• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Studimi: Stili i jetës pas të 50-ave faktor kyç për jetëgjatësinë

nga Fast News
4 weeks më parë
në Lifestyle
0
Studimi: Stili i jetës pas të 50-ave faktor kyç për jetëgjatësinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente: Pas të 50-ve burrat dhe gratë duhet të shmangin duhanin, si dhe kolesterolin e tepërt dhe mbipeshën. Kjo ka efekt.

50-vjeçarët, që nuk pinë duhan, kanë presion normal të gjakut, nuk kanë kolesterol të lartë ose diabet dhe mbajnë një peshë trupore të shëndetshme, jo vetëm që jetojnë më gjatë, por janë të mbrojtur më gjatë edhe nga sëmundjet kardiovaskulare. Këtë e zbuluan shkencëtarët e klinikës universitare Hamburg-Eppendorf (UKE) – së bashku me rreth 120 studiues në mbarë botën. Për studimin e tyre shkencëtarët vlerësuan të dhënat e më shumë se dy milionë njerëzve nga 39 vende. Rezultatet u publikuan në numrin e fundit të revistës “New England Journal of Medicine”.



“Pesë faktorë klasikë të rrezikshmërisë”

“Pesë faktorët klasikë të rrezikut presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, diabeti, nënpesha ose mbipesha apo obeziteti dhe nivelet e larta të kolesterolit janë përgjegjës për rreth gjysmën e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare në mbarë botën”, thotë Christina Magnussen, autorja kryesore dhe zëvendësdrejtoresha e klinikës së kardiologjike në UKE. “Ne donim të dinim, se si mungesa ose kontrolli i këtyre faktorëve ndikon te jetëgjatësia.

Studimi tregon, se gratë që në moshën 50 vjeçare nuk kishin asnjë nga këta faktorë rreziku zhvilluan sëmundje kardiovaskulare 13,3 vjet më vonë dhe vdiqën 14,5 vjet më vonë se gratë me të pesë faktorët e rrezikut.

Burrat pa këta faktorë rreziku jetuan 10.6 vjet më gjatë pa sëmundje kardiovaskulare dhe vdiqën mesatarisht 11.8 vjet më vonë se burrat me faktorë rreziku. Gratë, që në moshën 50 vjeçare nuk pinë duhan, jetojnë 5,5 vjet më gjatë pa sëmundje kardiovaskulare; për meshkujt është 4,8 vjet.

Mbajtja nën kontoll e tensionit të gjakut

”Prandaj ia vlen që me moshë të ndryshoni sjelljen tuaj. Nga të pesë faktorët e rrezikut, kontrolli i presionit të gjakut është ai që ka lidhje me sasinë e viteve të tjera të shëndetshme”, shpjegon Stefan Blankenberg, drejtor mjekësor i qendrës universitare për zemrën dhe enët e gjakut në UKE.

Njerëzit, që e kontrollojnë presionin e lartë të gjakut ose e lënë duhanin në moshën 55-60 vjeç, jetojnë më gjatë dhe pa sëmundje kardiovaskulare sesa njerëzit, që nuk ndryshojnë stilin e tyre të jetesës.

1,4 milionë njerëz në Gjermani me demencë

Instituti Robert Koch (RKI) ka bërë publike të dhënat aktuale mbi sëmundjen e demencës në Gjermani. Sipas tij rreth 1,4 milionë njerëz këtu janë të prekur nga demenca. Në vitin 2022, 2,8 përqind e njerëzve mbi moshën 40 vjeç jetonin me diagnozën e demencës, njofton RKI në Berlin. Femrat janë më të prekura se meshkujt. Në përgjithësi me moshën rritet edhe shpeshtësia e sëmundjes – një diagnozë të tillë kishin 6,9 përqind e mbi 65 vjeçarëve.

Numri i rasteve të demencës në Gjermaninë lindore dhe në lindje të Bavarisë ishte më i lartë se në rajonet e tjera. Sipas studimit një rol të rëndësishëm mund të luajnë faktorët e rrezikshmërisë, si diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe obeziteti, që në dekadat e fundit kanë patur një shpërndarje të pabarabartë rajonale, por në Gjermaninë Lindore ishin më të zakonshme.

300.000 njerëz vuajnë nga parkinsoni

Studiuesit nga RKI dhe Instituti Shkencor i AOK (Wido) analizuan edhe të dhënat mbi shpeshtësinë e sëmundjes së parkinsonit. Në vitin 2022 në Gjermani, sipas të dhënave, jetonin gati 300.000 njerëz të diagnostikuar me parkinson. 0.61 për qind e 40-vjeçarëve, burrat ishin më shpesh të prekur se gratë. Prezenca e sëmundjes së parkinsonit rritet me moshën. Tek personat mbi 65 vjeç ishin të prekur 1.42 për qind.

Demenca dhe parkinsoni janë dy sëmundjet neurodegjenerative më të zakonshme. Demenca karakterizohet nga një përkeqësim progresiv, i pakthyeshëm i strukturave të trurit, që shoqërohet me një rënie të aftësive njohëse si kujtesa, gjuha, vëmendja dhe përqendrimi, por edhe nga ndryshime të personalitetit, emocioneve dhe aftësive sociale. Sëmundja zhvillohet ngadalë dhe është deri tani e pashërueshme.

Në sëmundjen e parkinsonit ndodh dëmtimi i qelizave nervore të trurit, që prodhojnë neurotransmetuesin dopamin. Si rezultat shfaqen pengesa, sidomos në aftësitë motorike. Ngurtësimi i muskujve ose dridhjet janë tipike. Mund të ketë edhe çrregullime të fshikëzës urinare dhe tretjes, probleme me kujtesën dhe përqendrimin, depresion dhe rrëzime. Shifrat janë bazuar në të dhënat e të siguruarve në sigurimin shëndetësor AOK dhe janë publikuar në “Journal of Health Monitoring”./ Deutsche Welle

Etiketa: aktualitet
Pas

Mbi 600 ankesa nga bizneset në një vit-Vendosen 240 gjoba për shkelje të ndryshme, cfarë kryeson?

Para

10 zakone të shëndetshme për një cilësi jete më të mirë

Para
10 zakone të shëndetshme për një cilësi jete më të mirë

10 zakone të shëndetshme për një cilësi jete më të mirë

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar