• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Ekonomia globale e ngadalësuar, kërkon një ekuilibër të ri

nga Fast News
29 minutes më parë
në Analizë
0
Ekonomia globale e ngadalësuar, kërkon një ekuilibër të ri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dinamika e ekonomisë globale është frenuar ndjeshëm: analistët e OTP Bank parashikojnë një ngadalësim të ritmit të rritjes, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Eurozonë. Në një mjedis global që përballet me kaq shumë sfida, një qasje selektive e orientuar drejt kthimeve reale të investimeve, mund të jetë më shpërblyesja për investitorët, gjatë pjesës së mbetur të vitit.

Sipas analizës në Strategjinë e Investimeve për tremujorin e tretë të OTP Bank, rritja ekonomike vjetore në Shtetet e Bashkuara nuk pritet të arrijë normën 1.5% këtë vit si dhe vitin e ardhshëm, ndërsa në Eurozonë performanca pritet të jetë edhe më e dobët, përafërsisht nën 1% në vit. Ndër shkaqet kryesore  janë ndikimet e luftërave tregtare dhe rritja e rreziqeve gjeopolitike, të cilat të gjitha së bashku orientojnë drejt një ngadalësimi të mëtejshëm.





Tabloja e përgjithshme e inflacionit

Sipas analistëve, rreziqet për një rritje të inflacionit vazhdojnë të jenë të pranishme; të nxitura nga shpenzimet e larta fiskale, një treg pune i kufizuar, shoqëruar edhe nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Në kontrast me këtë tablo, në Evropë vëmendja është përqendruar në një tendencë deflacioniste: inflacioni po i afrohet niveleve të synuara dhe rreziqet janë në rënie.

“Normat e pritura të interesit, të lidhura me politikën monetare tregojnë gjithashtu divergjencë. Këtë vit, tregu pret një ose dy ulje të tjera të normave nga Banka Qendrore Evropiane, gjë që mund të rezultojë me një rënie nën normën neutrale aktuale. Në kontrast me  këtë, në Shtetet e Bashkuara parashikohen dy ulje të normave si për vitin 2025 ashtu edhe për 2026.” – deklaron z. Gergely Tardos, Drejtues i Qendrës së Kërkimeve të OTP Bank. Njëkohësisht, analistët e OTP Bank paralajmërojnë se presionet inflacioniste vijojnë të kufizojnë fuqishëm hapësirat për manovrim të Rezervës Federale. Për sa i përket kursit të këmbimit Euro/Dollar: tregu është optimist dhe investitorët presin një rritje, mbi nivelin 1.20.

Rritja e rreziqeve në segmentin afatgjatë të tregjeve të obligacioneve

Sipas analistëve të OTP Bank, normat afatgjata të kthimit pasqyrojnë gjithashtu pasigurinë në ekonominë globale: kthimet e pritshme të obligacioneve qeveritare 10-vjeçare të SHBA-së dhe Gjermanisë, janë në rritje. Në tregjet globale të obligacioneve, rreziqet janë të përqendruara qartësisht në segmentin afatgjatë dhe nivelet aktuale nuk konsiderohen veçanërisht tërheqëse – ndaj metalet e çmuara dhe aksionet, po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Vlerësimet në tregjet e aksioneve vazhdojnë të qëndrojnë mbi normën mesatare afatgjatë, ndërkohë që vrulli i fitimeve të korporatave po dobësohet gradualisht:

”Jemi pranë fundit të ciklit të fitimeve, pasi marzhet e fitimit tashmë janë në nivelet më të larta. Megjithatë, mundësia për një rënie të madhe të tregut, pa prezencën e një recesioni të thellë dhe të qëndrueshëm duket e pamundur dhe pozicionimi në treg mbetet neutral. Për shkak të pasigurive të mëdha politike, rritjet e mëdha në çmime mund të pasohen nga valë të fuqishme shitjesh. Aktualisht ndodhemi në atë që e konsiderojmë si një zonë të ekuilibruar, e cila justifikon një ekspozim neutral ndaj aksioneve” – thotë z. Dávid Sándor, Drejtor i Strategjive Multi-Asset në OTP Global Markets.

Rreziku i ngjarjeve kërcënuese

Ngjarjet si konflikti i fundit në Lindjen e Mesme që përfshin Izraelin dhe Iranin, emërimi i Kryetarit të Rezervës Federale z. Jerome Powell, apo rritja e mëtejshme e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare – secila prej tyre mund të shkaktojë në mënyrë të pavarur luhatje të ndjeshme në tregje, gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Perspektiva rajonale paraqet gjithashtu një tablo të përzier. Tregjet e aksioneve në Evropën Qëndrore dhe Lindore – veçanërisht rajoni i CEE – mund të përvijojnë një trend rritës. Bursa japoneze spikat mes tregjeve të zhvilluara, ku reformat korporative dhe kuotimet e ulëta mund të jenë veçanërisht tërheqëse për investitorët. Ndërkohë, Amerika Latine dhe Koreja e Jugut mund të tërheqin më shumë vëmendje, në kontekstin e tregjeve në zhvillim.

Rritja disi e brishtë e çmimeve të mallrave

Pas një korrigjimi të fortë të çmimeve, që pasoi vendimin për vendosjen e tarifave nga administrata Trump në fillim të prillit, mallrat kanë shënuar një rikuperim të fuqishëm. Pas këtij kërcimi qëndronin dobësimi i dollarit amerikan (i cili tradicionalisht favorizon mallrat) gjatë vitit 2025, si dhe performanca e qëndrueshme e ekonomisë kineze, pavarësisht pasigurive të lidhura me tarifat.

“Duke qenë se mjedisi global vazhdon të përballet me shumë sfida, rritja e mallrave duket disi e brishtë, gjë që justifikon një qasje të kujdesshme” – vijon z. Sándor.

Për sa kohë që pasiguritë vazhdojnë, këshillohet për investitorët një strategji selektive dhe e fokusuar në kthime reale, si qasja më e mirë për pjesën e mbetur të vitit.

Rreth Grupit OTP

Grupi OTP është një nga grupet bankare më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me përfitueshmëri të lartë dhe pozicion të qëndrueshëm në kapital dhe likuiditet. Me gati 40,000 punonjës në 11 vende të rajonit të Evropës Qendrore, Lindore dhe Azisë Qendrore, Grupi ofron shërbime financiare universale për 17 milionë klientë. Si konsoliduesi më aktiv në sektorin bankar të rajonit, Grupi ka përvetësuar dhe integruar me sukses 25 banka që nga fillimi i viteve 2000. Grupi OTP ka selinë në Hungari dhe një strukturë pronësie të diversifikuar dhe transparente. Grupi Bankar është i listuar në Bursën e Budapestit që nga viti 1995.

Ky dokument nuk mund të shërbejë si bazë për analizë të mëtejshme, për sa i përket instrumenteve të përmendura në këtë material.

Informacioni i paraqitur në këtë material nuk është gjithëpërfshirës. Për më shumë informacion lidhur me produktet dhe shërbimet, ju lutemi të vizitoni faqen zyrtare të OTP Bank www.otpbank.hu.

Para se të ndërmerrni çfarëdo vendimi mbi të cilin jeni informuar lidhur me investimet apo përdorimin e shërbimeve, ju lutemi lexoni me kujdes dokumentacionet përkatëse, faqet informuese, rregulloret, kushtet e punës, njoftimet dhe listat e çmimeve. Merrni parasysh natyrën, rreziqet, kostot dhe tarifat e investimit, humbjet e mundshme dhe rregulloret tatimore përkatëse. Çmimet e instrumenteve financiare dhe të letrave me vlerë mund të luhaten dhe mund të shiten me çmime tregu, duke rezultuar në humbje kapitale. Informacioni dhe opinionet e paraqitura nuk zëvendësojnë dokumentacionin zyrtar (p.sh. prospektin, rregullat e fondit), apo përshkrimet e produkteve dhe njoftimet.

Vendimet apo investimet e kryera mbi bazën e këtij dokumenti, janë përgjegjësi e vetme e klientit, dhe Banka OTP nuk nuk mban asnjë përgjegjësi për suksesin e vendimeve investuese, arritjen e objektivave të investimit, apo pasojat e çdo vendimi të marrë mbi bazën e këtij dokumenti. Çdo investim mbart rreziqe të caktuara që mund të ndikojnë në suksesin e tij. Nuk ka garanci që investitorët do të marrin kthimin e pritur, apo madje shumën e investuar – mund të ndodhin humbje, përfshirë edhe tejkalimin e kapitalit të investuar, si dhe mund të lindin detyrime pagese edhe përtej kësaj shume.

OTP Bank nuk mban asnjë përgjegjësi, detyrim, garanci apo sigurim – të drejtpërdrejtë apo të tërthortë – për asnjë humbje (përfshirë këtu dhe humbjet nga investimet), kosto, pasoja ligjore apo sanksione (përfshirë gjoba dhe kompensime) që mund të pësojë ndonjë individ, apo subjekt juridik si rezultat i blerjes/shitjes së instrumenteve financiare të përmendura në këtë dokument, apo si pasojë e ofrimit të shërbimeve investuese, edhe nëse OTP Bank është paralajmëruar për mundësinë e ndodhjes së këtyre ngjarjeve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga sot nuk shitet më qumësht pa faturë, pritet aksioni i Tatimeve

Para

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje

Para
Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje

Të Gjitha

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

nga Fast News
16:31 | 14/07/2025
0

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

nga Fast News
16:22 | 14/07/2025
0

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje

nga Fast News
16:19 | 14/07/2025
0

Ekonomia globale e ngadalësuar, kërkon një ekuilibër të ri

Ekonomia globale e ngadalësuar, kërkon një ekuilibër të ri

nga Fast News
16:12 | 14/07/2025
0

Recent News

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

16:31 | 14/07/2025
Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

16:22 | 14/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar