• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Projekti UNIVALENS hap rrugën për diploma të përbashkëta në fushën e arteve të performuara

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

 

Në një hark kohor prej 18 muajsh, 1 shkurt 2024 – 31 korrik 2025, Universiteti i Arteve të Tiranës, mori pjesë në një nismë rajonale ndërkufitare për “Tejkalimin e kufizimeve në njohjen dhe ekuivalentimin e Programeve të Arsimit të Lartë Ndërkufitar” me akronimin UNIVALENS, mbështetur nga Programi Interreg IPA CBC – South Adriatic duke përfshirë Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi.

Projekti UNIVALENS u strukturua me qëllimin:

a. për të identifikuar dhe kapërcyer pengesat proceduriale (administrative dhe ligjore) për të zbatuar Programe të përbashkëta të Arsimit të Lartë, të vlefshme e të njohura në të tre vendet e përfshira;





dhe,

b. për të realizuar praktikisht një model bashkëpunimi ndërkufitar për universitetet, ku partnerët të mund të testojnë e të zhvillojnë sëbashku një program të Arsimit të Lartë të nivelit Master, në fushën e Arteve të Performuara.

Për sa më sipër, u ngrit një partneritet mes Universitetit të Arteve Tiranë – Shqipëri, Universiteti i studimeve «Aldo Moro» Bari dhe Puglia Culture (ish Teatro Pubblico Pugliese) – Itali dhe Universiteti i Malit të Zi, Podgoricë, Mal i Zi, ku Universiteti i Arteve u caktua të jetë partneri lider i projektit.

Organizatorët ndërtuan skemën e ndërhyrjes me anë të disa tipeve të aktiviteteve të përbashkëta si Seminare, Misionet e vizitave studimore, Ëorkshope dhe Plan Veprimi të Përbashkët, të cilët u artikuluan në mënyrë të balancuar në të tre shtetet ndërkufitare të projektit UNIVALENS, duke filluar nga 7 Mars 2024 e deri në eventin përfundimtar, më 21 Korrik 2025, i cili u përmbyll edhe me një Marrëveshje mes Partnerëve të projektit, të firmosur nga tre Rektorët e Universiteteve partnere, Prof. Stefano Bronzini, Prof. Dr. Erald Bakalli dhe Prof. Dr. Vladimir Bozovic dhe Presidentit të Puglia Culture, Prof. Paolo Ponzio, si edhe një koncert, ku u luajt Trio Nr. 1 Op. 49 në re minore e Mendelssohn nga Marija Djuranovic (violinë – Mal i Zi), Pjetër Guralumi (violoncel – Shqipëri) dhe Mariacristina Buono (Piano – Itali) si një provë reale e mundësive të shtuara për artistët e të tre shteteve, në një kontekst të ofertave të reja ndërkufitare në fushën e menaxhimit artistik dhe aftësimit të të rinjve të Adriatikut Jugor për të qenë në gjendje të krijojnë produkte artistike që t’u përgjigjen edhe nevojave të bashkëpunimit artistik.

Misionet e vizitave studimore faktmbledhëse

Për të realizuar një prej vizitave studimore e faktmbledhëse, fillimisht në mjediset e Universitetit të Arteve u mblodhën në datat 13-14 Maj të vitit të kaluar delegacione nga Italia e Mali i Zi ku u trajtuan procedurat shqiptare për për organizimin, hapjen, akreditimin dhe njohjen e një programi studimi të ciklit të dytë Master në zonën e Adriatikut Jugor që lidhet me Menaxhimin e Artit dhe Marketingun e Arteve të Performuara.

Përgjatë punimeve të ditës së parë të vizitave studimore faktmbledhëse, ofruan ekspertizën e tyre specifike të fushës edhe përfaqësueset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, znj. Ingrit Jushi dhe znj. Ardjana Gjini, përfaqësueset e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, znj. Majlinda Demirneli dhe znj. Ersi Dako, përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, z. Robert Dumi.

Në ditën e dytë të punimeve, nderuan dhe mbështetën me praninë e tyre autoritetet drejtuese të kulturës në Shqipëri duke filluar nga  Zv. Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, Drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, z. Gjergj Prevazi, Drejtori i Teatrit Kombëtar, Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative, si dhe përfaqësuesi i Zyrës së Rajonit të Pulias në Tiranë, z. Claudio Polignano.

Workshopi

Nga një pikë vështrimi tjetër erdhi Ëorkshopi me afro 50 artistë e profesionistë të rinj të sektorit të Arteve të Performuara nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilët u bënë pjesë e një punëtorie të përbashkët të drejtuar nga partnerët e UNIVALENS. Ndërhyrjet përmes prezantimeve dhe debateve të drejtpërdrejta me folësit:  Prof. Asoc. Alert Celoaliaj – Përgjegjës i Departamentit të Regjisë së Teatrit dhe Televizionit, Prof. PhD. Edin Jasarovic – Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik Cetinjë, (Mal i Zi), Sara Jovanovic – Zv. Dekane për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Shkencën, Lino Manosperta – projekt manaxher për Puglia Culture dhe Sandro Furio – expert Puglia Culture, Prof. Asoc. Federico Zecca nga DAMS i Universitetit të Studimeve “Aldo Moro” Bari, Itali, bënë që në pjesën fundit të ëorkshopit të ishin më të qartë lidhur me sfidat dhe zhvillimet e reja drejt programeve të dyfishta në Artet e Performuara; me proceset e ndërkombëtarizimit të studimeve në Sistemin e Arsimit të Lartë Shqiptar; si dhe rastet e mundshme të studimeve të dyfishta: rastet e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në mënyrë të veçantë, Z. Lino Manosperta u fut në debate logjike dhe analiza konkrete me të rinjtë artistë duke stimuluar një mënyrë të menduari proaktive, sidomos duke prezantuar mënyrën e menaxhimit të teatrove të Rajonit të Puglias, në të cilët, nga 1euro e investuar, arrihet të përfitohen 8 euro, një raport midis investimit dhe realizimit final të produktit, mjaft afër një koncepti biznesi të pastër, për të cilin, zgjerimi i bazës së përfituesve të produktit teatror, është tashmë një e dhënë e pranuar nga të gjithë.

Etiketa: Edukimekonomi
Pas

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Para

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Para
Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar