• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
19 hours më parë
në Finance
0
POSÍ, ka edhe për Ty!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.

Credins bank, në bashkëpunim me Mastercard lançuan fushatën më të re “POSI” bazuar në programin ekskluziv “Acceptance Acceleration”, që synon të përshpejtojë digjitalizimin e pagesave në Shqipëri.
Në një hap me trendet globale ku reduktimi i cash-it është tashmë një strategji e rëndësishme edhe për politikat ekonomike të Shqipërisë, ky program është iniciuar nga Mastercard dhe i mbështetur nga institucionet shtetërore, financiare, bankat e nivelit të dytë, etj.





Në kuadër të këtij programi, Credins lançoi fushatën me emrin komercial “POSI”, e cila është përzgjedhur nga Mastercard si një truk gjuhësor në formën e një zhargoni popullor dhe ka për qëllim të nxisë përdorimin e terminaleve POS në bizneset e vogla, të mesme dhe persona fizikë që operojnë në sektorin: hoteleri-turizëm, bar-restorante, shërbim taksi, marketet, bizneset me dyqane fizike, si dhe ato biznese të cilat nuk e kanë pasur këtë shërbim.
Për bizneset që do të aplikojnë për këtë shërbim për një periudhë 12 mujore do të përfitojnë terminal POS pa pagesë.

Komision 0% për të gjitha transaksionet me kartë deri në kufirin vjetor të përcaktuar sipas kushteve të bankës. Nga ana tjetër, stafi i Credins bank ofron shërbim të personalizuar për instalimin e POS-it duke i ardhur në ndihmë bizneseve në çdo kohë. Ky program special do të jetë i vlefshëm përgjatë periudhës kohore 1 Maj ’25 – 30 Prill ’26.

Ky bashkëpunim mes Mastercard dhe Credins bank dëshmon edhe një herë angazhimin mes palëve për t’i vendosur klientët gjithmonë në qendër të çdo iniciative. Nga digjitalizimi i produkteve dhe shërbimeve e deri te krijimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët, që synon t’u ofrojë atyre zgjidhje moderne dhe inovative që plotësojnë nevojat e tyre në çdo kohë. Mastercard dhe Credins bank prej vitesh kanë një partneritet të shkëlqyer duke sjellë herë pas here bashkëpunime të frytshme përmes fushatave efektive dhe aktiviteteve moderne, jo vetëm në nivel biznesi por gjithashtu edhe duke ndikuar në rritjen e mirëqenies së komunitetit vendas.

Përgjatë viteve të fundit, Shqipëria po përjeton një rritje të madhe në industrinë e turizmit,
ndaj kjo ka ndikuar edhe në kërkesën e shtuar për shërbimet bankare. Në këtë aspekt, Credins bank ka treguar rëndësinë maksimale duke ofruar më shumë shërbime digjitale në zonat turistike,
duke mbështetur maksimalisht biznese të ndryshme. Nga ana tjetër edhe klientët tashmë janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për përfitimet e ndryshme që marrin nga përdorimi i POS-ve apo edhe ATM-ve. Rritja e kërkesave për këto shërbime tregon tashmë një tendencë të qartë për përdorimin e teknologjisë moderne në menaxhimin e financave. Shërbimet e Credins bank janë të organizuara për të siguruar fleksibilitet maksimal dhe për të përmbushur kërkesat e ndryshme të klientëve. Kështu, rritja e performancës së bizneseve ka bërë që Credins të angazhohet maksimalisht në ofrimin e shërbimeve më konkurruese, duke përfshirë edhe shërbimet digjitale që janë në dispozicion 24/7. Credins ka investuar në zgjerimin e rrjetit të ATM-ve dhe POS-ve, që janë rritur në numër për të ndihmuar klientët në çdo kohë dhe në çdo vend të Shqipërisë. Si një mundësi mjaft e mirë për bizneset e reja për të marrë shërbimin e POS-it, të cilat tashmë kanë mundësinë të rrisin jo vetëm nivelin e shitjeve, por edhe të monitorojnë dhe administrojnë në tërësi performancën e të gjithë biznesit, kjo është koha e duhur për të aplikuar në çdo degë të Credins.

Ajo çfarë e bën të veçantë Credins bank është strategjia për një investim të vazhdueshëm në të gjithë infrastrukturën e shërbimeve që ofron, të cilat jo vetëm janë bashkëkohore, por të dizenjuara për të plotësuar dëshirat dhe nevojat e ndryshme të individëve dhe bizneseve, si: llogari bankare, kredi dhe produkte të ndryshme investimi, etj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Elon Musk largohet përfundimisht nga administrata Trump

Para

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Para
Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar