• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Trump ngrin 2 miliardë dollarë fonde për Harvard-in

nga Fast News
9 months më parë
në Bota
0
Trump ngrin 2 miliardë dollarë fonde për Harvard-in
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata Trump ka njoftuar ngrirjen e mbi 2 miliardë dollarëve fonde federale për Universitetin e Harvard-it, vetëm disa orë pasi ky i fundit refuzoi një listë kërkesash të paraqitura nga Shtëpia e Bardhë. Në një deklaratë për shtyp, Departamenti i Arsimit e kritikoi ashpër vendimin e Harvard-it duke thënë se “deklarata e sotme e këtij universiteti forcon mendësinë problematike të privilegjit, e cila është e përhapur në universitetet më prestigjioze të vendit tonë”.

Lista e kërkesave, e dërguar javën e kaluar, sipas Shtëpisë së Bardhë kishte për qëllim luftimin e antisemitizmit në kampus dhe përfshinte ndryshime të thella në drejtim, praktikat e punësimit dhe procedurat e pranimit në universitet. Harvard e refuzoi zyrtarisht listën të hënën, duke deklaruar se Shtëpia e Bardhë po përpiqej të “kontrollonte” komunitetin e vet akademik. Ky është universiteti i parë i madh amerikan që sfidon hapur presionin e administratës Trump për ndryshim politikash.

Presidenti Donald Trump ka akuzuar universitetet elitare amerikane për dështimin në mbrojtjen e studentëve hebrenj, veçanërisht gjatë protestave kundër luftës në Gaza dhe mbështetjes amerikane për Izraelin vitin e kaluar. Në një letër drejtuar komunitetit të Harvard-it të hënën, Presidenti i këtij institucioni, Alan Garber, bëri të ditur se universiteti kishte marrë një listë të përditësuar dhe të zgjeruar të kërkesave të premten e kaluar, bashkë me një paralajmërim të qartë: universiteti duhet të pajtohej, përndryshe rrezikonte marrëdhënien financiare me qeverinë federale.

“Njoftuam administratën përmes këshilltarit tonë ligjor se nuk do ta pranojmë këtë marrëveshje të propozuar,” shkroi Garber. “Universiteti nuk do të dorëzojë pavarësinë e tij dhe nuk do të heqë dorë nga të drejtat kushtetuese.”

Menjëherë pas publikimit të letrës, Departamenti i Arsimit njoftoi ngrirjen e 2.2 miliardë dollarëve në grante dhe 60 milionë dollarë në kontrata të tjera me Harvard-in.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në mars, administrata Trump njoftoi se po shqyrtonte 256 milionë dollarë fonde aktuale dhe 8.7 miliardë dollarë grante afatgjata në Harvard. Profesorë të universitetit ngritën padi ndaj qeverisë, duke e akuzuar për shkelje të lirisë së fjalës dhe pavarësisë akademike.

Ndërkohë, më herët administrata kishte ndërprerë 400 milionë dollarë fonde federale për Universitetin Columbia, duke e akuzuar se nuk kishte bërë mjaftueshëm për të mbrojtur studentët hebrenj. Columbia u detyrua të pranonte disa nga kërkesat e administratës, duke nxitur kritika nga studentë dhe pedagogë. BBC

Pas

Punët me kohë të pjesshme të japin një pagë, por dëmtojnë karrierën

Para

Shtëpi fluturuese! Projekti i ri i Japonisë për tu siguruar nga tërmetet

Para
Shtëpi fluturuese! Projekti i ri i Japonisë për tu siguruar nga tërmetet

Shtëpi fluturuese! Projekti i ri i Japonisë për tu siguruar nga tërmetet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

nga Fast News
15:30 | 09/01/2026
0

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

nga Fast News
15:00 | 09/01/2026
0

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

nga Fast News
14:30 | 09/01/2026
0

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

nga Fast News
14:00 | 09/01/2026
0

Recent News

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

15:30 | 09/01/2026
Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

15:00 | 09/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar