vetë. Ata kanë shpenzuar kohë dhe përpjekje për të mësuar dhe kuptuar sa më shumë vende të botës të jetë e mundur, diçka që kërkon një mendje të hapur. Pra, kur të tjerët janë me dashje të paditur, artificialë ose gjykues, tipat me personalitet të fortë nuk do t’i tolerojnë ata.

Ju krijoni shanse, atje ku nuk ka asnjë

“Duket sikur, sa më shumë punoj, aq më me fat jam”. Ky citat përshkruan aftësinë e një lloji të fortë të personalitetit, për të krijuar mundësi për veten e tyre, pa ndihmën e të tjerëve. Etika e tyre e përkushtuar e punës krijon mundësi, dhe guximi i tyre i motivon ata për të përfituar prej saj. Dhe ata nuk ndjejnë keqardhje, për këdo që ndihet i fyer nga aftësia e tyre për të patur sukses.

Jeni shumë të painteresuar për vëmendjen e të tjerëve

Ndërkohë që karakteristikat e llojeve të fortë dhe “trembës” të personalitetit shpesh ftojnë vëmendjen (qoftë pozitive, apo negative), ata me të vërtetë nuk duan t’ia dijnë për të. Për më tepër, ata nuk janë gati që të braktisin rrugën e tyre, për ta kërkuar vëmendjen. Ata preferojnë të fokusohen në punën e tyre, duke u siguruar se çdo gjë që ka nevojë të bëhet, duhet bërë, dhe duhet bërë mirë.

Jeni të painteresuar në justifikime

Për shkak se tipat e fortë të personalitetit kanë një etikë pune të vendosur, ata e dinë shumë mirë se gjërat nganjëherë nuk shkojnë siç është planifikuar. Por a nxjerrin ata justifikime? Jo. Ata analizojnë pengesat para tyre, gjejnë një mënyrë për t’i kapërcyer, dhe shtyjnë përpara me punën e tyre. Kjo është arsyeja pse ata kanë absolutisht zero kohë për këdo që është i prirë për t’u “qaravitur” pa pasur arsye.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

Të Gjitha

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

nga Fast News
09:48 | 14/08/2025
0

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

Recent News

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

09:48 | 14/08/2025
“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar