• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

Krijohet kundërhelmi universal nga njeriu që u kafshua 200 herë nga gjarpërinjtë

nga Fast News
7 months më parë
në Lifestyle
0
Krijohet kundërhelmi universal nga njeriu që u kafshua 200 herë nga gjarpërinjtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një burrë amerikan, Tim Friede, i cili ka kaluar gati dy dekada duke i injektuar vetes helme gjarpri, ka ndihmuar në zhvillimin e një kundërhelmi revolucionar që mund të shpëtojë mijëra jetë. Shkencëtarët kanë zbuluar se antitrupat në gjakun e tij ofrojnë mbrojtje kundër dozave fatale të helmeve nga shumë specie gjarpërinjsh.

Aktualisht, kundërhelmet funksionojnë vetëm kur përputhen me helmin specifik të një specieje të caktuar. Kjo është problematike, pasi llojet e helmeve ndryshojnë shumë, edhe brenda të njëjtës specie gjarpërinjsh. Por antitrupat që trupi i Friede ka zhvilluar pas mbi 700 injeksioneve dhe 200 pickimeve nga gjarpërinj si mamba dhe kobra, janë të jashtëzakonshëm.

Kompania bioteknologjike Centivax, në bashkëpunim me studiues nga Universiteti Columbia, analizoi gjakun e Friede dhe identifikoi dy antitrupa që neutralizojnë dy klasa të ndryshme neurotoksinash. Një përbërës i tretë u shtua për të krijuar një “koktej kundërhelmi”, i cili në testet te minjtë siguroi mbrojtje të plotë ndaj 13 prej 19 gjarpërinjve më vdekjeprurës në botë.

Ky është një hap i madh drejt zhvillimit të një kundërhelmi universal, shkruan A2 CNN. Synimi përfundimtar është një injeksion i vetëm që do të mbrojë nga të gjitha llojet e helmit, neurotoksik, hemotoksik dhe citotoksik.

Edhe pse kërkimet janë në faza të hershme dhe nevojitet testim i mëtejshëm, ekspertët e cilësojnë këtë si një arritje premtuese. Për Tim Friede, i cili dikur ra në koma nga dy pickime kobre, ky moment është një triumf: “Jam krenar. Ndihem mirë që po bëj diçka të mirë për njerëzimin”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024?

Para

Kodim dhe kreativitet, One Albania përkrah gjeneratën e ardhshme të talenteve të teknologjisë në Junctionx Tirana

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

nga Fast News
18:00 | 23/11/2025
0

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

nga Fast News
17:30 | 23/11/2025
0

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

nga Fast News
17:00 | 23/11/2025
0

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

nga Fast News
16:12 | 23/11/2025
0

Recent News

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

18:00 | 23/11/2025
Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

17:30 | 23/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar