• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
23 hours më parë
në Biznes
0
Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset po neglizhojnë ndjeshëm pagesën e detyrimeve tatimore ndaj buxhetit të shtetit, duke rrezikuar të bien pre e masave të ashpra të cilat mund të çojnë deri në faliment të sipërmarrjes së tyre.  Ditët e fundit administrata tatimore ka përqendruar vëmendjen në mbledhjen e borxheve të krijuara nga bizneset, duke rikujtuar pasojat që mund të kenë nëse nuk zbatojnë legjislacionin në fuqi. Por pavarësisht kësaj, vetëm në muajin Maj detyrimet e krijuara rishtazi arritën në 47 milionë euro.

Por çfarë rrezikojnë konkreresht bizneset që kanë akumuluar detyrime apo nuk i shlyejnë ato në kohë? Referuar ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, administrata tatimore ka kompetencat për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara me forcë, për të cilat nuk është ushtruar e drejta e ankimit apo kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit administrativ dhe gjyqësor.





Sipas nenit 89 të ligjit “administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor, për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit. Pagesa e shumës së qarkullimit të sekuestruar kalohet në llogarinë bankare të administratës tatimore ditën e nesërme”.

Tatimpaguesi, për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesë\të transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, vetëm në rast kur ato kanë si qëllim shlyerjen e detyrimit.

Nga ana tjetër, tatimet mund të kërkojë pranë organeve kompetente: ndalimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të administratorit, të personit juridik, ortakut dhe aksionarit të personit juridik apo individit tregtar, i cili ka detyrime të papaguara si dhe ndalimin e transferimit jashtë shtetit të shumave të depozituara në llogaritë bankare, në emër të individit tregtar apo të shoqërisë tregtare, që ka detyrime të papaguara.

Po ashtu administrata tatimore ka të drejtën ti kërkojë çdo banke tregtare, ku tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të bllokojë një shumë, e cila duhet të jetë më e vogla ndërmjet:  shumës që kërkohet të mbahet dhe shumës, që rezulton në atë çast në llogarinë bankare të tatimpaguesit. Shuma e bllokuar kalon për llogari të administratës tatimore.

Sipas ligjit në fuqi, tatimeve u lind e drejta të vendosin masën e sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar e cila mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese ose barrë hipotekore dhe nëse sërish detyrimi nuk shlyhet, kalohet në ekzekutimin i masës së sigurimit, nëpërmjet sekuestrimit, konfiskimit dhe shitjes së pasurisë së siguruar në favor të administratës tatimore, në pronësi të tatimpaguesit. E gjithë pasuria e tatimpaguesit është objekt i sekuestrimit në masën e detyrimit tatimor të papaguar.

Totali i borxhit të akumuluar nga sipërmarrjet ndaj administratës tatimore ndër vite arrin në 162.5  miliardë lekë./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

Para

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Para
Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar