Nga qendra studimore e taksave, ALTAX
Ngushtica e Hormuzit është një nyje kyçe me rëndësi gjeopolitike dhe ekonomike në tregtinë ndërkombëtare të naftës, pasi përmes saj kalojnë rreth 20% e volumit global të naftës çdo ditë. Çdo tension apo kërcënim në këtë zonë shkakton reagime zinxhir në tregjet globale, duke çuar në spekulime dhe rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës. Për Shqipërinë, e cila është importuese neto e naftës dhe produkteve të saj, kjo ndjeshmëri globale përkthehet në ndryshime të drejtpërdrejta në çmimet e karburanteve, duke rritur kostot për familjet dhe bizneset, veçanërisht ato që varen shumë nga transporti dhe energjia.
Për vitin 2025, janë parashikuar tre skenarë ekonomikë bazuar në dinamikat e çmimeve të naftës dhe ndikimet në ekonominë shqiptare:
- Në skenarin e qëndrueshmërisë me rritje modeste të çmimeve (75–85 $/fuçi), inflacioni mbetet i kontrolluar në 2.2%-2.7% dhe rritja ekonomike në 2.8%-2.9%. Efektet mbi tregun dhe konsumatorin janë të moderuara, me rritje të kufizuar të kostove të karburanteve dhe ndikim të menaxhueshëm mbi buxhetin dhe bilancin e pagesave.
Në skenarin e rritjes së lartë të çmimeve (90–110 $/fuçi), inflacioni mund të arrijë në 2.8%-3.0%, me presione më të mëdha në deficitin tregtar dhe bilancin e pagesave. Qeveria duhet të ndërmarrë masa kompensuese dhe të përshpejtojë investimet në energji të ripërtëritshme, ndërsa ekonomia ruan ritmin e rritjes falë sektorëve kryesorë dhe politikave fiskale të kujdesshme.
Në skenarin optimist të rënies dhe stabilizimit të çmimeve (mw pak se 70 USD/fuci) ekonomia pwrfiton nga njw ulje e kostove dhe rritje e fuqisw blerwse, me rritje tw konsiderueshme ekonomike.
Eksperienca e fqinjëve si Kroacia dhe Serbia tregon rëndësinë e zgjerimit të portofolit të kontratave dhe përdorimit të rrugëve tranziti alternative për të minimizuar ndikimet e ndërprerjeve. Zgjerimi dhe modernizimi i kapaciteteve të magazinimit dhe krijimi i rezervave strategjike është një tjetër mësim i rëndësishëm. Vendet e rajonit si Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë investuar në kapacitete më të mëdha dhe mekanizma rregullues për menaxhim më të mirë të stokut në periudha krizash. Shqipëria duhet të ndjekë këtë model me një sistem rigoroz monitorimi dhe menaxhimi të burimeve. Nxitja e investimeve në energji të ripërtëritshme dhe eficiencë energjetike është thelbësore për reduktimin graduale të varësisë nga karburantet fosile dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore.
Adaptimi i masave strategjike sipas këtyre skenarëve është thelbësor për të siguruar një përgjigje efektive ndaj sfidave ekonomike dhe sociale. Mësimet nga përvojat e kaluara tregojnë se mungesa e rezervave të sigurta dhe menaxhimi jooptimal i stokut kanë rritur pasigurinë dhe tronditjet në tregje gjatë krizave të mëparshme. Prandaj, respektimi rigoroz i kritereve për rezervat strategjike është themelor për sigurinë energjetike. Diversifikimi i burimeve dhe kontratave të furnizimit është prioritet kyç, duke thelluar bashkëpunimin me partnerë rajonalë dhe evropianë për të reduktuar varësinë nga burime të ekspozuara ndaj ngushticave si Hormuzi.
Eksperienca e fqinjëve si Kroacia dhe Serbia tregon rëndësinë e zgjerimit të portofolit të kontratave dhe përdorimit të rrugëve tranziti alternative për të minimizuar ndikimet e ndërprerjeve. Zgjerimi dhe modernizimi i kapaciteteve të magazinimit dhe krijimi i rezervave strategjike është një tjetër mësim i rëndësishëm. Vendet e rajonit si Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë investuar në kapacitete më të mëdha dhe mekanizma rregullues për menaxhim më të mirë të stokut në periudha krizash. Shqipëria duhet të ndjekë këtë model me një sistem rigoroz monitorimi dhe menaxhimi të burimeve. Nxitja e investimeve në energji të ripërtëritshme dhe eficiencë energjetike është thelbësore për reduktimin graduale të varësisë nga karburantet fosile dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore.
Përvojat rajonale tregojnë se një kalim i suksesshëm në burimet e ripërtëritshme ndihmon në reduktimin e rrezikut nga luhatjet e çmimeve dhe krijon vende pune të reja. Lehtësirat fiskale dhe financiare janë instrumente efektive për këtë kalim. Përmirësimi i transparencës dhe efikasitetit institucional në sektorin energjetik, përmes reformave në institucionet kryesore si KESH, Albpetrol dhe AKBN, është jetik për rritjen e besimit dhe menaxhimin efektiv të burimeve.
Praktikat e suksesshme të fqinjëve tregojnë se rritja e kapaciteteve të monitorimit dhe kontrollit krijon një ambient më të qëndrueshëm në sektor. Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal në rrjetet energjetike dhe rezervat e përbashkëta përmirëson ndjeshëm stabilitetin e furnizimit dhe redukton kostot operative. Marrëveshjet rajonale në Ballkan kanë demonstruar se koordinimi dhe përdorimi i optimizuar i kapaciteteve është i domosdoshëm për menaxhimin e krizave dhe shmangien e tronditjeve në treg.
Më në fund, krijimi i mekanizmave fleksibël për stabilizimin e çmimeve, përfshirë fondet kompensuese për familjet me të ardhura të ulëta dhe bizneset, është një masë kyçe për mbrojtjen e konsumatorëve finalë, ruajtjen e konsumit dhe investimeve, dhe uljen e presioneve sociale dhe politike. Përvoja e vendeve si Kroacia dhe Sllovenia tregon efektivitetin e këtyre mekanizmave në stabilizimin e tregut dhe forcimin e qëndrueshmërisë sociale.
Në përmbledhje, duke integruar mësimet nga e kaluara dhe praktikat rajonale, adaptimi i masave strategjike sipas dinamikave të tregut dhe skenarëve të ndryshëm të çmimeve do të lejojë Shqipërinë të ndërtojë një sistem energjetik më të qëndrueshëm, rezistent dhe me perspektivë zhvillimi afatgjatë, duke garantuar stabilitet ekonomik, social dhe energjetik në një mjedis global të pasigurtë.