• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Petrit Malaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave u ka lënë afat 20 korrikun bahskive që kanë probleme financiare për të paraqitur planin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë takimit të zhvilluar në Durrës të kryeministrit Rama me kryebashkiakët.

“Sa i përket statusit të vështirësisë financiare,  ne kemi bërë një vlerësim se si paraqitej në vitin 2015 dhe si paraqitet në vitin 2024. Kemi klasifikuar si bashki të cilat janë me probleme financiare ato bashki që kanë detyrimeve të prapambetura nga 16-25 %, pra detyrime të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.  Konsiderohen bashki të cilat janë në vështirësi financiare ato bashki që kanë detyrime të prapambetura në masën 80 % në raport me shpenzimet e tyre faktike. Konsiderohen bashki të cilat kanë vështirësi serioze financiare ato bashki të cilat kanë rreth 130 % detyrimeve të prapambetura në raport me shpenzimet faktike. Të gjitha ato bashki që i kanë detyrimet e prapambetura më shumë se 130 % në raport me shpenzimet faktike konsiderohen bashki në paaftësi paguese”, ka deklaruar Malaj.





Sipas ministrit të Financave, në vitin 2015 kanë qenë mbi 30 bashki që paraqiteshin me probleme financiare apo në vështirësi financiare, ndërkohë që në vitin 2024 janë rreth 8 bashki që paraqiten me probleme financiare ose vështirësi financiare.

Bashkia Vorë, Konispol, Pogradec, Peqin dhe Cërrik paraqiten me probleme financiare, ndërkohë që bashkia e Dimalit, Rrogozhinës dhe Kavajës paraqiten si bashki me vështirësi financiare.

Bashkia e Vorës dhe bashkia Cërrik nga bashki me vështirësi financiare në 2023 rezultojnë në bashki me probleme financiare në 2024.

Detyrimet e prapambetura lidhen kryesisht me detyrime sa i përket vendimeve gjyqësore apo për investime. Në përgjithësi vjetërsia e këtyre detyrimeve varion nga 1 deri në 2 vite.

“Masat që duhen të marrin bashkitë respektive, pra bashkitë që paraqiten me probleme financiare, duhet që të bëjnë hartimin e planit të shlyerjes së detyrimeve deri në datën 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre përkatës, plan i cili duhet të paraqitet pranë Ministrisë së Financave dhe MF më tej do të duhet të ndjekë realizimin e shlyerjes së këtyre detyrimeve brenda 12 muajve.

Nga ana tjetër, bashkitë që paraqiten me vështirësi financiare duhet të miratojnë planin e rehabilitimit financiar të tyre deri më 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre. Më pas  ky plan duhet t’i kalohet Ministrisë së Financave për komente dhe rekomandime, plan i cili më pas nga MF do t’i kalohet degëve të Thesarit për tu ndjekur për zbatim”, ka deklaruar kryefinancieri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Para

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Para
Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar