Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

nga Fast News
9 months më parë
në Biznes
0
Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesi mbetet domen i burrave në Shqipëri. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se është pakësuar numri i grave që drejtojnë ndërmarrje në vendin tonë.  Sipas INSTAT, gjatë vitit 2024 në vend kanë operuar rreth 113 mijë ndërmarrje aktive të vogla, me 1 deri në 4 punonjës, duke treguar se natyra e sipërmarrjes në Shqipëri mbështetet në biznesin e vogël. Rreth 32.5%, rezultojnë të jenë të drejtuara nga gra, çka nënkupton se më pak se gjysma e bizneseve të këtij formati janë në pronësi apo drejtim femëror.

Tendenca e uljes së numrit të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë bëhet edhe më e theksuar me rritjen e numrit të punonjësve. Ndërmarrjet me 5 deri në 9 punonjës janë rreth 9,300 në total, por vetëm 24.8% prej tyre drejtohen nga gra, duke konfirmuar një tjetër nivel të ulët të përfaqësimit të tyre në strukturat drejtuese. Po ashtu, për bizneset me 10 deri në 49 punonjës, gratë sërish ishin më të pakta në drejtim me vetëm 23.3%

Në vitin 2024, në Shqipëri kanë qenë aktive vetëm 2,020 ndërmarrje me më shumë se 50 punonjës. Nga këto, vetëm 25.9% kanë pasur drejtuese femra, një shifër që tregon qartë një prani shumë të ulët të grave në krye të bizneseve të mëdha.

Pjesëmarrja më e lartë e grave në drejtimin e ndërmarrjeve vërehet në sektorin e “Shërbimeve të tjera”, ku gratë përfaqësojnë 40.9% të drejtuesve. Në vend të dytë renditet sektori i tregtisë, ku gratë zënë 33,9% të pozicioneve drejtuese.

Këto të dhëna tregojnë qartë dy prirje kryesore në peizazhin e biznesit shqiptar, dominimin e ndërmarrjeve të vogla dhe pabarazinë e theksuar gjinore në drejtim, veçanërisht në nivelet më të larta të sipërmarrjes.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Para

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

Para
SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

nga Fast News
13:14 | 30/03/2026
0

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

nga Fast News
10:09 | 30/03/2026
0

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

nga Fast News
10:05 | 30/03/2026
0

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
13:31 | 28/03/2026
0

Recent News

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

13:14 | 30/03/2026
Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

10:09 | 30/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora