• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Për herë të parë në Shqipëri, diskutime me qeverinë për “kurs industrial për kontratat eksportuese”

nga Fast News
19 hours më parë
në Ekonomi
0
Për herë të parë në Shqipëri, diskutime me qeverinë për “kurs industrial për kontratat eksportuese”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesisht në Korçë, Bilisht, Cërrik, Fier e Tiranë… 100 fasoneri kanë ulur qepenat në dy vitet e fundit. Zhvlerësimi i euros nga njëra anë, bashkë me rritjen e kostove të fuqisë punëtore nga tjera shtynë drejt falimentit industritë e veshjeve duke lënë të papuna qindra gra e vajza. Me “superlekun” që vijon të fuqizohet, bizneset në sektorin e manifakturës kanë nisur diskutimet me qeverinë për hartimin e “kursit industrial për kontratat eksportuese”.

“Kursi i këmbimit industrial nuk është gjë tjetër, veçse njohje e dëmit ekonomik që vijnë nga luhatjet e kursit të këmbimit. Kosto që deri më sot janë mbajtur nga bizneset, por duhet të jetë e përbashkët. Është një sektor që ka 650 biznese aktive me 65 mijë të punësuar, kemi qenë 750 biznese, por një pjesë janë të mbyllura dhe kjo përkthehet në humbje të vendeve të punës”, thotë Edvin Prençe, kryetari i shoqatës “ProEksport Albania”.





Dëshira është e madhe, gatishmëria po ashtu… por bizneset shqiptare nuk ndihen ende gati për të konkurruar me sipërmarrjet europiane. Teksa vendi përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030, bizneset e vogla dhe të mesme kërkojnë ndihmë.

“Shqipëria 2030 ka një kosto shumë të lartë dhe është përllogaritur në 7 miliardë euro që të bëhet e mundur që bizneset të mund të jenë të ngjashëm me bizneset evropiane. Investimi në teknologji dhe në trajnime të njerëzve, janë pikat për të cilat jemi në diskutime edhe me qeverinë”, thotë Prençe.

Përndryshe marrja e dritës jeshile për kapitullin 20 pas takimit të pestë ndërqeveritar të zhvilluar të enjten “bëhet mision gati i pamundur.” “Diversifikimi ose ndryshimi i mentalitetit të të bërit biznes dhe të prodhuarit në Shqipëri, që duhet të ketë në optikë rritjen e cilësisë dhe uljen e kostove përmes automatizimit. Sektori ynë prodhon 40 mijë tonë mbetje në vit po punojmë për realizimin e ekonomisë qarkulluese për të bërë të mundur që këto mbetje të riciklohen që të jemi të veçantë në raport me vendet e tjera”.

Për t’i dhënë një dorë bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare mendoi së fundmi Italia, e cila ka vënë në dispozicion një fond prej 30 milionë eurosh. Secila sipërmarrje mund të aplikojë për financim deri në 500 mijë euro me norma të ulëta interesi.

Etiketa: aktualitet
Pas

70 euro gjobë kush ngrihet në këmbë para se të ulet avioni

Para

Miliarda $ në lojë, basti i miliarderit të famshëm për aksione e Apple: Të shiten apo të mbahen?

Para
Miliarda $ në lojë, basti i miliarderit të famshëm për aksione e Apple: Të shiten apo të mbahen?

Miliarda $ në lojë, basti i miliarderit të famshëm për aksione e Apple: Të shiten apo të mbahen?

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar