• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

A po vjen më në fund rregullimi i vërtetë i kriptomonedhave?

nga Fast News
1 day më parë
në Finance
0
A po vjen më në fund rregullimi i vërtetë i kriptomonedhave?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Disa vite më parë, Këshilli Atlantik publikoi një raport që tregonte qartë se sa të ndryshme janë qëndrimet e vendeve ndaj kriptomonedhave. Në 45 vende, ato ishin të ligjshme, në 20 pjesërisht të ndaluara dhe në dhjetë të tjera të ndaluara plotësisht.

E njëjta përçarje qëndrimesh është e dukshme sot edhe brenda vetë Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC). Kryetari i ri, Paul Atkins, është një mbështetës i zjarrtë i kriptomonedhave – më parë ka drejtuar një grup lobues të industrisë,  ndërsa komisionerja e fundit demokrate, Caroline Crenshaw, është një kritike e ashpër e kësaj qasjeje më të butë.





Ajo e ka cilësuar të gabuar vendimin e SEC për të hequr dorë nga disa veprime ndëshkuese ndaj kompanive të sektorit. Sipas saj, qasja e Atkins do të përfundojë në dështim. Këto mospajtime të thella, të kombinuara me një konflikt kompetencash mes SEC dhe Komisionit për Tregtinë e Mallrave të së Ardhmes (CFTC) kanë bllokuar përpjekjet për të krijuar një kuadër rregullator të qartë në Shtetet e Bashkuara. SEC këmbëngul se kriptomonedhat janë si tituj financiarë (securities), ndërsa CFTC i konsideron ato si mallra (commodities).

Dhe, natyrisht, secili institucion pretendon të jetë autoriteti përgjegjës. Por duket se ky ngërç po shkon drejt zgjidhjes. Së pari, presidenti Donald Trump ka ndryshuar bindje. Vetëm katër vite më parë ai e cilësonte Bitcoin-in si një “mashtrim”, ndërsa sot, ai dhe bashkëshortja e tij kanë lançuar monedhat e tyre digjitale (memecoins). Edhe pse vlera e $MELANIA ra me shpejtësi, projekti $TRUMP po rezulton shumë fitimprurës, madje presidenti ka organizuar edhe një darkë ekskluzive për blerësit më të mëdhenj.

Përmes përqafimit të sektorit të kriptos, Trump po kërkon të afrohet me Silicon Valley. Ai madje ka firmosur një urdhër ekzekutiv që ndalon Rezervën Federale të zhvillojë një monedhë dixhitale kombëtare  e cila shihet nga disa si konkurrencë publike për ofertat private digjitale.

Një tjetër sinjal pozitiv është konsensusi në rritje në Kongres, ku ligjvënësit po e kuptojnë nevojën për një kuadër të qartë ligjor. Një shembull konkret është projektligji GENIUS (Guiding and Establishing National Innovation for US Stablecoins), i cili ka bërë përparim të dukshëm në Senat dhe tani ka mbështetje të gjerë, përkundër kundërshtimit të vazhdueshëm nga Senatorja Elizabeth Warren.

Dhoma e Përfaqësuesve mund të jetë ende skeptike, por duket e mundur që stablecoin-et do të rregullohen me ligj të qartë dhe të zbatueshëm, duke përfshirë kërkesa për transparencë dhe mbështetje me asete reale. Sipas bankës Standard Chartered, nëse ky ligj miratohet, tregu amerikan i stablecoin-eve mund të rritet nga 240 miliardë dollarë në 2 trilionë deri në fund të vitit 2028.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të investohen në bono të thesarit amerikan  një ndihmë e mirë për një qeveri me deficit të thellë.

Megjithatë, edhe nëse ligji për stablecoin-e miratohet, shumë paqartësi mbeten për asetet digjitale më të rrezikshme. Por edhe ato mund të përfitojnë nga ndryshimi i klimës politike. Rritja e fundit e çmimit të Bitcoin ndoshta lidhet me shpresën se Kongresi do t’ia kalojë mbikëqyrjen CFTC-së, e cila ka një qasje më të lehtë. Një projektligj për këtë dështoi vitin e kaluar, por tani raportet e forcave politike janë ndryshe.

Në një kohë kur edhe shumë vende të tjera po përballen me këtë sfidë, lind pyetja: a ka ndonjë model që SHBA mund të ndjekë? Referencat ndaj Europës nuk janë të preferuara në Uashington, për Trump, BE-ja ekziston vetëm për të përfituar nga SHBA-ja , por nuk mund të injorohet fakti që Bashkimi Europian tashmë ka miratuar një model: rregulloren MiCA (Markets in Crypto-Assets).

MiCA (ndoshta jo aq erresonante sa GENIUS) u miratua në vitin 2023, por hyri në fuqi në fund të 2024-ës, ndaj është ende herët për ta gjykuar plotësisht. Megjithatë, duket se do të ketë ndikim të gjerë. Rregullat e saj për stablecoin-et – që kërkojnë që rezervat të mbahen në asete të qëndrueshme dhe të paktën 30% të depozitohen në banka të BE-së po krijojnë tashmë presion mbi kompani si Tether dhe Circle (kjo e fundit duket se do të përshtatet).

Një entitet që kërkon të licencohet nën MiCA duhet të aplikojë në rregullatorin lokal; nëse arrin madhësi sistemike, do të kalojë nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë nga BE-ja.

A mund të shërbejë MiCA si frymëzim për SHBA-në? Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, u ka thënë bankierëve se nuk ka ndërmend të “outsourcojë” rregullimin tek institucionet ndërkombëtare,  deklaratë që ka shqetësuar Komitetin e Bazelit. Por të marrësh një ide nga një vend tjetër nuk do të thotë të dorëzosh sovranitetin. Edhe nëse miratohet ligji për stablecoin-et, shumë punë mbetet për t’u bërë me kriptomonedhat që nuk kanë mbështetje reale.

Avantazhi i qasjes europiane është se ajo i përfshin edhe këto. Ndërkohë, sinjalet që vijnë nga Kongresi për këtë çështje janë të paqarta. Disa projektligje për krijimin e një rezerve strategjike me Bitcoin apo për luftimin e korrupsionit  me aludime për interesat financiare të Trump nuk kanë gjasa të ecin. Në vend të kësaj, Komiteti për Shërbimet Financiare dhe Komiteti Bankar në Senat duhet të bashkojnë forcat dhe ndoshta të bëjnë një vizitë në Bruksel, në zyrat e BE-së.

Howard Davies është ish-zëvendësguvernator i Bankës së Anglisë dhe aktualisht kryetar i grupit NatWest.
Copyright: Project Syndicate, 2025
www.project-syndicate.org

Etiketa: aktualitet
Pas

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025

Para

Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft!

Para
Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft!

Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft!

Të Gjitha

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

nga Fast News
10:00 | 04/06/2025
0

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

nga Fast News
09:30 | 04/06/2025
0

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

nga Fast News
09:00 | 04/06/2025
0

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

nga Fast News
08:30 | 04/06/2025
0

Recent News

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

10:00 | 04/06/2025
Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

09:30 | 04/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar