• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Sistemi “cashless” ose një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike. A jemi gati?

nga Fast News
1 day më parë
në Analizë
0
Sistemi “cashless” ose një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike. A jemi gati?

Adrian Civici

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Prof. Adrian Civici, ekspert pwr ekonominw

Nqs do bënim një pasqyrë të gjendjes aktuale të Shqipërisë në lidhje me sfidën e kalimit në sistemin ‘cashless’, mund të evidentohen si elemente pozitive faktet se: Pagesat online janë në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, ka një rritje të konsiderueshme të përdorimit të kartave bankare dhe pagesave me celular (si Paylink, EasyPay, etj.). Platforma “e-Albania” ka reduktuar pagesat në dorë për shumë shërbime publike, duke nxitur përdorimin e metodave elektronike.





Çfarë është sistemi Cashless ose një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike?

Sistemi Cashless ose një sistem apo ekonomi pa përdorimin e parasë fizike (kartmonedha ose monedha), është një sistem ku të gjitha transaksionet bëhen përmes metodave elektronike të pagesës. Më konkretisht, “cashless” nënkupton përdorimin e: Kartave të kreditit/debitit; Pagesave me telefon celular (si Apple Pay, Google Pay); Transferimeve bankare online; Aplikacioneve të pagesës si PayPal, etj; QR Code dhe POS pa kontakt (contactless).

Po cilat janë përfitimet e një sistemi “cashless”? Komoditet dhe shpejtësi në pagesa; Reduktim i evazionit fiskal dhe më shumë transparence; Siguri më e lartë, pasi shmanget rreziku i vjedhjes së parasë fizike; Lehtësi në menaxhimin financiar dhe gjurmimin e shpenzimeve; etj.

Cilat janë sfidat e sistemit “Cashless”: Kërkon akses në teknologji dhe internet; Mund të përjashtojë ose marxhinalizojë persona pa llogari bankare ose pa aftësi digjitale; Rreziku i privatësisë dhe sigurisë kibernetike; Varet nga infrastruktura digjitale e vendit.

Në shumë vende të zhvilluara e qytete moderne, një person mund të shkojë në një kafene apo restorant, të blejë një biletë autobuzi apo të paguajë një libër, të shkojë në një supermarket për të blerë ushqime apo sende të ndryshme. Dhe të gjitha këto pa përdorur asnjë monedhë apo kartmonedhë – vetëm me telefonin apo një kartë bankare pa kontakt fizik direkt.

Në Shqipëri dhe rajonin e ballkanit perëndimor, edhe pse jemi në tranzicion apo është vendosur objektiv që të shkohet drejt ekonomisë “cashless”, ende ka një përdorim të lartë të parasë fizike, por me rritjen e shërbimeve digjitale, pritet që pagesat elektronike të bëhen gjithnjë e më tepër diçka “standarte”.

Cilat janë disa nga vendet me eksperienca pozitive në drejtim të Cashless?

Eksperiencat më të mira në fushën e cashless (pagesave pa para në dorë) vijnë kryesisht nga vendet që kanë ndërmarrë hapa të guximshëm në dixhitalizimin e ekonomisë dhe përfshirjen financiare të qytetarëve. Ja disa prej rasteve më të suksesshme globale:

Suedia – Lideri botëror i shoqërisë “pa para në dorë”. Përqindja e përdorimit të parasë fizike: më pak se 10% e transaksioneve. Teknologji të avancuara si Sëish, një aplikacion për pagesa të menjëhershme mes individëve dhe bizneseve. Mbështetje shtetërore dhe edukim publik për përfitimet e pagesave elektronike. Rezultati: më shumë transparencë financiare, reduktim i informalitetit dhe kriminalitetit ekonomik. Kenia – M-Pesa si revolucion në përfshirjen financiare.

M-Pesa është një platformë për pagesa dhe transferime përmes celularit, edhe pa nevojë për internet apo llogari bankare. Përdoret nga më shumë se 80% e popullsisë. Ka ndihmuar në rritjen e përfshirjes financiare nga 26% në 83% në vetëm një dekadë. Ka fuqizuar veçanërisht gratë dhe komunitetet rurale. Kina – Integrimi i plotë i pagesave me jetën e përditshme. Përdorimi masiv i Alipay dhe ËeChat Pay, të lidhura me çdo aspekt të jetës: nga pagesat e rrugës, tregu, tek transporti publik dhe shërbimet shëndetësore. Rrallë gjenden qytetarë që përdorin para fizike.

Përfitim i madh në shpejtësinë dhe praktikën e transaksioneve. Estonia – Shtet plotësisht dixhital. Çdo qytetar ka një identitet dixhital, i cili u mundëson të paguajë, firmosë, të votojë dhe të bëjë transaksione në mënyrë të sigurt. Pagesat elektronike janë standardi për çdo lloj shërbimi. Model për vendet e vogla që kërkojnë efikasitet dhe transparencë.

India – Projekti i madh i “Digital India”. Implementimi i UPI (Unified Payments Interface) ka transformuar mënyrën si bëhen pagesat në vend. Rritje e përdorimit të aplikacioneve si PhonePe, Google Pay dhe Paytm. Përdoret për transaksione të vogla ditore, duke formalizuar ekonominë informale.

Debati global mbi “cashless society” (shoqërinë pa para fizike) është sot një nga më të rëndësishmit në fushën e ekonomisë dhe financave digjitale, qeverisjes, dhe të drejtave të qytetarëve. Ai përmbledh përplasjen mes përfitimeve të teknologjisë dhe shqetësimeve për përfshirjen sociale, privatësinë dhe kontrollin shtetëror.

Dy kampet kryesore në këtë debat mjaft të rëndësishëm janë:

Mbështetësit e një ekonomie “cashless” argumentojnë se ajo: Rrit transparencën financiare dhe ul korrupsionin; Pagesat digjitale janë të gjurmueshme, gjë që ndihmon në luftën kundër evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe informalitetit; Rrit sigurinë dhe higjenën. Pas pandemisë COVID-19, shumë vende e nxitën kalimin në forma pa kontakt për të shmangur qarkullimin e parasë fizike dhe mikrobeve; Përmirëson efikasitetin ekonomik; Transaksionet janë më të shpejta, më të lira dhe lehtësojnë tregtinë elektronike; Nxit inovacionin dhe formalizimin e ekonomisë, veçanërisht në vendet në zhvillim, pagesat digjitale ndihmojnë bizneset të hyjnë në tregun formal.

Nga ana tjetër, kundërshtarët apo kritikët e këtij sistemi paralajmërojnë për rreziqe, si: Përjashtimi social dhe digjital; Të moshuarit, të varfrit, komunitetet rurale, apo periferike urbane, ose ata pa llogari bankare mund të mbeten jashtë sistemit. Privatësia e qytetarëve është në rrezik; mqs çdo transaksion elektronik lë gjurmë, egziston dyshimi apo frika se qeveritë apo korporatat mund të abuzojnë me këto të dhëna.

Ky sistem varet shumë nga teknologjia dhe infrastruktura, dhe çdo difekt teknik, sulm kibernetik apo ndërprerje e internetit mund të paralizojë pagesat. Egziston rreziku i një kontrolli qendror i plotë i parasë. Një ekonomi pa para fizike mund të çojë në një sistem ku qeveria ka kontroll absolut mbi transaksionet individuale – një shqetësim serioz, sidomos në vendet me regjime autoritare.

Po Shqipëria, sa e përgatitur dhe e gatshme është përballë kësaj sfide?

Shqipëria aktualisht është në një fazë tranzicioni drejt sistemit “Cashless”, por ende përballet me sfida serioze që e pengojnë përhapjen e plotë të këtij modeli. Natyrisht, që Shqipëria ka bërë disa përparime në dixhitalizimin e pagesave, por mbetet mbrapa në krahasim me vendet e BE-së dhe shumë vendeve të tjera të zhvilluara apo në zhvillim.

Nqs do bënim një pasqyrë të gjendjes aktuale të Shqipërisë në lidhje me sfidën e kalimit në sistemin ‘cashless’, mund të evidentohen si elemente pozitive faktet se: Pagesat online janë në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, ka një rritje të konsiderueshme të përdorimit të kartave bankare dhe pagesave me celular (si Paylink, EasyPay, etj.). Platforma “e-Albania” ka reduktuar pagesat në dorë për shumë shërbime publike, duke nxitur përdorimin e metodave elektronike.

Ekziston një fushatë e vazhdueshme kundër ekonomisë informale. Qeveria ka aplikuar politika që favorizojnë formalizimin, përmes nxitjes së pagesave me kartë në biznese dhe ndëshkimeve për mos-lëshimin e kuponit tatimor. Sistemi fiskal elektronik (e-fiskalizimi) ka ndihmuar në regjistrimin dhe raportimin elektronik të çdo shitjeje për qëllime tatimore.

Sfidat kryesore që pengojnë apo vonojnë një sistem të plotë cashless janë: Përdorimi i lartë i parasë fizike. Sipas Bankës Botërore, mbi 60% e transaksioneve në Shqipëri ende bëhen me cash, veçanërisht në qytetet periferike, zonat rurale dhe në tregje informale. Mungesa e edukimit financiar dhe digjital masiv e popullsisë. Shumë qytetarë, nuk kanë njohuritë e nevojshme mbi përdorimin e kartave apo aplikacioneve të ndryshme që lehtësojnë e mundësojnë pagesat.

Ekzistojnë akoma mangësi e disproporcione në infrastrukturën bankare në gjithë territorin e vendit. Ka mjaft zona apo pjesë të territorit me akses të kufizuar në bankomate (ATM), POS apo internet stabël e të shpejtë, çka e bën të pamundur ose shumë të vështirë pagesën digjitale. Vetëm 40% e shqiptarëve kanë llogari bankare, krahasuar me 95% në vendet e BE-së. Vetëm 15-20% e pagesave të përditshme kryhen me kartë ose në mënyrë digjitale. Ka rritje të përdorimit të banking online, por më së shumti në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të realizuar objektivin “Albania Cashless 2030”?

Shqipëria është në rrugë drejt një ekonomie më pak të varur nga “cash”, por për të qenë realistë, aktualisht nuk është ende e përgatitur për një kalim të plotë “cashless”, qoftë edhe për një periudhë disa vjeçare.

Cfarë duhet të bëjmë? Eshtë e domosdoshme të ndërrmeren disa masa e politika në drejtime të rëndësishme si : Investim në edukimin financiar dhe teknologjik sa më të gjerë; Rritje e përfshirjes bankare në zonat periferike e rurale; Mbështetje për bizneset e vogla për të adoptuar gjerësisht e pa hezitime pagesat me POS; Përpjekje për të krijuar më shumë besim dhe siguri në sistemin digjital; Përmirësimi i aksesit në internet dhe teknologjinë dixhitale për zonat rurale; Nxitja e platformave si e-Albania, Albpay, Paylink, etj. në tregjet lokale; Fushata publike ndërgjegjësuese në media, shkolla, institucione, për të shpjeguar përfitimet dhe mënyrën e përdorimit të pagesave digjitale; Trajnime për grupet vulnerabël (të moshuarit, fshatrat, zonat e largëta e periferike, të papunët) për përdorimin e kartave, aplikacioneve bankare dhe shërbimeve online; Krijimi i lehtësirave tatimore për bizneset që përdorin pagesat dixhitale; Krijimi i identitetit dixhital të plotë dhe një sistemi kombëtar të pagesave të unifikuara.

Zhvillimi i një ekosistemi të hapur e konkurrues të pagesave. Nxitje për start-up dhe platforma fintech që ofrojnë alternativa inovative për pagesa elektronike. Reduktim i tarifave bankare dhe stimuj fiskalë për qytetarët dhe bizneset që përdorin pagesa pa para fizike. Rritja e bashkëpunimit mes bankave, qeverisë dhe sektorit privat për të standardizuar e përmirësuar shërbimet.

Siguri kibernetike dhe mbrojtje e të dhënave. Forcim i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe transaksioneve financiare. Investim në kapacitete shtetërore për të luftuar mashtrimet, sulmet kibernetike dhe krimin digjital. Edukim i përdoruesve për praktika të sigurta online. Politika shtetërore të qarta dhe gjithëpërfshirëse.

Hartimi i një strategjie kombëtare për kalimin drejt ekonomisë “cashless” me objektiva të matshme. Përfshirje e shoqërisë civile dhe sektorit privat në vendimmarrje. Tranzicioni nuk duhet të jetë i nxituar apo i detyruar, por i shoqëruar me mbështetje për grupet vulnerabël, transparencë dhe mbrojtje të privatësisë. Suksesi i një sistemi “cashless” kërkon bashkëpunim mes qeverisë, sistemit bankar, sektorit privat, shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Po Bashkimi Europian çfarë po bën në drejtim të sistemit cashless?

Bashkimi Evropian (BE) po ndërmerr një sërë hapash konkrete, strategjike dhe ligjore për të avancuar drejt një sistemi financiar gjithnjë e më “cashless”, duke ruajtur balancën mes inovacionit, përfshirjes sociale dhe sigurisë.

Zhvillimi i një kuadri të përbashkët për pagesat digjitale. Rishikimi i Direktivës së Shërbimeve të Pagesave (PSD3) – synon të: Rrisë konkurrencën në tregun e pagesave; Ulë kostot për konsumatorët; Forcojë sigurinë dhe mbrojtjen kundër mashtrimeve; Regullorja për identitetin dixhital të BE-së (eIDAS 2.0), lejon qytetarët të kenë një identitet digjital të përbashkët evropian, që mund të përdoret për pagesa dhe shërbime publike kudo në BE.

Mbështetje për zhvillimin e teknologjive të reja financiare (fintech). BE ka krijuar mjedise testimi të mbikqyrura (regulatory sandboxes) për inovacionin në pagesa digjitale. Investon në infrastrukturën e pagesave të menjëhershme, si SEPA Instant Credit Transfer, që lejon transferime brenda sekondave në gjithë Eurozonën.

Zhvillimi i “Euro-s digjitale” nga Banka Qendrore Evropiane (ECB). Euroja digjitale është në fazën përgatitore (2023–2026). Qëllimi: Të ofrojë një formë të re të parave publike për qytetarët, të përdorshme në mënyrë elektronike, por me karakteristika të ngjashme me paranë fizike: privatësi, akses universal, pa komisione. Ajo nuk do të zëvendësojë paranë cash, por do ta plotësojë, për të garantuar që qytetarët kanë një alternativë publike ndaj pagesave private.

Lufta kundër evazionit dhe informalitetit. BE po mbështet digjitalizimin e administratave tatimore në shtetet anëtare për të ndjekur më mirë transaksionet dhe për të luftuar ekonominë informale. Kërkon që bizneset të pranojnë pagesa elektronike si standard, dhe po propozon të drejtën e konsumatorit për të paguar me kartë apo telefon.

Siguria kibernetike dhe privatësia. Rregullorja e PSR (Payment Services Regulation) përforcon mbrojtjen e përdoruesve dhe vendos standarde të reja sigurie, si: Autentifikim i fortë (Strong Customer Authentication); Sisteme të avancuara për zbulimin e mashtrimeve; Mbrojtje të të dhënave personale sipas GDPR.

Etiketa: aktualitet
Pas

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Para

Si të kërkoni rritje page

Para
Si të kërkoni rritje page

Si të kërkoni rritje page

Të Gjitha

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

nga Fast News
09:26 | 25/07/2025
0

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

nga Fast News
09:17 | 25/07/2025
0

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja

nga Fast News
09:07 | 25/07/2025
0

Mashtrimi me kartat bankare, apeli i Policisë së Shtetit: Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

Mashtrimi me kartat bankare, apeli i Policisë së Shtetit: Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

nga Fast News
08:59 | 25/07/2025
0

Recent News

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

Qytetarët dhe bizneset rrisin kërkesën për kredi, ja si pritet të jetë përgjigjja e bankave

09:26 | 25/07/2025
Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

Rivlerësimi i pronave, të gjitha herët që qeveritë e kanë ndërmarrë si nismë

09:17 | 25/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar