Energjia e prodhuar nga hidrocentralët privatë është baza për prodhimin e energjisë në vend, duke tejkaluar energjinë e prodhuar nga HEC-et shtetërorë të kaskadës së lumit Drin. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në fund të tremujorit të parë të këtij viti, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 9,8%, duke arritur vlerën 2.234 GWh nga 2.478 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2024.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 45.8% nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46.3 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 7.9% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Të dhënat e detajuara tregojnë se hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2025, prodhuan 1.023 GWh nga 1.162 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2024, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 11.9%.
Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 1,035 GWh nga 1,246 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 17.0%.
Të tjerë prodhues, prodhuan 176 GWh nga 70 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 2.5 herë.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2025, arriti vlerën 767 GWh nga 535 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 43.4%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 732 GWh nga 814 GWh, duke shënuar një rënie me 10.1%
Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 478 GWh në tremujorin e parë të vitit 2025 nga 483 GWh në tremujorin e parë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 1,1%. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 është 21,1%, nga 22,0% që ishte në tremujorin e parë të vitit 2024.
Humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 478 GWh në tremujorin e parë të vitit 2025 nga 483 GWh në tremujorin e parë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 1,1%. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 është 21,1%, nga 22,0% që ishte në tremujorin e parë të vitit 2024.