• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Një shënim për Shëngjinin e bukur

nga Fast News
2 hours më parë
në Analizë
0
Një shënim për Shëngjinin e bukur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Blushi

Sapo lexova me kënaqësi se Pjerin Ndreu nuk kishte patur asnjë plan për ta ndryshuar emrin e Shëngjinit.





Një ditë më parë edhe unë, si shumë të tjerë, u habita kur shtypi e prezantoi si një propozim zyrtar te Pjerinit, mundësinë per ta quajtur Shëngjinin Qyteti Wilson, sipas emrit të Presidentit Woodrow Wilson.

Për disa muaj Shëngjini e ka mbajtur këtë emër kur Fan Noli, kryeminister miratoi një propozim të Faik Konicës për të nderuar Presidentin Amerikan që kishte njohur pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ka ndodhur në vitin 1924. Një qind vjet më parë.

Më vonë Shëngjini nuk e mbajti dot atë emër dhe u kthye te emri i bukur që mban prej shekujsh.

Unë kam shkruar një roman per Shëngjinin dhe qoftë edhe për këtë shkak mu duk e padrejtë që këtij qyteti të mrekullueshëm peshkatarësh t’i ndryshohet emri.

Shqipëria e ka provuar dikur emërtimin e qyteteve sipas lidereve të huaj të botës. Kuçova u quajt për gati 30 vjet Qyteti Stalin. Kur komunizmi u shemb banorët u kthyen tek emri që kishin patur përherë.
Natyrisht që ka një ngjashmëri të shtrembër mes dy rasteve.

Wilson e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi në konferencën e paqes në Paris në vitin 1919, kurse Stalini i mësoi komunistët shqiptarë si të burgosnin dhe të vrisnin kundërshtarët e tyre për 45 vjet.

Shqipëria mbeti një vend stalinist edhe kur Bashkimi Sovjetik u nda nga Stalini pas vitit 1960.

Sidoqoftë, t’i ndryshosh emrin një qyteti nuk është gjjthmonë e dobishme, pavarësisht nga arsyet.
100 vjet më parë Fan Noli kishte arsye te tjera. Ai e kishte takuar Presidentin Wilson dhe mbeshtetja e Amerikes në atë kohë ishte jetike. Sot gjërat kanë ndryshuar.

Nëse fillon moda e ndryshimit te emrave te qyteteve fushëkrujasit mund të propozojnë që qyteti i tyre të quhet Bush City ose Fushë- Bush sepse në vitin 2007 Presidenti Bush që na antarësoi në NATO, erdhi në këtë qytet ku u mbulua me shumë dashuri.

Bush është i vetmi President që ka ardhur në Shqipëri dhe nuk e harroj sesa i qeshur ishte kur e prita te shkallët e avionit në 10 qershor 2007.

Por duke ndjekur këtë modë me siguri shumë qytete të Kosovës do mbanin rradhë per t’u quajtur Klinton City sipas presidentit Bill Klinton që e çliroi Kosovën nga Serbia në vitin 1999.

E natyrisht nuk do mbaronte me kaq sepse kur t’i merrte vesh këto ndryshime te pamiratuara prej tij, sedra narciste e Presidentit Trump, nuk do ngopej derisa një qytet tjetër i Shqipërisë ose Kosovës të quhej Trump City.
E kush mund t’i rezistoje kësaj kërkese të njeriut që dy ditë më parë detyroi Pakistanin, këtë vend të egër islamik me armë bërthomore ta propozojë për Çmimin Nobel.

Kështuqë duke parashikuar se zinxhiri i këtyre pagëzimeve surprizuese mund të jetë i pafund më erdhi mirë sot kur lexova se Pjerin Ndreu as e ka ne plan t’ia ndryshojë emrin e bukur qytetit të Shëngjinit.
Vendosa ta bëj këtë koment në vazhdim të shënimit për Kuvendin e Lezhës që organizoi para një jave me aq bujari Pjerin Ndreu.

Aty kam shkruar se që kur e njoh Pjerini më ka surprizuar tre herë. Sot jam shumë i kënaqur që e la me kaq dhe nuk më surprizoi për herë të katërt.

Unë shkoj shpesh në Shëngjin për të fotografuar perëndimin mallëngjyes dhe nuk do doja, që kur njerëzit të më pyesin ku je, t’i përgjigjem po pres uljen e diellit ne Wilson, fryn pak erë në Wilson City, po nisem në Fushë- Bush, por rrugës për në Tiranë do kaloj edhe në Trump City, qyteti ku kam bërë zborin ushtarak dhe dikur quhej Mamurras.

Etiketa: aktualitet
Pas

Fytyra tjetër e turizmit mjekësor në Shqipëri, jo vetëm për dhëmbë e flokë, por edhe për të lënë drogën

Para

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

Para
Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

Zbulohen sinjale misterioze nga thellësia e Antarktidës, shkencëtarët mbeten pa përgjigje

Të Gjitha

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

nga Fast News
10:30 | 22/06/2025
0

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

nga Fast News
10:00 | 22/06/2025
0

Recent News

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

11:00 | 22/06/2025
SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

11:00 | 22/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar