• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Tarifat e reja nga SHBA: Kosova dhe Shqipëria 10 për qind, Serbisë 37 për qind

nga Fast News
1 month më parë
në Bota
0
Tarifat e reja nga SHBA: Kosova dhe Shqipëria 10 për qind, Serbisë 37 për qind
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump vendosi tarifa të reja ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat hynë menjëherë në fuqi dhe këtu bën pjesë edhe Shqipëria e Kosovës, që do të përballen me një tarifë 10 përqind. Ndërkohë, Serbisë i është vendosur një tarifë 37 përqind.

Presidenti amerikan u prit në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me brohoritje të forta dhe duartrokitje nga turma.



“Kemi një lajm shumë, shumë të mirë sot”, tha fillimisht ai. “Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë. Sot është dita e lirisë. 2 Prill 2025 do të mbahet mend përgjithmonë në histori si dita kur industria amerikane u rilind, dita kur u vendos fati i Amerikës, dhe dita që filluam të bënim përsëri Amerikën të Madhe”, shtoi Presidenti amerikan.

Sipas Trumpit tatimpaguesit tanë janë mashtruar për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më në SHBA.

Presidenti amerikan akuzoi drejtpërdrejt shtetet e tjera për një sërë praktikash, duke përfshirë vjedhjen e pronës intelektuale amerikane dhe miratimin e rregullave të padrejta të tregtisë.

“Një mik ndonjëherë është më i keq se një armik”, tha ai, teksa nisi sulmin e ri që synon tregtinë ndërkombëtare. Trump iu referua këtu tregjeve të makinave në vende si Koreja e Jugut dhe Japonia, duke theksuar se mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa në Japoni shifra përkatëse kalon 90%.

Në të njëjtën kohë, makinat e prodhuara në Amerikë përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të tregjeve në këto vende. “Ford shet shumë pak jashtë vendit”, tha ai, duke vënë në dukje se ky çekuilibër ka çuar në “shkatërrimin” e industrisë amerikane. “Kjo është arsyeja pse sonte, në mesnatë, do të vendosim një tarifë prej 25% për të gjitha makinat e prodhuara jashtë vendit”, tha Trump.

Më pas një punëtor automobilistik nga Detroit, i quajtur Brian mori fjalën, duke shprehur mbështetje të qartë për politikën tarifore të Donald Trump.

“Ne dhe kolegët e mi në UAË mbështesim politikën tarifore të Donald Trump 100%”, tha ai, duke marrë duartrokitje nga audienca.

“Ne po mbrojmë fermerët dhe blegtorët”, vazhdoi Trump argumentin e tij, duke thënë se me veprimet e sotme, SHBA po “mbron fermerët, të cilët janë trajtuar brutalisht nga kombet në mbarë botën”.

Trump kritikoi gjithashtu faktin se SHBA “subvencionon shumë vende”, duke përmendur Kanadanë dhe Meksikën si shembuj. “Në një moment duhet të thuash: është koha të punosh pak për veten”, tha ai, duke iu drejtuar shteteve që sipas tij mbështeten shumë te ndihma amerikane.

Etiketa: aktualitet
Pas

Leku i pamundur të falsifikohet, BSH: Rastet të rralla, prerjet e reja rriten sigurinë

Para

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Para
950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar