• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Finance

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16 minutes më parë
në Finance
0
Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më 16 Qershor, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Dërgesave Familjare, një ditë që vlerëson përkushtimin dhe sakrificën e emigrantëve që, pavarësisht largësisë, nuk i ndajnë kurrë lidhjet me familjen dhe atdheun.
Për ne në EasyPay dhe Ria, kjo ditë ka një domethënie të veçantë – sepse çdo transfertë që realizohet përmes nesh është më shumë se një pagesë. Është një përqafim i dërguar përmes teknologjisë, një kujtim që mbërrin në kohë, një shenjë dashurie për ata që presin në shtëpi.

Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë vitit 2023, rreth 46,460 shqiptarë u larguan nga vendi, duke ndjekur ëndrrat për një jetë më të mirë jashtë kufijve. Shqipëria vazhdon të ketë një nga normat më të larta të emigracionit në Europë, veçanërisht në grupmoshat e reja dhe në familjet e reja, të cilët kërkojnë stabilitet ekonomik. Por megjithatë, largësia nuk i zbeh ndjenjat! Përkundrazi, çdo muaj, mijëra emigrantë shqiptarë dërgojnë para në vendlindje për të ndihmuar prindërit, fëmijët, vëllezërit apo motrat që kanë lënë pas. Këto dërgesa janë shpesh burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje shqiptare.

Sipas shifrave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në vitin 2023, Shqipëria ka përfituar rreth 1.2 miliardë euro në remitanca; një rekord historik që tregon se emigrantët shqiptarë jo vetëm që nuk harrojnë vendin e tyre, por janë një shtyllë e rëndësishme për ekonominë e vendit.

EasyPay dhe Ria – lidhja e sigurt me atdheun

Sipas Bankës Botërore, rreth 23–26% e familjeve shqiptare varen pjesërisht apo tërësisht nga transfertat e parave për të përballuar nevojat e tyre bazë të përditshme. Prej shumë vitesh tashmë, përmes partneritetit të EasyPay me Ria Money Transfer, çdo shqiptar ka mundësinë të dërgojë apo të tërheqë para shpejt, sigurt dhe me tarifa të favorshme nëpërmjet rrjetit të gjerë të pikave EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Transfertat realizohen në pak minuta dhe ndërkohë që tërhiqni dërgesat tuaja, ju mund të kryeni edhe shërbime të tjera për familjen tuaj në të njëjtin vend, si pagesa faturash, rimbushje telefoni, pagesa kësti të kredive, etj.

Emigracioni dhe remitancat – shifra që flasin

Një trend që vihet re në mënyrë të vazhdueshme është emigracioni i të rinjve: Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2023 rreth 46,460 shqiptarë vendosën të shkollohen, punojnë ose jetojnë jashtë vendit. Është një fenomen që vazhdon të shndërrojë Shqipërinë në vend emigrimi, veçanërisht për grupmoshat e reja.

Një trend në rritje për sektorin e remitancave: Shqipëria mori 1.2 miliardë euro në remitanca vetëm gjatë vitit 2023.

Dhe, të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë dhe mediat online në vendin tonë, raportojnë se në 2024 remitancat u rritën në një rekord prej 1.045 miliardë euro, një rritje prej 12.6% krahasuar me vitin 2023.

Në fund të ditës, çdo transfertë që realizohet përmes EasyPay dhe Ria është shumë më tepër sesa një veprim financiar – është një akt dashurie dhe përkushtimi. Me shpejtësi, siguri dhe tarifa të përballueshme, ne e bëjmë të mundur që ndihma të mbërrijë në kohë te njerëzit tuaj më të dashur. Përmes një rrjeti të gjerë pikash në të gjithë Shqipërinë, ofrojmë akses të lehtë për tërheqje fondesh dhe kryerje shërbimesh të tjera jetike. Në kohë krizash ekonomike, këto transferta bëhen mbështetja kryesore për mijëra familje, duke ndihmuar në mbulimin e nevojave themelore si ushqimi, arsimi dhe shëndeti. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e varfërisë dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik në familjet shqiptare. Falë jush, Shqipëria ndjehet gjithmonë më afër – sepse kur dërgoni me EasyPay dhe Ria, dërgoni më shumë se para: dërgoni dashuri, kujdes dhe shpresë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Para

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Para
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025

16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar