• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Finance

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
29 minutes më parë
në Finance
0
Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mosrealizimi I investimeve publike ka detyruar qeverinë të ishikojë sërish buxhetin. Kjo është ndërhyrja e dytë për këtë vit që I bëhet draftit më të rëndësishëm të financave publike. Pothuajse të gjitha institucioneve iu janë hequr fonde. Këto para i kanë kaluar mbrojtjes nga sulmet kibernetike, bizneseve të vogla dhe projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian.

“Rishikimi vjen si nevojë për të garantuar përdorimin sa më efikas të fondeve publike, që erdhi pas një analize të kujdesshme që u bë në lidhje me performancën 5-mujore të ecurisë së zbatimit të projekteve, si dhe të vlerësimit të pritshmërive për realizimin e mëtejshëm të tyre. Volumi i fondeve të përgjithshme që parashikohen të alokohen apo të rialokohen llogaritet në rreth 11.8 miliardë lekë dhe fokusi do të jetë në mbështetjen e sektorëve prioritarë, por edhe në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike”, thekson Ministria e Financave.

Për gjysmën e dytë të vitit, më shumë para në dispozicion do të ketë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Fondet në dispozicionin e saj janë zgjeruar me mbi 965 milionë lekë në raport me rishikimin e fundit të buxhetit, në fund të prillit.

Qeveria ka rritur gjithashtu me 570 milionë lekë buxhetin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga më pak se 1.8 miliardë lekë me ndryshimin e buxhetit më 29 prill, buxheti i SPAK është rritur në mbi 2.3 miliardë lekë. 1.5 miliardë lekë i janë shtuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa gati 5 miliardë lekë “qeverisjes digjitale”.

“Rialokim të kursimeve të evidentuara në masën 5.6 miliardë lekë, me qëllim për të siguruar forcimin e sigurisë digjitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare. Miratimin e një skeme të re të Garancisë Sovrane për sektorin e bujqësisë, me një vlerë rreth 3 miliardë lekë, me qëllim rritjen e aksesit në financë, kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurrueshmërisë. Rishpërndarjen e disa fondeve të brendshme, në kuadër të përmirësimeve në teknologjinë e informacionit në administratën publike”, njofton Ministria e Financave.

Në fakt, sektorit bujqësor i janë hequr 21 milionë lekë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit janë dy institucionet që u janë hequr më tepër para, respektivisht 4.9 dhe 4.5 miliardë lekë. Më pak para për gjysmën e dytë të vitit do të kenë edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ajo e Drejtësisë dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Pavarësisht këtij rishikimi, një element i rëndësishëm për t’u theksuar është se deficiti buxhetor mbetet i pandryshueshëm, në nivelin rreth 68.1 miliardë lekë dhe, si rrjedhim, edhe borxhi publik nuk ndryshon. Ministria e Financave do të vijojë të sigurojë konsolidimin fiskal, qëndrueshmërinë e financave publike, si dhe stabilitetin makroekonomik në tërësi”, bën të ditur Ministria e Financave.

Me ndryshimet në buxhet, është rritur në 4.2 nga 3 miliardë lekë që ishte fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Para

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025

16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar