• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Studimi befasues: Punët më të kënaqshme nuk lidhen me pagën

nga Fast News
1 day më parë
në Finance
0
Studimi befasues: Punët më të kënaqshme nuk lidhen me pagën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i kryer me mbi 59,000 punonjës në Estoni ka zbuluar se kënaqësia në jetë dhe në punë nuk lidhet drejtpërdrejt me pagën apo prestigjin.

Sipas studimit, profesionistët fetarë, punëtorët e vetëpunësuar dhe llamarinistët janë më të kënaqurit me jetën. Psikologët, profesionistët e shëndetit dhe masazhatorët gjithashtu u renditën në dhjetëshen më të kënaqur.





Nga ana tjetër, postierët, kamerierët, rojet e sigurisë, kasapët dhe instruktorët e makinave janë ndër më pak të kënaqurit.

Ndërsa dentistët, obstetërit (gjinekologët) dhe parukierët shfaqin nivelet më të larta të kënaqësisë në punë, por edhe shkrimtarët, zhvilluesit e softuerëve dhe profesionistët fetarë dhe të shëndetit. Nga ana tjetër, transportuesit, punëtorët, ndihmësit e kuzhinës dhe kamerierët nuk ishin shumë të kënaqur.

Ata u pyetën për punën e tyre, pagën, personalitetin dhe sa të kënaqur ishin me jetën në përgjithësi dhe me punën në veçanti.

Rezultatet janë publikuar në “PsyArXiv Preprints” dhe tregojnë sipas ekspertëve se mungesa e stresit dhe ndjenja e përmbushjes ndikojnë më shumë në lumturinë e një personi, sesa të ardhurat apo statusi.

“Prisja që prestigji i një pune të ishte i lidhur fort me kënaqësinë që marrim prej saj, por gjetëm vetëm një korrelacion të lehtë midis të dyjave”, shpjegon Kätlin Anni, një nga autoret e studimit, duke shtuar se “punët me prestigj të ulët mund të jenë shumë të kënaqshme”.

Ekspertja vëren gjithashtu një faktor që është i përbashkët për punët më pak të kënaqshme, stresin, i cili shpesh vjen nga një rol i rëndësishëm me shumë përgjegjësi, siç është ai i një menaxheri në një kompani të madhe apo ndërkombëtare. Kjo, thekson ajo, do të shpjegonte gjithashtu pse punëtorët e vetëpunësuar u gjetën të jenë ndër më të kënaqurit me jetën e tyre .

Ndërsa pranon se disa aspekte të këtij studimi mund të jenë të vlefshme edhe në vende të tjera, ekspertja këshillon që të mos përgjithësohet, pasi në Estoni mund të ketë norma kulturore që ndikojnë në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë punën e tyre.

Etiketa: aktualitet
Pas

U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, ja cfarë thotë AKU

Para

Dinamikat e cuditshme të turizmit/ Të huajt vijnë, shqiptarët ikin jashtë

Para
Dinamikat e cuditshme të turizmit/ Të huajt vijnë, shqiptarët ikin jashtë

Dinamikat e cuditshme të turizmit/ Të huajt vijnë, shqiptarët ikin jashtë

Të Gjitha

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Elon Musk largohet përfundimisht nga administrata Trump

Elon Musk largohet përfundimisht nga administrata Trump

nga Fast News
16:49 | 29/05/2025
0

Britania nis epokën e taksive fluturuese – më shpejt se sa mendonit!

Britania nis epokën e taksive fluturuese – më shpejt se sa mendonit!

nga Fast News
16:45 | 29/05/2025
0

Miliarda $ në lojë, basti i miliarderit të famshëm për aksione e Apple: Të shiten apo të mbahen?

Miliarda $ në lojë, basti i miliarderit të famshëm për aksione e Apple: Të shiten apo të mbahen?

nga Fast News
16:37 | 29/05/2025
0

Recent News

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

16:57 | 29/05/2025
Elon Musk largohet përfundimisht nga administrata Trump

Elon Musk largohet përfundimisht nga administrata Trump

16:49 | 29/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar