• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria hap tenderin, nga këpucët te kapelet, 27 milionë euro për të veshur policinë

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Qeveria hap tenderin, nga këpucët te kapelet, 27 milionë euro për të veshur policinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Blerja e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit pritet të kushtojë të paktën 27 milionë euro. Operatori i Blerjeve të Përqendruar njoftoi këtë të hënë çeljen e procedurës respektive ku fondi limit është në total 2.7 miliardë lekë nga ku peshën më të madhe prej 1.9 miliardë e zënë uniformat kurse pjesën tjetër këpucët.

Nga uniformat e këpucët te pulovrat me “grykë v” dhe këmishat ngjyrë bojë-qielli, bashkë me pelerinat e shiut apo rripat e pantallonave… Policia e Shtetit kërkon të blejë veshje për punonjësit e saj. Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin me vlerë 2.7 miliardë lekë apo 27 milionë euro për blerjen e tyre.

“Prodhimi duhet të organizohet në mënyrë të tillë që furnizimi me uniforma i punonjësve të policisë të bëhet sipas sezoneve të verës apo dimrit, në mënyrë që të mbulohen nevojat në kohë. Lëvrimi i artikujve të uniformave verore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Maj të çdo viti dhe lëvrimi i uniformave dimërore duhet të kryhet jo më vonë se data 1 Tetor të çdo viti.”

Lidhur me garancitë autoriteti kontraktor nënvizon se lëvrimi i mallit duhet të shoqërohet me deklaratën përkatëse.

“Meqenëse kemi të bëjmë me artikuj për uniforma dhe këpucë për punonjësit e Policisë e Shtetit, cilësia e zgjedhjes së operatorëve ekonomik fitues duhet të jetë maksimale, bazuar në kapacitet ligjore, teknike, profesionale dhe financiare të tyre, pasi vetëm operatorët ekonomikë që plotësojnë kriteret e kualifikimit si më sipër, mund të marrin pjesë, duke siguruar që ofertat të jenë nga kompani të kualifikuara, serioze, të besueshme dhe me përvojën e duhur me qëllim  realizimin me sukses të marrëveshjes kuadër që do të lidhet.”

Operatori ekonomik fitues, para fillimit të prodhimit, të paraqesë nga dy modele fizike të çdo artikulli të cilët duhet të jenë në përputhje me të gjitha kërkesat e paraqitura.

“Për mallrat e prodhuara jashtë vendit të Blerësit, Furnizuesi do të jetë plotësisht përgjegjës për të gjitha tatimet dhe taksat, taksat e pullës, tarifat e licencës dhe detyrime të  tjera të tilla të vendosura jashtë vendit të blerësit.”

Fondi limit për blerjen e veshjeve për Policinë e Shtetit është në total 2.7 miliardë lekë nga ku peshën më të madhe prej 1.9 miliardë e zënë uniformat kurse pjesën tjetër këpucët.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bujqësia në krizë, ja premtimet e partive politike për fermerët

Para

Fonde për të rinjtë dhe bizneset/ Hapet thirrja për programin e të Nxënit në Vendin e Punës

Para
Fonde për të rinjtë dhe bizneset/ Hapet thirrja për programin e të Nxënit në Vendin e Punës

Fonde për të rinjtë dhe bizneset/ Hapet thirrja për programin e të Nxënit në Vendin e Punës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Cili aplikacion u ble më shumë nga shqiptarët? Kryesojnë lojërat digjitale dhe programet profesionale

Cili aplikacion u ble më shumë nga shqiptarët? Kryesojnë lojërat digjitale dhe programet profesionale

nga Fast News
12:00 | 22/11/2025
0

Sot 22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Sot 22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

nga Fast News
11:32 | 22/11/2025
0

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

nga Fast News
11:15 | 22/11/2025
0

Zbulohet kush e bleu tualetin prej ari për 12,1 milionë dollarë

Zbulohet kush e bleu tualetin prej ari për 12,1 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 22/11/2025
0

Recent News

Cili aplikacion u ble më shumë nga shqiptarët? Kryesojnë lojërat digjitale dhe programet profesionale

Cili aplikacion u ble më shumë nga shqiptarët? Kryesojnë lojërat digjitale dhe programet profesionale

12:00 | 22/11/2025
Sot 22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Sot 22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

11:32 | 22/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar