• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Fondet kanë 3 vjet të pezulluara, AZHBR kërkon kompani IT për të mirëmbajtur faqen web të IPARD

nga Fast News
1 hour më parë
në Ekonomi
0
Fondet kanë 3 vjet të pezulluara, AZHBR kërkon kompani IT për të mirëmbajtur faqen web të IPARD
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fondet e Bashkimit Europian për Shqipërinë në drejtim të bujqësisë kanë gati tre vjet që janë pezulluar, megjithatë Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rajonal kërkon një kompani në fushën e teknologjisë për të mirëmbajtur faqen e internetit të Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit në Zhvillimin Rural, IPARD.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik është depozituar edhe procedura tenderuese me vlerë disa dhjetëra-mijëra euro, duke specifikuar edhe kushtet për kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në garë.



“Dëshmi për shërbime të ngjashme. Si dëshmi për përvojën e mëparshme kërkohen vërtetime të lëshuara nga një ent publik ose fatura tatimore shitje, ku të shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara. Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat si dëshmi pranohen vetëm faturat tatimore të shitjes ku të shënohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara”, thotë AZHBR.

Për shkak të parregullsive dhe abuzimeve të gjetura, Komisioni Europian vendosi në korrik të vitit 2023 të ndërpresë mbështetjen ndaj Shqipërisë në drejtim të bujqësisë dhe zhvilluar rural. Në një kohë që hetimet e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, e njohur si OLAF vijojnë, pezull ka mbetur edhe programi IPARD 3. 112 milionë eurot e programit të IPARD III nuk do të zhbllokohen as këtë vit, megjithatë Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rajonal synon të përcjellë sa më tepër informacion për fermerët shqiptarë.

“Sigurimi i informacionit në kohë lehtësisht i aksesueshem dhe informues rreth veprimtarisë së AZHBR, evidentimi i rolit të saj në mënyrë të thjeshtë dhe bindëse për të rritur ndërgjegjësimin nga një audiencë më e madhe publike. Promovimi dhe stimulimi i angazhimit të palëve të interesuara për zbatimin me efektivitet të programeve të AZHBR”, thotë AZHBR.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dorëzuar ndërkohë pranë strukturave të Komisionit Evropian që në shtator të vitit të shkuar një plan veprimi me masat që do të ndërmerren për të garantuar transparencë, mirëmenaxhim të fondeve të BE-së si garanci për parandalimin e abuzimeve me këto para. Ministria e Bujqësisë pret që drita jeshile për IPARD III të jepet në vitin 2026, duke u dhënë kështu mundësinë fermerëve të përfitojnë në 9 fushat që do të mbështeten me fonde, si infrastrukturë rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Para

Nesër Samiti për ekonominë, mban fjalim në Tiranë dhëndri i Trump

Para
Nesër Samiti për ekonominë, mban fjalim në Tiranë dhëndri i Trump

Nesër Samiti për ekonominë, mban fjalim në Tiranë dhëndri i Trump

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar