• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Konflikti Izrael-Iran-SHBA është kriza e rradhës e importuar nga jashtë që pritet të japë ndikim në ekonominë shqiptare. Në vite, janë shënuar shumë konflikte apo situate emergjente që kanë lënë gjurmë.

E para e këtij lloji ishte kriza financiare globale (2008-2009), që shkaktoi rënie të remitancave, ulje të investimeve të huaja, të eksporteve dhe ngadalësim të rritjes ekonomike.

Kriza e dytë ishte ajo e borxhit sovran në Eurozonë (2010-2012), vecanërisht në Itali dhe Greqi ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë dhe që u reflektua me rënie të remitancave, rënie të kërkesës për produkte shqiptare në këto tregje dhe kufizim të kreditimit nga bankat me kapital të huaj.

Kriza e tretë ishte pandemia e Covid 19 që shkaktoi rënie të fortë të ekonomisë, tkurrje të turizmit, eksporteve dhe konsumit, rritje të papunësisë dhe nevojë për një paketë të madhe ndihme financiare.

Konflikti i fundit që ka goditur ekonominë është lufta Rusi- Ukrainë, që u shoqërua me rritje të cmimeve të naftës dhe gazit dhe në reaksion zinxhir edhe të produkteve të tjera, presion mbi bilnacin tregtar dhe buxhetor, si dhe rritje e normave të interesit nga Bankat Qendroreë. Së fundmi, është konflikti Izrael- Iran- SHBA, që nëse vijon do të japë ndikim në ekonominë botërore dhe rrjedhimisht, edhe në atë shqiptare si pjesë e pandarë e saj.

Produkti që është prekur më shumë, në pjesën më të madhe të krizave globale është nafta, bazike jo vetëm për transportin, por edhe në zinxhirin e prodhimit.

Për shkak të konfliktit të fundit mes Izraelit, Iranit dhe SHBA-së, cmimi i arit të zi arriti në 79 dollarë për fuci, niveli më i lartë që prej janarit të këtij viti dhe pritet të kapërcejë edhe më shumë, nëse Irani vendos bllokimin e ngushticës së Hormuzit, prej nga ku kalon 20% e prodhimit botëror të naftës.

Por ngjarje të tilla padyshim që kthejnë vëmendjen tek nevoja jo vetëm për të mbrojtur ekonominë, por edhe për të rritur financimet për sigurinë. Vecanërisht pas konfliktit të zgjatur mes Rusisë së Ukrainës, shtetet e Europës kanë nisur të investojnë më shumë për ushtrinë dhe sigurinë.

Shqipëria jep financime për mbrojtjen 2% të Produktit të Brendshëm Bruto, një shifër që ka ardhur në rritje vitet e fundit, ndonëse mbetet e eulët përkundrejt nevojave që ka vendi, në kuadër edhe të zhvillimeve gjeostrategjike.

Etiketa: aktualitet
Pas

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin

Para

Kredo.al dhe Fshati SOS Shqipëri fuqizojnë të ardhmen e të rinjve dhe grave përmes edukimit profesional

Të Gjitha

Ekonomia është ngadalësuar, BSH: Ekzistojnë rreziqe që mund të ndikojnë në të ardhmen

Ekonomia është ngadalësuar, BSH: Ekzistojnë rreziqe që mund të ndikojnë në të ardhmen

nga Fast News
20:40 | 14/08/2025
0

Qeveria premton kompensimin e të gjitha dëmëve nga zjarret, ja sa banesa janë dëmtuar deri më tani

Qeveria premton kompensimin e të gjitha dëmëve nga zjarret, ja sa banesa janë dëmtuar deri më tani

nga Fast News
20:29 | 14/08/2025
0

Leading Diligent Boards: Konferenca që do të mbledhë drejtues bordesh, investitorë dhe ekspertë nga Shqipëria, rajoni dhe bota

Leading Diligent Boards: Konferenca që do të mbledhë drejtues bordesh, investitorë dhe ekspertë nga Shqipëria, rajoni dhe bota

nga Fast News
20:21 | 14/08/2025
0

Tjetër koncension për Putin, Rusia do shfrytëzojë burimet e rralla të Alaskës

Tjetër koncension për Putin, Rusia do shfrytëzojë burimet e rralla të Alaskës

nga Fast News
20:13 | 14/08/2025
0

Recent News

Ekonomia është ngadalësuar, BSH: Ekzistojnë rreziqe që mund të ndikojnë në të ardhmen

Ekonomia është ngadalësuar, BSH: Ekzistojnë rreziqe që mund të ndikojnë në të ardhmen

20:40 | 14/08/2025
Qeveria premton kompensimin e të gjitha dëmëve nga zjarret, ja sa banesa janë dëmtuar deri më tani

Qeveria premton kompensimin e të gjitha dëmëve nga zjarret, ja sa banesa janë dëmtuar deri më tani

20:29 | 14/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar