• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Turizmi “kali i zgërlaqur” i betejës zhvillimore të socialistëve!

nga Fast News
2 months më parë
në Analizë
0
Turizmi “kali i zgërlaqur” i betejës zhvillimore të socialistëve!

Irena Beqiraj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Irena Beqiraj, eksperte për ekonominë

Nuk ka shqiptar që nuk i ka dëgjuar këto dy numra: 1) në vitin 2024 kanë hyrë 11.7 milionë turistë edhe 2) në vitin 2030 “Shqipëria Turistike” e socialistëve synon të presë 30 milionë turistë!





Këto shifra nuk mund t’i kundeshtojmë sepse Kryeministri është kujdesur personalisht pothuajse cdo javë të na ngulisë në mendje me krenari arritjet edhe ambicjet socialiste në ketë sektor .

Madje buletini statistikor për turizmin i përgatitur nga Ministria e Turizmit është i mbushur me grafikë ku shkëlqimi edhe rritja është e dallueshme .

E pra “30 milionë turistë për 2030” janë kali i betejës zhvillimore të socialistëve i cili do të tërheqë drejt mirëqënies karrocën tonë ekonomike!

Nëse zgjerimi i sektorit të turizmit do të shoqerohej me zgjerimin e disa sektorëve të tjerë të ekonomisë sic është bujqësia apo industria ushqimore, nuk do të më mungonte vullneti për ta besuar. Por faktet tregojnë se ka ndodhur ndryshe.

P.sh. në vitin 2024 për shkak të rritjes së numrit të turisteve është rritur edhe konsumi i birrës. Në Shqipëri janë konsumuar gjatë 2024 gjithsej 95 mijë ton birrë por 59 mijë ton ose 62 % e këtij konsumi ka ardhur nga importi, ndërkohë që vetëm 38% e birrës se konsumuar ka qenë birrë vendase .Për më tepër konsumi I birrës së importit ka ardhur në rritje. Në vitin 2021 birra e importit zinte vetëm 55% te konsumit ndërsa para pandemisë rreth 50%. Ndërkohë prodhimi i birrës vendase ka njohur një ulje me rreth 8%.

Ndërsa në Shqipëri turizmi zgjerohej, një njëjtën trend me ulje si birra ka përjetuar prodhimi i produketeve edhe nënprodukteve bujqësore (përveçse peshkut vezëve dhe mjaltit) të cilat në fakt duhet të kishin njohur rritje duke mbështetur qëndrueshmërinë e ekonomisë “turistike”.

Pra zgjerimi i turizmin në vend që të zgjeronte tregun e produktit vendas ka ulur atë duke zgjeruar tregjet e produkteve të importit.

Sipas INSTAT në 9 muaj e parë të 2024, (ku përfshihet sezoni turistik) Shqipëria arriti të shesë 38.5 miliardë lekë ushqime pije e duhan, ndërsa ka blerë nga tregjet e huaja 117 miliardë lekë produkte, pra gati 4 herë më shumë.

Nëse vendi vazhdon të rrisë importet edhe të përjetojë ulje të prodhimit vendas për pjesën më të madhe të mallrave dhe produkteve thelbësore te cilat konsumohen në territor, zgjerimi i mëtejshëm i turizmit do të shoqërohet me inflacion. Ky presion inflacionist ul mirëqënien e popullatës edhe rrjedhimisht konsumin e saj. Ndaj dhe ndërsa në 2023 turizmi filloi dukshëm të zgjerohej, rritja e konsumit ishte në nivelet më të ulëta që pas pandemisë.

Vetëm tapat kanë fatin të pluskojnë në sipërfaqe. Nëse mendohet pak më thellë, realiteti tregon se edhe sikur ta fitojmë “Champions League ” e turizmit të matur nga numri i turistëve, pa një ndërhyrje urgjente me vendimmarrje publike dhe private të informuara, turizmi do të jetë jo vetëm “kali I zgëlaqur’ i rritjes ekonomike, por fatkeqësisht aty do të vazhdojnë lehtësisht dhe me dritëshkurtësi të alokohen burimet financiare edhe njerëzore duke dobësuar fuqinë edhe aftësinë e sektorëve të tjerë të cilët janë një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm!

Etiketa: aktualitet
Pas

Çfarë është “Karta Blu” për të huajt që duan punë? Aplikimi përmes e-Albania edhe për punonjës sezonalë

Para

Tarifat “Trump”, Angjeli: Lufta tregtare filloi, çfarë presim prej saj

Para
Tarifat “Trump”, Angjeli: Lufta tregtare filloi, çfarë presim prej saj

Tarifat “Trump”, Angjeli: Lufta tregtare filloi, çfarë presim prej saj

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar