• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
2 minutes më parë
në Ekonomi
0
Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimet demografike po riformësojnë fuqinë punëtore të çdo vendi, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Me plakjen e popullsisë dhe ndryshimin e normave të lindshmërisë, tregu i punës transformohet gjithashtu, sidomos përsa i përket moshës së atyre që marrin pjesë në të.

Në këtë kontekst, është e qartë se plakja e popullsisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme në nivel global. Të dhënat e mëparshme të analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se në vitin 2023, grupmosha 60 vjeç e lart përbënte 23.5% të popullsisë në Shqipëri. Një përqindje që flet shumë për ndryshimet që po ndodhin në strukturën demografike të vendit.





Këtë herë, “Scan Intel” është ndalur te një tregues i veçantë: Kur ndalojmë së punuari? Pyetja që shpesh shoqërohet me moshën e pensionit merr një dimension tjetër kur i hedhim një sy normave reale të punësimit. Jemi përqendruar tek grupmosha mbi 65 vjeç për të parë sa prej tyre vijojnë të jenë aktivë në tregun e punës, përtej moshës zyrtare të daljes në pension.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në fund të vitit 2024, shkalla e punësimit për këtë grupmoshë arriti në 23.2%, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2023, kur kjo normë ishte mesatarisht 17%.

Po të shohim më në detaje, sipas gjinisë, burrat kryesojnë me një normë punësimi prej 29.4%, ndërsa për gratë kjo shifër është më e ulët, në 17.4%. Megjithatë, ndjeshëm më e lartë se norma e viteve të kaluara.

Nga viti 2012 e në vijim, punësimi për personat mbi 65 vjeç është rritur ndjeshëm, duke arritur në nivele rekord, për të dyja gjinitë.

Në analizën krahasuese të vendeve të Europës, Shqipëria pozicionohet ndër vendet me normën më të lartë të punësimit për moshën e pensionit, menjëherë pas Islandës dhe Estonisë.

Por përse kjo normë e lartë, dhe mbi të gjitha, në rritje? Një pjesë e përgjigjes qëndron te fakti se shumë pensionistë nuk arrijnë të mbulojnë nevojat jetike vetëm me të ardhurat nga pensioni. Po aq e rëndësishme është edhe pjesa e të vetëpunësuarve në sektorin e bujqësisë, ku të moshuarit vijojnë të kontribuojnë. Një faktor tjetër është edhe mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë, që i “shtyn” shumë persona të qëndrojnë në punë edhe pas moshës së daljes në pension./Tv Scan

SHKALLA E PUNËSIMIT NË SHQIPËRI PËR GRUPMOSHËN 65+ VJEÇ

Etiketa: aktualitet
Pas

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar