• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nuk ndryshon tradita. Shqiptarët sigurojnë makinat, më pak pronën dhe jetën

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Nuk ndryshon tradita. Shqiptarët sigurojnë makinat, më pak pronën dhe jetën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dinamikat në tregun e sigurimeve nuk kanë ndryshuar përsa i përket orientimit të tregut. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, 67.82% e tregut përbëhej nga sigurimi i automjeteve, një shërbim i detyrueshëm me ligj. Ndërkohë që sigurimi i jetës dhe shëndetit zonte 16.4% të tregut dhe sigurimi I pronës vetëm 15.77%.

Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në një ndarje të tillë të tregut, duke filluar nga niveli i ulët i kulturës së të siguruarit; niveli i ulët i të ardhurave, por edhe mungesa e besimit. Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të të siguruarit për frymë në rajon dhe sipas kompanive, ky ëhstë problem që pengon zhvillimin e tregut dhe diversifikimin e produkteve për qytetarët.





Zhvillimet e tregut të sigurimeve

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar-mars 2025 kapën vlerën 5.5 miliardë lekëve, me rritje 7.09% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Gjatë tremujorit të parë, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 347.838, me një rritje prej 11.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë kësaj periudhe dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 1.9 miliardë lekë, ose 3.77% më pak se në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik (sigurimi i automjteve) për janar-mars 2025 kapën vlerën 1.2 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 5.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë tremujorit të parë të këtij viti arritën rreth 3.3 miliardë lekë, me rritje 12.18% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Produkti MTPL e brendshme shënoi në këtë periudhë një rritje prej 12.94 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.17% krahasuar me janar-mars 2024.

Produkti Karton Jeshil në janar-mars 2025 pati një rritje prej 9.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19.79% krahasuar me Janar-Mars 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në tremujorin e parë të këtj viti pati një rritje 0.51% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i kontratave u ul me 1.10%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë tre muajve të parë arritën rreth 2.2 miliardë lekë, 0.14 % më shumë se janar-mars 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 15.70% krahasuar me një vit më parë.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë janar-marsit 2025, patën një ulje me 3.48% kundrejt tremujorit të parë të vitit të kaluar.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar-marsit 2025 siguruan mbi 860 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.64% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar-marsit 2025, vihet re një ulje prej 13.42% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 8.08% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-mars it 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë tremujorit të parë të këtij viti arritën në rreth 387 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.49% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar-marsit 2025, arritën rreth 531 milionë lekë, ose 13.67 % më shumë se një vit më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë tremujorit të parë të këtij viti u ulën me 3.77% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1.4 miliardë lekë apo 75.70% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Etiketa: aktualitet
Pas

Hapja e një biznesi, sektorët dhe cfarë duhet të kemi parasysh?

Para

Po kërkon punë jashtë? Këto janë vendet ku merr vizën më shpejt se kafen

Para
Po kërkon punë jashtë? Këto janë vendet ku merr vizën më shpejt se kafen

Po kërkon punë jashtë? Këto janë vendet ku merr vizën më shpejt se kafen

Të Gjitha

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

nga Fast News
15:22 | 31/07/2025
0

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

nga Fast News
15:14 | 31/07/2025
0

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

nga Fast News
10:30 | 31/07/2025
0

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

nga Fast News
10:00 | 31/07/2025
0

Recent News

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

15:22 | 31/07/2025
Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

15:14 | 31/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar