Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Zgjedhjet dhe Trump/ Cfarë do të ndodhë me euron këtë vit?

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Zgjedhjet dhe Trump/ Cfarë do të ndodhë me euron këtë vit?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Kursi i këmbimit është përfshirë nga luhatje të forta ditët e fundit, të shkaktuara nga situata e përgjithshme gjeopolitike dhe lufta tregtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por teksa dollari preku minimume të reja, shqetësimi në Shqipëri është për euron, monedhës së dytë më të përdorur në vend pas lekut. Si pritet të jetë fati i saj?

Euro shkëmbehet aktualisht me 99.4 lekë në tregun tonë të këmbimit, duke u forcuar lehtë kundrejt fundit të vitit të kaluar. Por ajo mbetet nën kuotën e 100 lekëve, të konsideruar edhe si kufiri psikologjik apo vija e zjarrit për këtë monedhë.

Cilët janë faktorët që pritet të kushtëzojnë ecurinë e euros gjatë këtij viti dhe rrjedhimisht edhe humbjen apo fitimin e të gjithë atyre që e përdorin këtë valutë në përditshmëri?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Zgjedhjet e përgjitshme parlamentare të 11 majit pritet të ndikojnë jo pak, pasi do të shoqërohen me shtim të shpenzimeve dhe rrjedhimisht edhe të ofertës monetare në lek, gjë që do të ushtrojë presion për uljen e euros. Në një kah të kundër do të ndikojë lufta tregtare e Trump me tarifat ndaj vendeve partnere, që pritet të rrëzojë dollarin dhe rrjedhimisht, të forcojë euron.

Për shkak të përdorimit masiv në ekonominë tonë, rënia apo forcimi i euros ka ka humbësit dhe përfituesit e vet. Kështu, nga një euro e dobët humbasin të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë, përfshi familjet që marrin para nga të afërmit emigrantë. Humbasin depozituesit në këtë monedhë dhe eksportuesit, që aktivitetin e kanë në euro dhe shpenzimet në lek. 

Ndërkohë që përfitojnë ata që kanë kredi në euro, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë; importuesit që i blejnë më lirë mallrat dhe produktet, si dhe qeveria që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shkurton rrugën nga 2 orë në 1 minutë, ura më e lartë në botë është gati

Para

Nuk do ta besoni cila është monedha më e fortë sot në botë!

Para
Nuk do ta besoni cila është monedha më e fortë sot në botë!

Nuk do ta besoni cila është monedha më e fortë sot në botë!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik

“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik

nga Fast News
16:30 | 25/08/2026
0

Nis dhënia e kredive për shtëpi me 0% interes për 300 punonjësit e administratës publike

Nis dhënia e kredive për shtëpi me 0% interes për 300 punonjësit e administratës publike

nga Fast News
15:19 | 25/08/2026
0

Vit i mbarë për turizmin, deri në korrik numri i të huave u rrit me 6.5%

Vit i mbarë për turizmin, deri në korrik numri i të huave u rrit me 6.5%

nga Fast News
14:37 | 25/08/2026
0

Qeveria keq me shpenzimet, realizohen më pak se 50% për 7-mujorin

Qeveria keq me shpenzimet, realizohen më pak se 50% për 7-mujorin

nga Fast News
14:15 | 25/08/2026
0

Recent News

“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik

“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik

16:30 | 25/08/2026
Nis dhënia e kredive për shtëpi me 0% interes për 300 punonjësit e administratës publike

Nis dhënia e kredive për shtëpi me 0% interes për 300 punonjësit e administratës publike

15:19 | 25/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora