Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, tregoi arsyen e nisjes së aksionit për lirimin e hapësirave publike.
“Pasi nuk më kishte çuar puna që më çon në të gjithë territoret e Shqipërisë, por jo në të gjithë territoret e Tiranës dhe kam vënë re dy gjëra që më bënë përshtypje: nga njëra anë transformimi pozitiv në territore deri shumë periferike që në kohë të mëparshme kanë qenë shumë larg parametrave më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative në aspektin e një zgjerimi të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike, gjë që e kam dëgjuar edhe nga qytetarët e Tiranës. Pak ditë pasi kemi diskutuar për domosdoshmërinë të kthehemi të territore dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti“, u shpreh Rama.
“Deputetët e PS kanë qenë në terren për t’u takuar me komunitetin. Kemi riorganizuar tërësisht veten në Tiranë, duke vendosur deputetët në pozicion edhe më kërkues, sa i përket identifikimit të problemeve në territoret e kujdestarisë së tyre. Në të katër anët, ka qenë e qartë kërkesa e komunitetit: na çlironi hapësirat publike”, tha Rama.
“Duhet të krijojmë harmoni mes atyre që duan të qëndrojnë lirisht në hapësirat komunitare dhe atyre që duan të japin shërbime me bizneset e tyre të vogla”, shtoi kryeministri.