• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Çmimet e qirave për biznes, a është ky fundi i “mitit” të Bllokut?

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Çmimet e qirave për biznes, a është ky fundi i “mitit” të Bllokut?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitet e fundit, zona e Bllokut në Tiranë ka qenë një nga zonat më të kërkuara për hapësira zyrash dhe biznese. Por, një trend i ri ka filluar të shfaqet, duke pasur një ndikim të konsiderueshëm në çmimet e qirave dhe kërkesat për ambiente zyrash, duke prishur njëherë e përgjithmonë mitin se Blloku është i vetmi vend për të hapur një biznes në kryeqytet.

Rritja e çmimeve në zonat e Bllokut dhe Liqenit





Sipas të dhënave, çmimet e qirave për zyra në zonat e Bllokut dhe Liqenit Artificial janë rritur ndjeshëm, duke i bërë ato më të shtrenjtat në rajon. Kjo rritje ka bërë që shumë kompani të kërkojnë alternativa më të përballueshme jashtë këtyre zonave.

Zhvillimi i zonave të reja dhe rritja e kërkesës

Në të njëjtën kohë, disa zona të tjera të Tiranës kanë filluar të zhvillohen dhe të ofrojnë mundësi më të lira për hapësira zyrash. Zona e Unazës së Re, për shembull, ka parë një rritje të kërkesës për zyra. Po ashtu, zona e Paskuqanit dhe Fushës së Aviacionit kanë pasur një rritje të çmimeve me 40-60% në vitet e fundit, duke ofruar mundësi më të përballueshme për bizneset që kërkojnë hapësira zyrash.

Ndikimi i ndërtesave të reja dhe infrastrukturës

Ndërtimi i disa ndërtesave të reja B2B, ka kontribuar në rritjen e kërkesës për hapësira zyrash në Bllok. Këto ndërtesa ofrojnë kushte moderne dhe janë tërheqëse për kompani të huaja, të cilat janë të interesuara për të hapur zyra në kryeqytet. Megjithatë, kjo ka çuar gjithashtu në një rritje të çmimeve të qirave, duke bërë që disa kompani të kërkojnë alternativa më të përballueshme në zona të tjera.

Sipas Enrit Samarxhiut, konsulent imobiliar, kërkesat për qira të ambienteve të zyrave janë në rritje në gjithë Tiranën, pavarësisht zonave, por Blloku vijon të mbetet referencë e pazëvendësueshme për një pjesë të bizneseve.

“Kërkesat për qira zyrash janë në rritje përgjatë gjithë qytetit, por zona e Bllokut ka gjithmonë diçka më shumë për t’i ofruar një biznesi, krahasuar me çdo zonë tjetër të Tiranës. Aktualisht është ndër zonat më të kërkuara, por edhe më të ezauruarat, sepse hapësirat janë pothuajse të gjitha të zëna. Lokacioni është avantazh absolut,  jep mirëqenie, qetësi dhe efikasitet profesional për të gjithë punonjësit. Nga Blloku çdo pikë referimi është më e arritshme sepse je në zemër të qytetit, çka i jep më shumë kuptim edhe konceptit B2B,” – thekson Samarxhiu.

Ende flitet se me rritjen e ofertës dhe zhvillimin e zonave të tjera të Tiranës, çmimet e qirave në Bllok mund të fillojnë të stabilizohen ose të ulen në të ardhmen. Kjo mund të krijojë mundësi për kompani të ndryshme që kërkojnë hapësira zyrash në zona të zhvilluara, por me çmime më të përballueshme.

Megjithatë, tregu i qirave për hapësira zyrash në Tiranë është duke kaluar një periudhë transformimi. Rritja e çmimeve në zonat e Bllokut dhe Liqenit ka bërë që shumë kompani të kërkojnë alternativa më të përballueshme në zona të tjera të kryeqytetit. Ky zhvillim ka kontribuar në ndryshimin e perceptimit se Blloku është i vetmi vend për të hapur një biznes në Tiranë./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Po kërkon punë jashtë? Këto janë vendet ku merr vizën më shpejt se kafen

Para

Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024?

Para
Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024?

Sa llogari bankare u sekuestruan nga shteti në 2024?

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar