Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN
Dinamika të forta në sektorin e turizmit, ku të huaj që vijnë në Shqipëri dhe shqiptarët largohen jashtë vendit. Lëvizje që janë bërë edhe më të ndjeshme këtë vit dhe që sinjalizojnë se turizmi do të ketë sfida të forta, pavarësisht përzgjedhjes së vendit si një destinacion i rëndësishëm turistik në rajon.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në katër muajt e parë të këtij viti, u futën në territorin shqiptar mbi 2.4 milionë të huaj, me rritje 5% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Nga një rritje edhe më e ndjeshme u karakterizuan edhe lëvizjest e shqiptarëve jashtë vendit, shumë prej të cilëve zgjedhin vendet e tjera për të pushuar.
Mbi 2.5 milionë shqiptarë dolën jashtë vendit në 4-mujorin e parë të këtij viti ose 8.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Shifrat e mësipërme tregojnë për një bilanc negativi në lëvizjen e shtatasve, element i rëndësishëm në analizimin e situatës në sektorin e turizmit.
Janë mbi 121 mijë më shumë shqiptarë që kanë ikur sesa të huaj që kanë ardhur në Shqipëri.
E këto dinamika bëhen më të theksuara në një kohë kur turizmi vuan probleme të shumta, një pjesë të pazgjidhura në vite, e të tjera të krijuara rishtazi.
Ato nisin me mungesën e fuqisë punëtore që ka rritur kostot dhe e ka bërë të vështirë përballin e fluksit, me zhvlerësimin e euros, monedhë në të cilën kryesisht një pjesë e aktivitetit e vijojnë me informalitetin dhe mungesën e koordinimit të politikave me pushtetin qendror dhe atë vendor.