• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

5 këshilla për sipërmarrësit që janë prindër

nga Fast News
1 hour më parë
në Biznes
0
5 këshilla për sipërmarrësit që janë prindër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ambientet e paparashikueshme të biznesit kanë detyruar shumë organizata të rimendojnë buxhetet e tyre. Për këtë njerëzit pushohen nga puna në numra të mëdhenj rreth globit.

Kjo në mënyrë domethënëse ka rritur aktivitetet ndërmarrëse.





Përfitimet e të qenit shefi i vetes janë të dukshme. Ju mund të caktoni orarin tuaj, të vendosni cilat projekte dëshironi t’i përfundoni dhe të qëndroni përgjegjës për situatën tuaj financiare.

Një sfidë për sipërmarrësit të cilët punojnë nga shtëpia, të cilët janë gjithashtu prindër, është të qenit produktiv. Këtu janë disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë të rrisni produktivitetin tuaj, përderisa balanconi detyrat e punës dhe ato familjare.

Zgjohuni para agimit për të punuar

Përfitimi më i dukshëm këtu është se ju keni më shumë kohë për të punuar. Zgjimi herët do të thotë të keni më shumë kohë në duart tuaja. Vendosni alarmin dy ose tri orë më herët para se fëmijët tuaj të zgjohen për shkollë.

Përdorni këtë kohë për të përmbushur detyrat tuaja të cilat kërkojnë koncentrimin më të madh. Disa studime pajtohen se ata të cilët zgjohen më herët kanë produktivitet më të lartë në punë.

Sapo fëmijët të zgjohen dhe të kërkojnë vëmendjen tuaj, ju do të jeni të kënaqur që jeni zgjuar më herët.

Mësoni fëmijët të kujdesen për pastërtinë

Vetëm pse jeni ndërmarrës dhe prind nuk ju jep arsyetim që të mbani shtëpinë tuaj të çrregullt.

Mësoni fëmijët gjithçka që dini për pastrimin dhe mbajtjen e një shtëpie të pastër. Duke ua caktuar këtë përgjegjësi, automatikisht ju liron më shumë kohë për t’u fokusuar në biznesin tuaj.

Ndani ambientin tuaj të punës nga ai i ndejës

Hutimet në mënyrë tipike ndodhin kur fëmijët tuaj ju ndërpresin përderisa jeni të zënë; veçanërisht, kur jeni nën presion për të përfunduar një detyrë të rëndësishme. Për këtë ju duhet të krijoni një hapësirë të zyrës e cila është e ndarë nga dhomat tjera në shtëpinë tuaj.

Ju duhet t’i bëni fëmijët tuaj të kuptojnë se vendi juaj i punës nuk është i qasshëm për ta. Duke bërë këtë, ju kurseni veten nga hutimet dhe humbja e dokumenteve të rëndësishme.

Përgatituni për pushime para kohës

Kur nuk përgatiteni për pushime familjare para kohës, mund të jetë e lehtë të harroni për të sapo të zhyteni në punë.

Për këtë ju duhet të paketoni gjithçka para kohës. Nëse nuk ju dëmton financiarisht, ju rekomandoj të mbani dy pako të gjërave familjare të rëndësishme të paketuara në shtëpi dhe në makinën tuaj.

Kur paketoni gjërat e rëndësishme para kohës, pjesa tjetër mund të përfundohet nga fëmijët. Në këtë mënyrë ju nuk do të shpenzoni kohë.

Ndani kohën e kaluar në punë dhe me familje

Sa më shumë që është e mundur, sigurohuni se nuk po mendoni për familjen tuaj kur punoni dhe anasjelltas. Ju mund të trajtoni këtë problem duke krijuar një orar i cili ju ndihmon të ndani kohë të barabartë për të dyjat.

Sigurohuni se pjesa më e madhe e kohës tuaj të punës të caktohet kur fëmijët tuaj nuk janë përreth, si p.sh. kur janë në shkollë ose në kopsht. Kjo do ju ofrojë një ambient pa hutime që të përfundoni punët.

Transferoni detyrat kur është e nevojshme

Njëra prej mënyrave për të bërë këtë është të punësoni asistentë virtualë. Ata mund të kujdesen për detyrat tuaja administrative përderisa fokusoheni në biznesin tuaj.

Transferimi është i nevojshëm veçanërisht kur biznesi juaj fillon të rritet.

Të jesh ndërmarrës dhe prind është gjë e vështirë. Aftësia për të gjetur një ekuilibër në mes të këtyre dyjave role nuk do të rrisë vetëm produktivitetin tuaj në punë, por gjithashtu do të përmirësojë marrëdhënien me familjen tuaj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ekonomia është ngadalësuar, BSH: Ekzistojnë rreziqe që mund të ndikojnë në të ardhmen

Para

Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

Para
Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

Bota "mban frymën", sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

Të Gjitha

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

nga Fast News
12:30 | 15/08/2025
0

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

nga Fast News
12:00 | 15/08/2025
0

Shiu shuan zjarret, vetëm 3 vatra ende aktive

Shiu shuan zjarret, vetëm 3 vatra ende aktive

nga Fast News
11:27 | 15/08/2025
0

Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

nga Fast News
11:22 | 15/08/2025
0

Recent News

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

12:30 | 15/08/2025
Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

12:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar